Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

Shqiptarėt e Luginės sė Preshevės kėrkojnė tė drejtat qė do t’i kenė serbėt nė Kosovė

Udhėhqėsitė e pushtetit lokal tė Preshevės dhe tė Bujanocit prefektėt Ragmi Mustafa, Nagip Arifi, Skender Destani e Jonuz Musliu janė takuar me zv-shefin e misionit tė OSBE-sė pėr Serbi , Antoni Pahigien si dhe me shefin e zyrės sė kėsaj organizate pėr Luginė tė Preshevės Martin Bruks. Nė takim kanė biseduar pėr situatėn politike dhe tė sigurisė nė rajon...
Pahigin ka deklaruar se nė kėtė rajon ka ardhur pėr t’u njoftuar pėr gjendjen nė rajon si dhe pėr tė vėrtetuar pėr bashkėpunimin e pushteteve lokale me OSBE-nė. Ndėrkaq, prefekti i Preshevės Ragm Mustafa ka thėnė se pėrfaqėsuesit e OSBE-s i kemi njoftuar me tė gjitha problemet qė i preokupojnė shqiptarėt e sidomos i prezantuam shqetėsime sa i pėrket arsimit, shėndetėsisė, sigurisė dhe qarkullimit tė lirė tė njerėzve nė drejtim tė Kosovės dhe tė Maqedonisė, pėr mospėrdorimin e lirė tė gjuhės shqipe, pėr koncentrimin e madh tė forcave serbe dhe tė xhandarmerisė. Mustafa gjithashtu u deklarua pėr pavarėsinė e Kosovės, duke shpalosur “verdiktin e popullit” tė Luginės nė Referendum e shqiptarėve tė Luginės, platformėn politike tė shqiptarėve tė Luginės pėr zgjidhjen e problemit. Prefekti Mustafa gjithashtu ka kėrkuar qė shkalla e realizimit tė drejtave tė shqiptarėve tė jetė paralelisht me shkallėn e tė drejtave tė serbėve tė Kosovės sė pavarur. (RTK)

 

 

 

 
   
 
 

© 1997-2006 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.