Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

Masari: Ēėshtja e jugut tė Serbisė nuk duhet tė internacionalizohet dhe tė ndėrlidhet me Kosovėn

 

Beograd, 13 mars (presheva.com) – Seanca konstituive e grupeve punuese nė kuadėr tė Trupit Koordinues pėr jugun e Serbisė tė reformuar do tė mbahet gjatė javės sė ardhshme dhe me kėtė rast do tė shpaloset plani i punės, tė cilin do ta mbėshtes OSBE-ja nė mėnyrė aktive, ka paralajmėruar shefi i Misionit tė OSBE-sė nė Serbi dhe Mal tė zi, Mauricio Masari. Nė njė intervistė pėr agjencinė “Beta”, ambasadori Masari ka shprehur optimizėm se problemet nė jugun e Serbisė do tė zgjidhen nė bashkėpunim midis Qeverisė nė Beograd dhe pėrfaqėsuesit lokalė. Ai ka shtuar se kjo ēėshtje nuk duhet tė internacionalizohet dhe se bashkėsia shqiptare nuk duhet tė vazhdojė ta ndėrlidhė me bisedimet e parapara pėr statusin e Kosovės. "Qėndrim i shėndosh dhe konstruktiv i bashkėsisė shqiptare nė jugun e Serbisė ėshtė qė tė punojė nė kuadėr tė kornizės sė tanishme tė Trupit Koordinues tė reformuar, pa asnjė kalkulim se ēfarė do tė ndodhė nė bisedimet lidhur me tė ardhmen e Kosovės”, ka thėnė diplomati italian. Sipas tij, Kosova dhe jugu i Serbisė janė “dy ēėshtje tė ndara” tė cilat “nuk duhen tė ndėrlidhen”. "Kosova ėshtė njė ēėshtje qė do tė zgjidhet nė kuadėr tė Rezolutės 1244. Derisa ekzistojnė dimensione tė rėndėsishme ndėrkombėtare nė zgjidhjen e statusit tė Kosovės, jugu i Serbisė nuk ka dimensione tė kėtilla ndėrkombėtare; kjo ēėshtje ka dimensione shtetėrore dhe shqiptarėt duhet qė ta kuptojnė se duhet tė punojnė nė kudėr tė strukturave shtetėrore”, ka shtuar Masari. “Qeveria e Serbisė duhet ta ndėrtojė njė shoqėri multietnike dhe qė tė punojė nė integrim tė pakicave, pėrfshirė edhe atė shqiptare. Integrimi i plotė i bashkėsisė shqiptare pėrfshin edhe pjesėmarrjen e plotė  tė pėrfaqėsuesve shqiptarė nė jetėn politike nė nivelin shtetėror”, ka pėrfunduar ambasadori i OSBE-sė nė Beograd.


 

 
   
 

© 1997-2005 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.