Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

Trupi Kooordinues: Megjithė shkallėn e lartė tė kriminalitetit, gjendja e sigurisė nė jug tė Serbisė mbetet stabile

Bujanoc, 25 gusht (presheva.com) - Gjendja e sigurisė nė komunat e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės ėshtė stabile, ashtu qė serbėt, shqiptarėt, romėt dhe tė tjerėt nuk kanė aryse qė tė brengosen pėr sigurinė e tyre personale dhe pronėsore, kanė vlerėsuar tė enjten zyrtarėt e Trupit Kooordinues pėr jugun e Serbisė dhe pėrfaqėsuesit e forcave tė sigurimit. Nėnkryetari i Trupit Kooordinues, gjenerali nė pension Ninosllav Kėrstiqi ėshtė takuar nė Bujanoc me zyrtarėt e Forcave tė bashkuara tė sigurimti (ushtrisė, policisė e xhandarmėrisė). “Nė bazė tė raportit nga terreni pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė Trupit Kooordinues, tė ushtrisė, tė policisė dhe tė xhandarmėrisė kanė vlerėsuar se nė territorin e jugut tė Serbisė edhe mė tutje ėshtė e pranishme shkallė e lartė e kriminalitetit (kontrabanda, trafikimi me drogė dhe njerėz…)”, thuhet nė kumtesėn pėr opinion tė Qendrės sė Shtypit nė Bujanoc. Nė takim janė theksuar disa probleme tė forcave tė bashkuara tė sigurimit, si plotėsimi i pamjaftueshem i bazave nė terren me kuadro profesionale, pajisja e pamjaftueshme e njėsive me mjete moderne materialo-teknike dhe ndėrtimi i ngadalshėm i bazės ushtarako-policore “Cepotin” afėr Bujanocit. Nė kumtesėn pėr shtyp nuk bėhet e ditur nėse kanė marrė pjesė nė takim nėnkryetarėt shqiptarė tė Trupit Kooordinues, Nagip Arifi dhe Riza Halimi ; si dhe Jonuz Musliu i cili ėshtė anėtar i grupit koordinues pėr siguri dhe analitikė i cili vepron nė kuadėr tė Trupit Kooordinues pėr Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė.     

 

 
   
 
 

© 1997-2003 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.