Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

Orhan Rexhepi distancohet nga Jonuz Musliu dhe paralajmėron inicimin e procedurės pėr shkarkimin e Riza Halimit

 

Preshevė, 4 mars (presheva.com) – Lideri i Lėvizjes sė Progresit Demokratik nė Preshevė, Orhan Rexhepi ėshtė distancuar nga kryetari i LPD-ės, Jonuz Musliu pėr shkak tė nėnshkrimit tė marrėveshjes pėr kyēje nė Trupin Koordinues pėr jugun e Serbisė. « Jonuz Musliu ka shkelur rėndė nė parimet e luftės sė ish-UĒPMB-ės, me ēka ka vėrtetuar pėrfundimisht dėshtimet e tij si ish-lider politik i UĒPMB-ės. Qė nesėr, LPD-ja nė Preshevė do ta shqyrtojė pozicionin e tij si kryetar i LPD-ės », ka thėnė tė premten Orhan Rexhepi pėr « presheva.com ». Kryetari i Partisė pėr Veprim Demokratik, Riza Halimi; Kryetari i Lėvizjes sė Progresit Demokratik, Jonuz Musliu dhe Kryetari i Bashkimit Demokratik tė Luginės, Skender Destani kanė nėnshkruar marrėveshjen pėr t’u kyēur nė Trupin Koordinues pėr Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė.

Marrėveshjen e kanė nėnshkruar po ashtu Nagip Arifi, nė cilėsinė e kryetarit tė Komunės sė Bujanocit dhe Sllobodan Drashkoviqi si kryetar i komunės sė Medvegjės. Kryetari i Partisė Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa ėshtė i vetmi nga liderėt shqiptarė tė Luginės sė Preshevės i cili nuk ka pranuar qė ta nėnshkruajė marrėveshjen pėrkatėse. Liderėt politikė shqiptarė kanė vėrtetuar pėrfshirjen e tyre nė Trupin Koordinues, duke nėnshkruar tė enjten nė mbrėmje njė marrėveshje nė selinė e Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim Evropian (OSBE) nė Beograd. Sipas deklaratės sė pėrbashkėt tė cilėn e ka nėnshkruar edhe kryetari i Trupit Koordinues Nebojsha Ēoviqi, ky organ do ta konvokoj mbledhjen konstitutive tė grupeve punuese deri mė 20 mars tė kėtij viti. Grupet punuese do tė trajtojnė ēėshjtjet e sigurisė, arsimit, gjyqėsisė, zhvillimit ekonomik, mediave, shėndetėsisė dhe infrastrukturės. Ndonėse kanė marrė pjesė nė nėnshkrimin e deklaratės, pėrfaqėsuesit e lartė diplomatik tė BE-sė, tė Komisionit Evropian dhe tė SHBA-ve nuk e kanė firmosur marrėveshjen si palė e tretė. Nė kėtė deklaratė nėnshkruesit kanė theksuar zotimin pėr tė punuar bashkė me qėllim tė pėrmirėsimit tė cilėsis sė jetės sė tė gjithė qytetarėve tė komunave tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės. “Jemi pajtuar se pėrfaqėsuesit e komunave Preshevė, Bujanoc e Mevdegjė duhet tė bashkėpunojnė afėr me Trupin Koordinues qė tė mundėsohet pėrparimi mė i shpejtė dhe qenėsor nė ēėshtjet qė janė tė ndėrlidhura me kėto tri komunat”, thuhet nė deklaratė. Nėnshkruesit janė pajtuar se secila komunė do t’i emėrojė pėrfaqėsuesit nė tetė grupe punuese deri tė premtėn, mė 11 mars. «Nėnshkrimi i liderėve shqiptarė pėr kyēje nė Trupin Koordinues serb nėnkupton ringjalljen politike tė Nebojsha Ēoviqit dhe vrasje e sėrishme e Dashnim Hajrullahut », ka pohuar ish-komandanti lokal i UĒPMB-ės sė shpėrbėrė – Orhan Rexhepi - duke e komentuar nėnshkrimin e marrėveshjes. Ai ka theksuar se do ta inicojė po ashtu procedurėn e votėbesimit tė kryetarit tė Komunės sė Preshevės - Riza Halimi – nė Kuvendin Komunal. Pas vrasjės sė tė miturit shqiptar - Dashnim Hajrullahu - nga ana e ushtrisė serbo-malazeze nė zonėn kufitare Maqedoni-SMZ, Qeveria e Serbisė u ka ofruar shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės qė tė pėrfshihen nė Trupin Koordinues pėr Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė. Trupi Koordinues ėshtė themeluar mė 16 dhjetor tė vitit 2000, nė kohėn e konfliktit tė armatosur nė mes forcave serbe tė sigurisė dhe pjesėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare pėr Preshevė, Medvegjė dhe Bujanoc. Nė pėrbėrjen e ngushtė tė Trupit Koordinues, e cila numėron tetė anėtarė janė pėrfshirė dy pėrfaqėsues nga forcat e sigurisė serbe, njėri nga Ministria e Policisė (MUP) dhe tjetri nga Ministria e Mbrojtjes. Qeveria e Serbisė ka emėruar sė fundi pėr kryetar tė Trupit Koordinues: Nebojsha Ēoviqin, ndėrsa pėr nėnkryetar janė zgjedhur: Rasim Lajiqi, Ninoslav Kėrstiqi dhe Milisav Markoviqi. Tri vendet tė tjera tė nėnkryetarėve janė rezervuar pėr kryetarėt e Komunave tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės. Nė pėrbėrjen e zgjeruar tė Trupit Koordinues janė paraparė qė tė kyēen kryetarėt e Kuvendeve Komunale dhe zėvėndėsit e tyre. Programi i ri i Trupit Koordinues, i cili ėshtė miratuar nė Qeverinė e Serbisė parashihet qė tė realizohet deri nė vitin 2007.

 
   
 

© 1997-2005 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.