|
Halimi: Ėshtė shumė me
rėndėsi qė ėshtė propozuar Rasim Lajiqi nė vend tė Ēoviqit
Novi
Sad, 27 gusht (presheva.com) Nėnkryetari i Trupit Kooordinues pėr
jugun e Serbisė dhe kryetari i komunės sė Preshevės, Riza Halimi ka
vlerėsuar se Trupi Kooordinues ka funksionuar mė me efikasitet
atėherė kur nė krye tė tij ka qenė njeriu i Qeverisė sė Serbisė ose
qė ka pasur lidhje tė fuqishme me tė. Mendoj se pėr seriozitetin e
procesit ėshtė me rėndėsi qė koalicioni nė pushtet nė drejtimin e
organeve tė rėndėsishme ta caktojė kuadrin qė i pėrgjigjet dhe qė
ėshtė nėn mbikėqyrjen e asaj shumice qeveritare. Me kėtė, realizimi
i programit ka mė shumė gjasa, ka thėnė Halimi pėr tė pėrditshmen
Gragjanski list nga Novi Sadi. Ai ka saktėsuar se Trupi
Kooordinues ka funksionuar mė mirė kur nė ballė tė tij ka qenė
Nebojsha Ēoviqi, si nėnkryeministėr i Serbisė, duke shtuar se vitin
e kaluar ka pasur negcje serioze nė punė. Ka pasur paralajmėrime
se me formimin e qeverisė sė re do tė ketė ndryshime edhe nė kreun e
Trupit Kooordinues, gjė qė nuk ka ndodhur, ashtu qė kemi pasur
ngecje serioze nė punė gjatė vitit tė kaluar, ka pohuar Halimi. Ai
ka nėnvizuar se ėshtė shumė me rėndėsi fakti qė nė vend tė
Ēoviqit, si zgjidhje kadrovike e koalicionit qeveritar, ėshtė
propozuar Rasim Lajiqi.
Lexo nė
presheva.com:
Dosja: Shqiptarėt dhe Trupi Koordinues |
|