|
Ambasada amerikane pėrshėndet nėnshkrimin e marrėveshjes pėr kyējen
e shqiptarėve nė Trupin Koordinues
Beograd, 5 mars (presheva.com) - Ambasada e
Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės e ka pėrshėndetur vendimin e
autoriteteve lokale nė Preshevė, Bujanoc e Medvegjė pėr tu
pėrfshirė nė punėn e Trupit Koordinues pėr jugun e Serbisė.
Ambasada e SHBA-ve e pėrshėndet deklaratėn e pėrbashkėt tė cilėn e
kanė firmosur sė bashku Nebojsha Ēoviqi si kryetar i Trupit
Koordinues pėr jugun e Serbisė; kryetarėt e komunave tė Preshevės,
Bujanocit e Medvegjės; si dhe udhėheqėsit lokal politik tė kėtyre
tri komunave, ka njoftuar Ambasada amerikane nė Beograd. Nė kumtesė
thuhet se nėnshkruesit e deklaratės janė zotuar se do tė
bashkėpunojnė pėr ta mundėsuar progresin mė tė shpejtė dhe thelbėsor
nė ēėshtjet qė janė tė lidhura me kėto tri komuna. Nė veēanti
urojmė Trupin Koordinues, si dhe pėrfaqėsuesit e Partisė pėr Veprim
Demokratik, Lėvizjes pėr Progres Demokratik dhe Bashkimin Demokratik
pėr Luginėn, tė cilėt e kanė nėnshkruar kėtė marrėveshje, thuhet nė
kumtesė. Ambasada e SHBA-ve, e cila deri mė tash ka siguruar mbi tre
milion dollarė ndihmė pėr kėto tri komuna ka shtuar se do tė
vazhdojė qė tė mbėshtes pėrpjekjet pėr ta rritur stabilitetin,
bashkėpunimin ndėretnik dhe progresin e jugut tė Serbisė.
|
|