Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 

Lėvizja e Progresit Demokratik
Rr. e Kosovės, nr.54
BUJANOC
Data: 15.03.2006

 

Kryesia e Lėvizjes sė Progresit Demokratik, me seli nė Bujanoc, nė takimin e tė hėnės, mė 13 janar 2006  mori kėtė:

 

V E N D I M

 

 Pezullohet pjesėmarrja e pėrfaqėsuesve tė Lėvizjes sė Progresit Demokratik nga Trupi Koordinues pėr Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė si dhe nga gjitha Grupet Koordinuese tė kėtij institucioni tė lartė shtetėror.

Ky vendim merret pas dorėheqjes sė pėrfaqėsuesit tė LPD-sė nga Grupi Koordinues pėr Kulturė dhe Media dhe dorėheqja e mėparshme e tė deleguarit nga ky subjekt nė Grupin pėr Analitikė dhe Projekte.

Pezullim i pjesėmarrjes nga Trupi Koordinues, vjen si rezultat i mosrealizimit tė planeve aksionale tė pėrgatitura nga Grupet Koordinuese, si dhe pėr shkak tė vendimit tė fundit tė Gjykatės Supreme tė Serbisė, e cila kryesisht me motive politike i dėnon ish-pjesėtarėt e UĒPMB-sė, pėr vepėr penale - terrorizėm.

Qė nga nėnshkrimi i Marrėveshjes pėr kyējen e shqiptarėve nė Trupin Koordinues, mė 3 mars 2005, e kėndej, ky institucion i lartė shtetėror, merret mė tepėr me ēėshtje organizative, rreth pėrtėritjes sė kryesisė sė tij, sesa me aksione konkrete pėr zgjedhjen e problemeve politike dhe ekonomike nė Luginėn e Preshevės.

LPD ka hyrė nė Trupin Koordinues me sinqeritetin mė tė madh pėr tė kontribuar nė avancimin e tė drejtave kolektive tė shqiptarėve tė kėtij rajoni.

LPD ėshtė pjesė aktive e proceseve demokratike jo pėrmes njė institucioni tė tillė, i cili mė shumė se me ēėshtje ekonomike merret me bllokada politike, i cili edhe ashtu, deri dje vendoste pa shqiptarėt pėr shqiptarėt. Por, gjithashtu, mendojmė se ky Trup Koordinues mė tepėr po e luan rolin e njė Kėshilli politik se sa tė atij institucional shtetėror.

Duke i marrė tė gjitha kėto parasysh, kėrkojmė edhe nga subjketet tjera politike, nėnshkruese tė Marrėveshjes pėr pėrfshirjen e shqiptarėve nė Trupin Koordinues, tė rishqyrtojnė pjesmarrjen e tyre tė mėtutjeshėm nė kėtė institucion.

 

 

 
   
 

© 1997-2006 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.