Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

Ragmi Mustafa paralajmėron pjesėmarrjen e tij nė Trupin Koordinues

Preshevė, 7 dhjetor (presheva.com) - Kryetari i Kuvendit Komunal tė Preshevės dhe i Partisė Demokratike Shqiptare (PDSH), Ragmi Mustafa ka paralajmėruar se do tė marrė pjesė nė punėn e Trupit Koordinues pėr Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė nė cilėsinė e ushtruesit tė detyrės sė prefektit tė Preshevės. Ai e konfirmoi kėtė pėr mediat lokale pas takimit me kryetarin e Trupit Koordinues, Rasim Lajiqin i cili u mbajt tė mėrkurėn nė Preshevė. “Zotėri Ragmi Mustafa mė siguroi se do tė marrė pjesė nė punėn e Trupit Koordinues nė cilėsinė e ushtruesit tė detyrės sė kryetarit tė Komunės sė Preshevės, edhe pse subjekti i tij nuk ėshtė pėrfshirė nė kėtė organ”, ka vėrtetuar pas takimit Rasim Lajiqi nė njė deklaratė pėr “presheva.com”-in. Partia Demokratike Shqiptare ėshtė i vetmi subjekt politik shqiptar i Luginės sė Preshevės, i cili nuk ka pranuar deri tani tė pėrfshihet nė Trupin Koordinues. Ragmi Mustafa do ta marrė sė shpejti funksionin e ushtruesit tė detyrės sė kryetarit tė Komunės sė Preshevės, me qė kryetari i tanishėm Riza Halimi ėshtė revokuar nga funksioni i tij mė 20 nėntor nėpėrmjet deklarimit tė fshehtė tė qytetarėve, proces i cili nuk ka pėrfunduar ende ligjėrisht ngase procedurat e ankimit janė nė zhvillim e sipėr.

 

 

 
   
 

© 1997-2005 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.