|
Pėrkujtojmė: Hasan Kadriu -PRESHEVA
Portreti i pambaruar i Hasan Kadrisė
Pėr Hasanin nė fillim mė kish folur sportisti
i
mirėnjohur Gjergj Thaka dhe professor Bakush Birēe. Rasti I njė
interviste me Skulptorin
e popullit Mumtaz Dhrami mė tregoi se
brenda vehtes egzistonte njė prag tej
tė cilit mosbėrja e portretit tė tij ishte e palejushme, para se tė
merrte karakterin e njė nxitjeje tė pafrenushme.
Mirėpo, ndonėse e
mora me shumė dashuri, e konceptoa disi lehtė: disa pyetje vėllait,
pak impresione mediative rreth kontributit tė tij pėr rritjen e
dinjitetit tė sportistėve shqiptar (si Bushi, Halili, Paēo,etj.) nė
njė retrospektivė historike, fotot dhe ... kaq!
Por, dėshtova.
Njė mpirje e pėrgjithshme mė ndal edhe dorėn, edhe mendjen. Mė vjen
turp tė shkruaj vetėm pėr Hasan manexherin. Oh, kjo do tė pėrbėnte
njė tė njėqindėn e portretit tė tij. Si mund tė shmang luftėtarėt
Jashar Erabara dhe Dėrvish Hima, por edhe figura tė tjera tė Lidhjes
sė Prizrenit, shokė tė gjyshit tė tij, Hasan Preshevės sė madh? Si
mund tė mos pėrmend se nė dhomėn e tij vareshin fotot e gjyshit me
Mihal Gramenon, Ēerēiz Topullin; apo kameret e murit ku gjendeshin
librat e vėllezėrve Frashėri, "Baba Tomorri" i Ēajupit, pamfleti
poetik "O moj Shypni" dhe kėngėt e herėshme tė "Lahutės sė Malėsisė"
?
Kėto, nė fakt, po
gatuanin karakterin e menaxherit tė ardhshėm. Mirėpo, dihet se
karakteri nė kuptim dinamik, ėshtė forma specifike ku modelohet
energjia njerėzore pėrmes pėrshtatjes po dinamike me mėnyrėn e vet
tė njė shoqėrie. Dhe shoqėria shqiptare e asaj periudhe prodhonte mė
shumė histori se sa bukė. Kur historinė e kombit e mishėrojnė
prindėrit dhe gjyshėrit e tu, ajo s`tė shqitet kurrė dhe hedh shtat
brenda vetes.
S`mund tė harrosh
psh. se asnjėherė nė fėmirinė e vet dhe rininė e parė (para se tė
shkonte nė Univerzitetin e Friburgut, nė Zvicėr), s`kishte ndodhur
qė t`i gėzohej edhe babės, edhe dajave. Herė njeri herė tjetri, do
tė ishin patjetėr o nė burg, o nė internim.
...Dhe kthehem
pėrsėri tek mpirja ime. E ndej se figura e tij poliedrike, ende kaq
pak e njohur, e pėrjashtonin atė sforcim, njėlloj sikur tė rrekesh
sikur me forcėn e gishtave njė gonxhe tė kthehesh nė lule. Vetėm
hutohesh: A ėshtė njė menaxher sporti, apo patriot klasi, kur fare i
ri shkruan: "S`mund t`i vė kurrė interesat e shenjėta tė kombit, nėn
gijotinėn e ideologjisė. S`ka ideal mė tė madh se liria dhe
pavarėsia kombėtare. Kush nuk kupton kėtė, nuk ka kuptuar asgjė prej
dijės e prej shkollave".
Ju lutem! Kėto
janė fjalė tė njė njeriu qė luan krahas Eusebios, qė ka mik Josef
Blaterin, qė nget makinė e motor, qė bėnė akuaplan, e megjithatė,
kėto hiē nuk bėjnė tė kundėrta. Ato bėjnė pjesė nė gjendjen
harmonike me natyrėn ku bėjnė pjesė, dhe pa transcedentuar prej saj,
ai mėson jo pak, por tetė gjuhė tu huaja.
I
kudondodhur, ai u vjenė nė ndihmė gjithė bashkatdhetarėve tė
emigruar nė Zvicėr. Madje, siē dėshmon njė nga miqt e tij mė tė
ngusht, Xhafer Shatri "..ai bėhet shtyllė e organizimit tė
shqiptarėve nė Zvicėr, bėhet nacionalisti mė origjinal dhe mė i
vendosur qė kam parė ndonjėherė".
Adresa tė shumta
tė njerėzve tė vendlindjes, dhe tė tė gjithė trevave ku banojnė dhe
emigrojnė shqiptarėt, do tė gjeshė nėpėr tė gjitha blloqet,
fletoret, kartvizitat dhe kalendarėt e tavolinės sė punės.
Padyshim qė, pas
kėsaj, njeriu ndjenė njė drithėrimė nervore. Emocionet e shpirtit
janė tepėr tė forta. Se u nisa vetėm pėr portretin e njė menexheri
shumė tė mire dhe kaq...
Por, kur merr
vesh se ky menexher kosovar, mbron doktoratėn me tezėn " Pozitat
juridike tė shqiptarėve nė Greqi nė periudhėn mes dy luftėrave
botėrore", bindesh se ideja e patriotizmit tė thellė ishte njė nga
virtutet mė tė larta morale.
Edhe ekskurzioni
me babanė nė Shqipėri mė 1991, dalja nė fotografi pran heronjve dhe
monumenteve revokojnė pėrpjekjet pėr liri dhe pavarėsi, pranė
natyrės sė bukur tė Atėdheut, tė ribinin se nė shpirtin e tij kishte
vėrtet njė rend tė gjėrave, po i fiksuar nė rreshtin e parė mbetej
pėrherė dashuria pėr Atėdheun.
I "qorruar" nga
kėndvėshtrimi prej menaxheri, fillimisht nuk kėrkova tė di atė qė
jetonte brenda Hasanit: shumėdimensionalitetin. Mirėpo "dėshtova".
E, ėshtė njė "dėshtim" qė mė pėlqen, qė mi zgjeroi kufijtė. Mė duket
se jam futur nė njė bisedė interesante (teksa shoh fotografinė, jo
me vėllain Skyfterin, por me vetė Hasanin e ndjerė(vdiq nga njė
aksident i dyshimtė automobilistik mė 1998 nė Bullgari).
Pėrpiqem tė
deportoj nė shpirtin e tij, pėrmes syve tė qeshur. Ėshtė i njejti
edhe kur del me Stavrovėn apo Blaterin, dhe kur del me babain ose
vėllain, dhe kur pėrkdhel djalin Ilirin, dhe kur puthė nipin
Skėnderin.
Por, e di, sado
tė kėrkoj tek personazhi i tij i brendshėm, mendimet dhe ndiesitė e
tij, nuk do tė arrij tė dėgjoj tingujt e zėrit, qė tė mė transmetojė
edhe nė mėnyrėn auditive njė mirėsi qė shkon deri nė infinit.
Zėri jo, por ai
39 vjeēari Hasan Kadria la pas njė jetė plotė lėvizje, pėr
Shqipėrinė, nė ēdo fushė, qė nga patriotizmi si lėvizje e
organizuar, deri tek sporti si pjesė e tij. Kjo lėvizje plot dritė
vrapon kėsisoj si njė kumbim i kulluar, karakteristikė pėr ata qė
nuk mund tė harrohen.
Flamur Bėrdėllima
Nyje:
|
|