Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 

 

Liderėt politikė shqiptarė – reagime kundėrthėnėse lidhur me dorėheqjen e Rasim Lajiqit

 

Preshevė – Bujanoc, 12 prill (presheva.com) – Liderėt politikė shqiptarė tė Luginės sė Preshevės kanė reaguar tė mėrkurėn nė mėnyra tė ndryshme ndaj dorėheqjes sė Rasim Lajiqit nga posti i kryetarit tė Trupit Koordinues pėr Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė. Ushtruesi i detyrės sė kryetarit tė Komunės sė Preshevės dhe kryetari i Partisė Demokratike Shqiptare (PDSH), Ragmi Mustafa ka deklaruar se ndonėse nuk ėshtė nė dijeni me arsyet e dorėheqjes sė Lajiqit, kjo nuk do tė thotė se ka pėrfunduar procesi politik nė Luginėn e Preshevės. “Ėshtė koha e fundit qė nė kuadėr tė Trupit Koordinues tė pėrfshihet edhe OSBE-ja dhe qė pėrfaqėsuesi i tyre tė emėrohet kryetar i Trupit Koordinues”, ka kėrkuar kreu preshevar. Partneri i tij i koalicionit nė pushtet lokal, Orhan Rexhepi nga Lėvizja e Progresit Demokratik (LPD) ka rishprehur nevojėn qė tė tėrhiqen partitė politike shqiptare nga Trupi Koordinues. “E kam ditur se do tė shpėrbėhet Trupi Koordinues. Tė tėrhiqen partitė shqiptare nga Trupi Koordinues dhe mė pas tė shohim”, ka thėnė Rexhepi. Ministri pėr tė Drejtat e Njeriut e tė Minoriteteve i SMZ-sė, Rasim Lajiqi ka dhėnė tė martėn zyrtarisht dorėheqje nga posti i kryetarit tė Trupit Koordinues pėr jug tė Serbisė. Nė njė konferencė pėr gazetarė, Lajiqi ka thėnė se e ka dhėnė dorėheqjen pėr shkak tė pakėnaqėsisė ndaj vendimit tė Qeverisė sė Serbisė pėr futjen e masave tė jashtėzakonshme nė Komunėn e Novi Pazarit. Lajiqi, ndryshe kryetar i Partisė Demokratike tė Sanxhakut - parti kryesore nė Kuvendin Komunal tė Novi Pazarit - ka thėnė se po e jep dorėheqjen pėr shkak se “nuk e gėzon besimin e Qeverisė sė Serbisė”. Kryetari i Kuvendit Komunal tė Bujanocit, Sevdail Hyseni ka pohuar Trupi Koordinues do tė dėmtohet nga largimi i Rasim Lajiqit. “Mund tė vihet nė pikėpyetje edhe vet funksionimi i Trupit Koordinues, i cili edhe ashtu qė nga koha e nėnshkrimit tė Deklaratės pėr pėrfshirjen e shqiptarėve nė punėn e tij ėshtė ballafaquar me dorėheqje edhe tė zyrtarėve tė tjerė dhe ku kryesia e tij ka ende probleme me kompletimin e pėrbėrjes sė tij”, ka thėnė Hyseni nga LPD-ja e Bujanocit, parti kjo e cila ėshtė larguar nga Trupi Koordinues para do kohėsh. “Pas kėtyre ndryshimeve ka ardhur koha qė nė krye tė kėtij institucioni tė emėrohet njė nga liderėt legjitim shqiptar tė rajonit, me qė edhe vendimet qė i sjell Trupi Koordinues ndėrlidhen pikėrisht me komunat me shumicė shqiptare”, ka kėrkuar kryekuvendari bujanocas duke shtuar se pėrndryshe do tė pasojė shpėrbėrja e Trupit Koordinues. Kryetari i Partisė pėr Veprim Demokratik (PVD) Riza Halimi ka nėnvizuar dorėheqja e Rasim Lajiqit ėshtė korrekte nėse ėshtė e motivuar nga mosbesimi i qeverisė ndaj tij. “Pajtohem me atė qė e kam dėgjuar nė arsyetim e tij se nuk mund ta ushtrojė funksionin nė atmosferė mosbesimi, e cila sipas mendimit tim mbretėron nė qeverinė aktuale. Pa mbėshtetje tė drejtpėrdrejtė nga qeveria ėshtė absolutisht e pamundshme tė ushtrohet suksesshėm ai funksion. Nėse dorėheqja ėshtė e motivuar nga kjo, atėherė ajo ėshtė korrekte”, ka komentuar lideri opozitar preshevar duke shtuar se nuk ėshtė me rėndėsi se kush e udhėheq Trupin Koordinues, por si ėshtė ai, gjė qė - sipas Halimit - nuk ėshtė definuar ende. Nga ana tjetėr, kandidati pėr prefekt tė Bujanocit, Nexhmedin Saqipi ka theksuar se  dorėheqja e Rasim Lajiqit ėshtė edhe njė dėshmi se interesi i popullatės sė Kosovės Lindore mund tė flijohet pėr ēdo interes politik. “Mė reale do tė kishte qenė qė z. Lajiqi tė jap dorėheqje nga postet mė tė rėndėsishme, si nga Ministria pėr Minoritetet dhe nga kryetari i Kėshillit Nacional pėr Bashkėpunim me Tribunalin e Hagės sesa vetėm nga posti i kryetarit tė Trupit Koordinues pėr Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė”, ka thėnė Saqipi.

 

 

 
   
 

© 1997-2006 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.