|
Lajiqi mbetet nė Trup Koordinues edhe pėr dy javė?
Beograd, 15 prill
(presheva.com) Ministri pėr tė Drejtat e Njeriut e tė Minoriteteve
i SMZ-sė, Rasim Lajiqi ka deklaruar se Kryeministri Vojisllav
Koshtunica ka kėrkuar nga ai qė tė mbetet nė krye tė Trupit
Koordinues pėr jugun e Serbisė, ka njoftuar agjencia Tanjug.
Lajiqi ka thėnė se kreu i ekzekutivit ka kėrkuar nga ai qė tė
vazhdojė ta ushtrojė funksionin e tij derisa qeveria nuk e miraton
dorėheqjen e tij, gjė qė do tė duhej tė bėhet gjatė kėtyre dy javėve
tė ardhshme. Ministri pėr tė Drejtat e Njeriut e tė Minoriteteve i
SMZ-sė, Rasim Lajiqi ka dhėnė tė martėn zyrtarisht dorėheqje nga
posti i kryetarit tė Trupit Koordinues pėr jug tė Serbisė pėr shkak
tė pakėnaqėsisė ndaj vendimit tė Qeverisė sė Serbisė pėr futjen e
masave tė jashtėzakonshme nė Komunėn e Novi Pazarit. Lajiqi, ndryshe
kryetar i Partisė Demokratike tė Sanxhakut - parti kryesore nė
Kuvendin Komunal tė Novi Pazarit - ka thėnė se po e jep dorėheqjen
pėr shkak se nuk e gėzon besimin e Qeverisė sė Serbisė.
|
|