|
“Jugu i Serbisė nė dritėn e
bisedimeve pėr Kosovėn”, kjo ishte tema e debatit publik tė
organizuar nga Kėshilli pėr tė Drejtat e Njeriut, e qė u zhvillua nė
Bujanoc.Nė kėtė debat merrnin pjesė pėrfaqėsues politik,
institucional, ata tė organaizatave joqeveritare, si dhe intelektual
e personalitetete tė jetės publike tė Luginės dhe mė gjerė. Duke
dhėnė pikpamjet e tyre reth “Ballafaqimit me ardhmėrin” dhe
“Bisedimeve pėr Statusin e Kosovės”, tema nė tė cilat u fokusu
debati.
Dushan Janjiq-Instituti Ballkanikė pėr Marėdhėnie Ndėretinike, me
kėtė u shpreh:“Tė mos gėnjehemi, mė herėt ka patur kėrkesa pėr
ndėrrim territoresh, qė Veriu I Kosovės tė ndėrrohet mė Luginėn e
Preshevės. Po kjo nuk ishte ndonjė problem I rėndėsishėm pas
momentit kur Kėshilltarėt shqiptarė tė tė trija Kuvendeve tė Luginės,
aprovuan polatformėn nė tė cilėn ata u pajtuan me qėndrimet e Grupit
tė Kontaktit, e tė cilat botėrisht dihet se janė pėr mos ndryshim tė
kufijėve. Mendoj se Grupi I Kontaktit, pas kėtij akti ėshtė dashur
qė tė mirret edhe me problemet e kėtushme sė paku nė nivel Drejtorie.
Mirėpo, kjo fatkeqėsisht nuk ndodhi, duke konsideruar se problemet e
kėtij rajoni janė plotėsisht tė ndara nga Kosova dhe se janė
probleme tė brendshme tė brendėsisė sė Serbisė.Gjė qė nė fakt ėshtė
gabim sepse problemet janė tė lidhura si njė ēėshtje e vetme,nėse
dėshirojmė tė jemi real.Tani ėshtė momenti tjetėr kur unė mendoj se
Grupi I Kontaktit do tė duhej tė pėrkrah shqiptarėt pėr pjesmarrje
nė zgjedhjet parlamentare tė Serbisė, kurse nė anėn tjjetėr ti bėjė
trysni Qeverisė nė Beograd pėr ti pėrkrahur serbėt, qė tė hynė nė
institucionet e Kosovės. Kėshtu mendoj se do tė zgjidheshin probleme
jashtėzakonisht tė mėdha.Ndaj problemet e tilla nuk duhej
konsideruar tė ndara, sepse realisht shikuar, kėto komuna janė
fqinje tė para tė komunave tė Kosovės, cili do statusi I sajė tė
jetė.”-pėrfundoi Janjiq.
Nga ana tjetėr Riza Halimi-Kryetar I PVD-sė, ka theskuar se
subjektet politike shqiptare tė Luginės , kanė kėrkuar qė edhe
problemet e kėtushme tė shqyrtohen nė nivelet ndėrkombėtare pėr tua
dhėnė njė zgjidhje reale.Halimi ka pėrsėritur kėtkesat e
parashtruara tė cilat janė artikuluar nė Platformėn e kuvendarėve tė
tė trija Kuvendeve tė Luginės, tė cilat siē tha u janė bėrė tashmė
tė njohura tė gjithė faktorėve, por qė kėrkojn zgjidhje dhe investim
jo vetėm material por edhe ivestim intelektual I cili do tė
ndikontenė integrimin e tė shqiptarėve tė kėtushėm nė organet
shtetėrore.
Jonuz Musliu-Kryetar I LPD-sė, ndėrkaq, e ka cilėsuar tė frytshėm
debatin e sotėm.Duke konsideruar se vetėm rruga e dialogut do tė
pėrmirėsonte logjikėn dhe situatėn nė kėto rajone postkonfliktuoze.
Organizatori I tryezės Shaip Kamberi-Kryetar I KDNJ-sė, ka shprehur
optimizmin e tijė pėr rezultate positive tė debatit, duke vlerėsuar
qė sado pakė ky debat t`I japė njė qasje reale gjendjes nė tė cilėn
ėshtė ky rajon.
Debati rezultoi me qėndrimin pėr zgjidhje tė problemeve me mjete
demokratike tė pėrcaktuara nga vullneti I shumicės. Ndėrkoh debate
tė tilla u paralajmruan edhe nė qendra tė tjera tė kėtijė rajoni.
Baki Rexhepi
|
|