|
Lista e partive politike shqiptare pėr zgjedhjet
parlamentare serbe emėrtohet Koalicioni i Shqiptarėve nga Lugina e
Preshevės Riza Halimi i pari nė listė
Bujanoc, 14 dhjetor (presheva.com) - Partitė politike
shqiptare nga Bujanoci dhe Presheva do tė marrin pjesė nė zgjedhjet
parlamentare tė 21 janarit nė kuadėr tė Koalicionit Koalicioni i
Shqiptarėve nga Lugina e Preshevės, i cili nuk do tė ketė bartės tė
listės. Nė parlamentin republikan, deputetėt e katėr partive
politike tė kėtij koalicioni do tė angazhohen pėr parimet nga
platforma e miratuar nė janar tė kėtij viti. Nė listė do tė janė
pėrfaqėsuesit e Partisė pėr Veprim Demokratik, Partisė Demokratike
Shqiptare, Lėvizjes pėr Progres Demokratik dhe Bashkimit Demokratik
tė Luginės. Sipas anėtarit tė Partisė pėr Veprim Demokratik (PVD)
dhe kryetarit tė Kėshillit pėr Drejtat e Njeriut nė Bujanoc, Shaip
Kamberi, koalicioni nuk do tė ketė bartės, gjė qė nuk ėshtė e
obligueshme sipas ligjit, por i pari nė listė do tė jetė Riza
Halimi, kryetar i PVD-sė. Kemi vendosur tė marrim pjesė nė zgjedhje
pėr shkak tė heqjes sė cenzusit prej 5 pėr qind, nuk kemi bartės tė
listės, por i pari nė listė do tė jetė kryetari i PVD-sė, Riza
Halimi dhe presim qė do ti kemi pėrfaqėsuesit tonė nė Kuvendin e
Serbisė, ka thėnė Kamberi pėr agjencinė Beta. Nė pyetjen se pėr
ēka do tė angazhohen deputetėt shqiptarė nė Kuvendin e Serbisė,
Kamberi ka thėnė se kėto do tė janė parimet nga platforma politike
tė cilėt kėshilltarėt shqiptar nga komuna e Bujanocit, Preshevės dhe
Medvegjės i kanė miratuar nė janar tė kėtij viti, tė cilat kanė tė
bėjnė me autonominė lokale, arsimin, shėndetėsinė, policinė dhe
gjyqėsinė.
|
|