|
Trupi
Koordinues pėr jugun e Serbisė kėrkon qė tė kryhet urgjentisht
ndėrtesa e kazermės sė ushtrisė afėr Bujanocit
Beograd, 4
qershor (presheva.com) –Trupi Koordinues pėr jugun e Serbisė ka
kėrkuar tė premten nga kreu i shtetit qė tė kryhet urgjentisht
ndėrtesa e kazermės sė ushtrisė sė SMZ -sė nė Cepotin, afėr
Bujanocit. “Me vėnjėn nė funksion tė kėsaj kazerme do tė
stabilizohej jugu i Serbisė dhe do tė kontribuohej nė situatėn e
pėrgjithshme tė sigurisė pėr tė gjithė qytetarėt”, theksohet nė
kumtesėn e Trupit Koordinues. Ky organ ka vlerėsuar se nuk pret qė
pėrkeqėsimi i sigurisė nė Kosovė mund tė manifestohet nė jugun e
Serbisė. Mė 3 mars, nė selinė e Organizatės pėr Siguri dhe
Bashkėpunim Evropian (OSBE) nė Beograd, kryetari i Partisė pėr
Veprim Demokratik (PVD): Riza Halimi; kryetari i Lėvizjes sė
Progresit Demokratik (LPD): Jonuz Musliu dhe kryetari i Bashkimit
Demokratik tė Luginės (BDL): Skender Destani e nėnshkruan Deklaratėn
e Pėrbashkėt tė hyrjes nė Trupin Koordinues pėr Preshevė, Bujanoc
dhe Medvegjė. Marrėveshjen po ashtu e kanė nėnshkruar edhe Nagip
Arifi, nė cilėsinė e kryetarit tė Komunės sė Bujanocit, Sllobodan
Drashkoviqi, si kryetar i Komunės sė Medvegjės dhe Nebojsha Ēoviqi,
si kryetar i Trupit Koordinues. |
|