|
Riza Halimi: Shqiptarėt tė marrin pjesė nė hartimin e Kushtetutės sė
re
Novi Sad, 18 prill (presheva.com) – Kryetari i Partisė pėr Veprim
Demokratik (PVD), Riza Halimi ka thėnė se shqiptarėt e Luginės sė
Preshevės duhet patjetėr tė marrin pjesė nė hartimin e Kushtetutės
sė re tė Serbisė . “Pakicat kombėtare nė Serbi duhet patjetėr tė
pėrfitojnė tė drejta tė caktuara, sipas parimeve
qė do t’i propozon bashkėsia
ndėrkombėtare, sepse kjo do tė kėrkohet edhe pėr serbėt nė Kosovė”,
ka thėnė Halimi nė njė intervistė pėr tė pėrditshmen vojvodinase
“Gradjanski list”. Duke vlerėsuar se decentralizimi ėshtė njė
mėnyrė e integrimit tė pakicave, ai ka shtuar se po qe se kjo ngjan
nuk do tė ketė kurrfarė rrėfimi pėr ndryshim tė kufijve dhe bashkim
tė jugut tė Serbisė me Kosovėn. Riza Halimi e ka kritikuar Qeverinė
e Serbisė pėr shkak se nuk flet pėr problemet e qytetarėve tė
Luginės sė Preshevės. |
|