Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

KOALICIONI I SHQIPTARĖVE TĖ LUGINĖS SĖ PRESHEVĖS
Preshevė, R. Sadiku 3
tel/fax: 017/660-086
P r e sh e v ė


I N F O R M A T Ė



Kryetari i PVD-sė, Riza Halimi, dhe kryetari i BDL-sė, Skender Destani, iu drejtuan sot me njė letėr Ambasadės sė SHBA-ve dh OSBE-sė pėr t’i njoftuar me problemet qė po paraqiten gjatė aktiviteteve parazgjedhore nė Luginė tė Preshevės.
Nė kėtė letėr janė paraqitur problemet serioze qė Koalicionit tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės po i shkaktojnė organet shtetėrore nė Serbi.
Fillimisht janė paraqitur problemet qė i kanė shkaktuar kryetarėt e gjykatave komunale tė cilėt imponuan nė mėnyrė joligjore qė vėrtetimi i pėrkrahjes pėr Koalicionin e shqiptarėve tė paguhet 30% mė shtrenjtė se lartėsia e paraparė nė bazė tė ligjit . Gjersa nė Medvegjė nėnshkrimi i pėrkrahjes pėr Koalicionin e shqiptarėve u kufizua vetėm njė ditė, nė Preshevė pėr ta penguar pėrkrahjen e shqiptarėve pėr kėtė Koalicion u imponua organizimi i nėnshkrimeve me tė njejtėn libėr tė evidencės me tė cilin evidentohen lėndėt e rėndomta tė qytetarėve.
Mirėpo, qė strukturave tė pareformuara shtetėrore nė Serbi po i pengon pjesėmarrja e shqiptarėve nė zgjedhjet paralmentare shifet qartė edhe nga struktura e organeve zgjedhore prej tė cilėve po tentohet tė eliminohen shqiptarėt . Kurse partia radikale serbe ka paraqitur ankesė gjygjit suprem me tė cilin i kontestohet vėrtetimi i listės zgjedhore tė Koalicionit tė shqiptarėve nė Luginė tė Preshevės pėr zgjedhjet e 21 janarit.
Duke i pasur parasyshė kėto pengeesa serioze, kryetarėt e PVD-sė dhe BDL-sė, tė cilėt paraprakisht iu drejtuan edhe Komisionit Republikan Zgjedhor, nga Ambasada e SHBA-ve dhe OSBE kėrkojnė pėrkrahje nė eliminimin e pengesave tė paraqitura nė mėnyrė qė tė krijohen kushte normale pėr zgjedhjet e 21 janarit, nė tė cilat shqiptarėt e Luginės kanė mundėsi t’i zgjedhin pėrfaqėsuesit e tyre legjitim tė cilėt do tė punojnė pėr tė nesėrme mė tė mirė nė Luginė.




Nė Preshevė, mė 05.01.2007

SHTABI ZGJEDHOR I KOALICIONIT
Nadėr SADIKU, kryetar

 

 
   
 

© 1997-2006 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.