|
Pėrfaqėsuesit Shqiptar kyēen nė kryesinė e trupit bashkrendues
Bujanoc, 29 qershor (presheva.com)
- Trupi Koordinues pėr Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė sot mbajti
seancėn e konstituimit tė kryesisė sė kėtij institucioni ku nė
mėnyrė zyrtare sot janė kyēur edhe pėrfaqėsuesit e shqiptarėve tė
Luginės sė Preshevės.
Kryetari i Preshevės Riza Halimi i cili nė tė ardhmen do tė jetė
nėnkryetarė i Trupit Bashkėrendues, para tė pranishmiv u shpreh se,
“ėshtė e njohur se diskriminimi dhe represioni shumėvjeēarė i
Millosheviqit ka nxitur kėtu konfliktet e armatosura tė cilat janė
ndėrprerė pas nėnshkrimit tė marveshjes pėr demilitarizim nė maj tė
vitit 2001”.
Halimi gjithashtu pėrmendi se objektivat mė tė rėndėsishme deri tani
nuk janė realizuar, ose janė realizuar pjesėrisht sepse gjatė
jetėsimit tė tyre nganjėher janė paraqitur pengesa nga strukturat
shtetėrore tė pareformuara.
Rekonstruimi dhe riaktivizimi i Trupit Koordinues, tha Halimi, “pas
njė pause njėvjeēare krijon parakushtet e domosdoshme pėr njė proces
mė tė shpejt politik, pasi qė pėrmes grupeve kordinuese nė raste tė
shumta janė inkuadruar pėrfaqėsues tė ministrive gjegjėse, atyre tė
organizatave ndėrkombėtare dhe ekspertė tė vetqeverisjes lokale”.
Nga ana tjetėr kryetari i komunės sė Bujanocit Nagip Arifi, nė tė
ardhmėn nėnkryetarė i Trupit Koordinues u shpreh se, “biseduam pėr
projektet prioritare nė komunėn e Bujanocit, dhe kėrkuam qė tė hapet
njė zonė e lirė doganore, pasi qė Bujanoci ėshtė afėr Kosovės,
Maqedonisė dhe Bullgarisė”.
Gjatė kėtij takimi kryetari Arifi kėrkoi edhe ndėrtimin e shkollės
sė mesme si prioritet nė komunėn e Bujanocit.
Vlenė tė theksohet se sot nė buxhetin komunal kanė arritur mjetet
pėr t’u bėrė projekti kryesorė i ndėrtimit tė kėsaj shkolle, dhe
pritet qė sė shpejti tė fillojė projekti.
Komuna e Bujanocit ka bėrė edhe aprovimin e planit tė
infrastrukturės pėr vitin 2005 i cili ėshtė aprovuar nė asamblenė
komunale.
Sėbashku me donatorėt e huaj kėtė vit janė lejuar tė realizohen 22
projekte tė cilėt pritet qė tė fillojnė sė shpejti, me ēka edhe
ėshtė vėrtetuar marja e mjeteve prej 200 mijė eurove nga Trupi
Bashkrendues tė cilat kanė arritur sot nė buxhetin komunal.
Gjatė katij takimi udhėheqėsit shtetėror serb para ndėrkombėtarėve u
zotuan se do ti pėrkrahin tė gjitha projektet politike dhe ekonomike
qė shprehin rrespektin e standardeve Evropiane Gjatė kėtij takimi
kanė marė pjesė edhe ambasadorėt e shteteve tė akredituara nė
Beograd, si ambasadori i SHBA-ve, i Holandės, Norvegjisė dhe tė
tjerė.
Ambasadori I OSBE-sė pėr SMZ, Mauricio Masari, tha se trupi I ri
bashkrenduaes me pjesmarjen e plotė dhe aktive tė pėrfaqėsuesve
shqiptarė, do tė ndihmojnė shpejtimin e pėrparimit tė politikave
stabilizuese.
Nė mars tė kėtij viti partitė politike shqiptare e kanė nėnshkruar
deklaratėn e pėrbashkėt pėr kyējen nė trupin e rekonstruar kordinues.
Mukarrem Ahmeti
|
|