|
PĖRKUJTOJMĖ:
Hasan KADRIU ngado qė
shkoi e nderoi Preshevėn
Fjalim i
mbajtur para vorrit tė Hasan Kadriut
E dashur familje
e Hasan Kadriut,
Vėllezėr e motra
Tė dashur miq
Jemi kėtu pėr
t'i thenė lamtumirėn e fundit birit, vėllaut, nipit, shokut e mikut
tonė tė paharrueshėm, Hasan Skėnder Kadriut, i cili nė rrethana
tragjike vdiq nė moshėn 39 vjeēare, duke kredhur familjen e tij, tė
afėrmit, shokėt dhe miqtė, tė gjithė ata qė e kanė njohur mirė nė
njė pellg tė pamasė dhimbeje e trishtimi.
Hasani ishte
djalė i njė dere tė njohur patriotėsh nga babai dhe nga nėna,
familje tė cilat nė pikėn me verilindore tė Shqipėrisė mbrojtėn dhe
vazhdojnė tė mbrojnė me vendosmėri dhe shumė flijime dheun e
shqiptarėve, te drejtat dhe krenarinė e tyre.
Gjyshi i Hasanit
ishte veprimtar i paepur i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Babai i tij
Skėnder Presheva, intelektual nga tė paktit nė Kosovė, njėri me
kulturė e guxim, burrė e patriot, me armė nė dorė u angazhua pėr
ēlirim e bashkim kombėtar. Pėr kėto angazhime njė pjesė tė mirė tė
jetės sė tij e kaloi nėpėr burgjet serbo-maqedone.
Skėnder
Presheva, njė pjesė tė mirė tė jetės sė tij punoi si mėsues, duke
mbrujtur te brezat e rinj kultin pėr atdheun, pėr lirinė, pėr punėn,
pėr besėn dhe pėr nderin.

Kėto virtyte ai
i mbrujti edhe te djemtė e tij qė i lindėn vonė, pas golgotave tė
burgjeve.
Hasan Kadriu, si
fėmijė e nxėnės ėshtė shquar pėr dashuri ndaj atdheut, pėr qiltėri,
guxim, aftėsi e hijeshi.
I preokupuar pėr
gjendjen e gjysmės sė atdheut nė robėri, i papėrmbajtur pėr tė
duruar pushtimin, i pamėsuar tė fshehė atė qė mendon e qė dėshiron,
Hasan Kadriu pa mbushuur 20 vjet ia mėsyen mėrgimit.
Nė Zvicėr Hasani u
regjistrua nė Universitetin e Friburgut. Me krahėt e tij tė njomė
siguronte tė ardhurat pėr studimet dhe ndihmonte familjen.
Me shpėrthimin e
demonstratave tė vitit 1981, ishte ndėr tė parėt qė bashkė me Kadri
Zekėn dhe vėllezėrit Gėrvalla e ngritėn zėrin nė mbrojtje tė
kėrkesave tė studentėve, nė mbrojtje tė ēėshtjes sė Kosovės.
Nuk ka njė manifestim
tė vetėm tė mbajtur gjatė viteve tetėdhjetė nė metropolet
pėrėndimore e ku Hasan Kadriu tė mos ketė qenė gjithmonė nė ballė tė
tyre.
Duke qenė shtyllė e
organizimit tė shqiptarėve nė Zvicėr, Hasan Kadriu themeloi qė mė
1981nė Bull tė Friburgut, klubin « Shote Galica » qė ishte njė vatėr
pėrpjekjesh pėr liri. Pėr kėto angazhime Hasan Kadriu nuk mundi mė
kurrė tė kthehet nė vendlindjen e tij, nė Preshevė.
Gjatė gjithė kėtyre
viteve tė trazuara tė Kosovės e tė shqiptarėve, Hasan Kadriu i ka
takuar krahut mė militant e mė nacionalist tė Lėvizjes Kombėtare
Shqiptare. Edhe pse ndėr mė tė rinjtė e veprimtarėve tė Lėvizjes nė
Mėrgim, Hasan Kadriu qe ndėr ata burra tė rrallė qė disa diplomatėve
dallkaukė shqiptarė ua thoshte troq se ėshtė tradhti tė vėsh
interesat e kombit nė gijotinėn e ideologjisė. Hasan Kadriu ka qenė
antikomunisti dhe nacionalisti mė origjinal dhe mė i vendosur qė kam
njohur ndonjėherė.
Hasan Kadriu, padyshim
ėshtė ndėr tė parėt shqiptarė nga territoret e pushtuara qė u vu nė
kontakt me filizat e para tė demokracisė nė Shqipėri, tė cilat po
bulonin me mundim nėn akullnajėn gjysmėshekullore. Ai ėshtė i pari
qė i ka mbėshtetur e ndihmuar kėto forca politikisht dhe
materialisht.
Si njėri shumė i
vyeshėm e inteligjent qė ishte, Hasan Kadriu arrijti tė bėhet ndėr
shqiptarėt mė tė mėkembur nė Zvicėr. Me vite ai ka mbajtur familje
tė tėra nė Kosovė. Nuk ka njėri t'i jetė drejtuar Hasanit e ky tė
mos i ketė dalur nė ndihmė me gatishnmėri prej vėllaut.
Hasani tani ėshtė
kėtu, buzė vorrit, prandaj duhet thėnė tė gjitha tė vėrtetat. Duhet
thėnė edhe njė e metė e tij: t'i stigmatizojė njėrėzit pa kurrėfarė
paragjykimi. Mė kujtohet si sot, kur mė 1990, nė klimėn e zallahisė
sė duartrokitjeve kolektive, Hasan Kadriu mė emėr dhe mbiemėr ka
denoncuar njėrėzit qė jo vetėm situata i kishte nxjerrė nė
sipėrfaqe. Shumve prej nėsh na u deshėn tetė vjet pėr tė mėsuar
kėtė.
Hasan Kadriu qe ndėr
shqiptarėt mė tė vendosur qė kam njohur pėr ēėshtjen e bashkimit
kombėtar. Atė e terrorizonin tė ashtuquajturit shqiptarė realistė e
tė moderuar, qė sidomos tani janė fort nė modė, e qė bashkimin
kombėtar tė shqiptarėve e shohin si ėndėr e jo si domosdoshmėri.
Hasan Kadriu, veē
atdhedashurisė kishte edhe pasionė tė tjera, ndėr to edhe futbollin.
Falė kėtij pasioni ai u bė i pari
dhe i vetmi shqiptar menagjer i FIF-as. Edhe kėtė emėr ai e
shfrytėzoi pėr tė ndėrkombėtarizuar ēėshtjen shqiptare nė
pėrgjithėsi dhe ēėshtjen e Kosovės dhe territoreve tjera tė
pushtuara nė veēanti.
Janė tė pakėt
ata qė dijnė njė rast kur disa lojtarė tė ekipt kombėtar tė
Shqipėrisė, tė shqetėsuar me gjendjen nė atdhe deshėn tė kėrkonin
azil nė Spanjė, Hasan Kadriu nuk ka lėnė gur pa tundur gjersa i ka
bindur se ata pėrkundėr vėshtirėsive, megjithatė nuk guxojnė tė vėnė
nė lojė dinjitetin e Atdheut, tė Kombit e tė Flamurit. Dhe ia
arrijti jo vetėm t'i bind, por edhe t'i mbrojė e t'i ndihmojė qė nė
tregun e sportit profesional tė kenė mundėsi tė konkurrojnė dhe tė
vėnė nė pah gjithė talentin e tyre.
Hasan Kadriu,
duke qenė shok lufte e bese i Jusuf Gervalles, Kadri Zekes e
Bardhosh Gervalles, i Nuhi Berishės e i Rexhep Males, i Zijah
Shemsiut e Afrim Zhitisė i Ali Ajetit e Edmond Hoxhės ka mbėshtetur
me gjithė qenien e tij edhe ata djem tė Kosovės qė sot nė kėto kohė
tė vėshtira kur janė nėpėrkėmbur e pėshkelur interesat dhe krenaria
e kombit, po e mbrojnė me armė nė dorė emrin, jetėn dhe nderin e
shqiptarėve.
Nė emėr tė
kėtyre sakrificave, nė emėr tė tė gjithė atyre qė tė kanė pasur shok,
nė emėr tė shokėve tu luftėtarė tė vijės sė parė tė frontit pėr liri
e bashkim kombėtar, qofshin ata sot nė varre, nė burgje, apo nė male
po pėrulem para kujtimit tėnd, po pėrulem para teje qė ke qenė
krenaria e familjes dhe e miqve, pėrsonifikimi i atdhedashurisė, i
ēiltėrisė, i sakrificave dhe i besnikėrisė.
Qoftė i
pėrjetshėm kujtimi yt, Hasan Skėnder Presheva!
Tė qoftė i
lehtė dheu i Nėnės Shqipėri, qė ishte dhe mbeti pėr ty mė i shėnjti
ideal, mė e madhja dashuri!
Xhafer
SHATRI
Tiranė, 22 shkurt 1998 |