|
Konkluzionet e Kuvendit Komunal pėr Kompanin “Interpseed” pa
kurrėfar vlere
Preshevė, 29 qershor - Pesė konkluzionet e miratuara nė seancėn e
jashtėzakonshme tė Asambles Komunale tė Preshevės, qė kishin pėr
qėllim ndėrprerjen e punimeve dhe hudhjen para drejtėsisė tė tė
gjithė atyre tė cilėt ishin pėrfshirė nė komplotet e Kompanisė
Interspeed, siē duket pėr kėtė tė fundit, nuk kanė rėndėsi. Kjo
kuptohet nga fakti se kryesit e punimeve as pėr herėn e tretė nuk
kanė dashur qė tė prononcohen pėr opinion. Ata nuk do mend se
llogarisin shumė nė vendimin e Minsitrisė Republikane pėr Investime
Kapitale, I cili nuk do mend se ėshtė tejet gjysmakė, pėrderisa nuk
plotėsohet me dokumentacionin e nevojshėm I cili do tė duhej tė
sigurohej nė administratėn komunale respektivisht nė drejtoratin pėr
urbanizėm.
Por kush ėshtė nė fakt Interspeed, pse kjo kompani ėshtė lejuar qė
blejė tokat e shqiptarėve me njė ēmim diskriminues, pse nuk janė
njohur me kohė biznismenėt shqiptarė qė tė mund tė blenin toka nė
Zonėn Komerciale tė shpallur qė nė 2002 nga Qeveria e Serbisė, sipas
Planit Hapsinor.
Se kush ėshtė Interspeed, ditė mė parė nė njė artikull ekskluziv tė
sė pėrditshmes beogradase BLIC u tregua mė sė miri. Interspeed,
ėshtė njėra nga kompanit e shumta tė pėrfshira nė aferėn e
kontrabandimit me duhan nė Serbi. Aferė kjo e hulumtuar pėrmes
aksionit “Rjeta” pjesė tė raportit tė sė cilit nė gazetėn BLIC ,
janė shkruar nga publikimi I tyre nė emsionin “Insajder”, tė
televizionit B 92. Sipas kėtij raporti, bossi I kompanisė Interspeed
ėshtė Petar Komljenoviē-biznismen serb, I cili aktivitetin e tijė e
ka zhvilluar nėn patronatin e Marko Millosheviqit I biri I ish
diktatorit Sllobodan Millosheviq.
Veprimet tejet tė mjegullta tė kėsaj kompanie tani po hetohen nga
policija serbe.
Absurdi ėshtė edhe mė I madhė dhe ēėshtja mbetet tejet paradoksale
pėr tu kuptuar, kur kihen parasysh faktet e sipėrpermenduar.
Pėrderisa Ministria e Punėve tė Brendshme, bėnė hetime ndaj njė
kompanie tė pėrfshirė nė njė sėrė kontrabandimesh pėr mė se njė
dekad, nga ana tjetėr Ministria pėr Investime Kpaitale, lėshon
vendim pėr Ndėrtim tė Kompleksit Afaristo Tregtar mu nė koridorin 10
tė njėjtės kompani.
Tani, kur dy shtyllat kryesore tė Komunės sė Preshevės, janė
dakorduar pėr angazhimin e tyre nė ndalimin e punimve tė
mutėtjeshėme nė ndėrtimin e kėtij kompleksi mbetet tė shihet nėse do
tė mund tė bėjnė njė gjė tė tillė. Por a do tė mund tė justifikohet
para opnionit fakti I prolongimit dhe mostransparencės sė organeve
tė caktuara tė pushtetit local pėr tėrė ate qė solli deri nė kėtė
masė kėtė ēėshtje,..
Baki Rexhepi
|
|