Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

Liderėt bujanocas nuk dėshirojnė ta komentojnė shkarkimin e Ēoviqit

 

Bujanoc, 25 gusht (presheva.com) – Mediat nė gjuhėn serbe kanė njoftuar se liderėt institucionalė tė komunės sė Bujanocit nuk kanė shfaqur gatishmėri pėr ta komentuar shkarkimin e Nebojsha Ēoviqit nga funksioni i kryetarit tė Trupit Kooordinues pėr Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė nga ana e Qeverisė sė Serbisė. Kryetari i komunės sė Bujanocit, i cili ėshtė njėherit edhe nėnkryetar i Trupit Kooordinues, Nagip Arifi nuk ka dashur qė ta komentojė vendimin e Qeverisė derisa siē ka thėnė « tė mos dėgjojė mė shumė arsye lidhur me shkarkimin e Ēoviqit ». Zėvėndėsi i tij, Novica Manojlloviqi ka deklaruar po ashtu se nuk i ka tė njohura « informatat zyrtare ». Kryetari i Kuvendit Komunal tė Bujanocit ka pohuar nga ana e tij : « Ēoviqi ėshtė zyrtar qeveritar dhe nuk dua qė t"i komentojė vendimet e qeverisė serbe ». Qeveria e Serbisė e ka shkarkuar  tė enjten Nebojsha Ēoviqin nga funksioni i kryetarit tė Trupit Koordinues pėr Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė pėr shkak se deputetėt e Partisė Socialdemokrate, kryetar i sė cilės ėshtė Ēoviqi, votuan kundėr pezullimit tė ligjit mbi Industrinė e Naftės sė Serbisė (NIS) nė parlamentin republikan.

 

 
   
 
 

© 1997-2003 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.