|
Liderėt kosovarė mbėshtesin pjesmarrjen e shqiptarėve nė zgjedhjet
Parlamentare
Delegacioni nga Lugina e Preshevės nė pėrbėrje tė tė cilit ishin
Riza Halimi, Skėnder Destani, Nagip Arifi dhe Shaip Kamberi ėshtė
takuar sot me kryeministrin Agim Ēeku, presidentin e Kosovės, Fatmir
Sejdiu, dhe me kryeparlamentarin e Kosovės, Kolė Berisha.
Gjatė kėtyre takimeve, me pėrfaqėsuesit e shqiptarėve tė Luginės,
liderėt kosovarė kanė diskutuar pėr rrjedhat aktuale nė Kosovė, nė
Luginėn e Preshevės dhe nė rajon.
Vėmendje e veēantė, gjatė kėtyre takimeve, iu kushtua edhe ēėshtjes
sė pjesėmarrjes ose mospjesėmarrjes sė shqiptarėve tė Luginės sė
Preshevės nė zgjedhjet nė Serbi.

“Ėshtė njė qėndrim i
pėrbashkėt i ekipit tė unitetit se mbėshtesim qėndrimin e tyre qė tė
jenė pjesė e procesit dhe qė tė kontribuojnė maksimalisht nė jetė sa
mė normale nė stabilitetin e pėrgjithshėm dhe nė realizimin e
interesave tė qytetarėve”, u shpreh pas takimit presidenti Sejdiu.
Ndėrkaq kryetari i Partisė pėr Veprim Demokratik, Riza Halimi, ka
shpjeguar se koalicioni i shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės ka njė
program zgjedhor qė bazohet nė platformėn politike tė shqiptarėve.
“Siē shihet ka njė mbėshtetje tė fortė nga presidenti Sejdiu,
kryetari i Qeverisė, Ēeku, dhe nga kryeparlamentari Berisha, sikur
qė mori pėrkrahjen edhe nga institucionet mė tė larta tė Shqipėrisė
por edhe tė SHBA-sė, Bashkėsisė Evropiane dhe nė pėrgjithėsi tė
komunitetit ndėrkombėtarė”, u shpreh Halimi lidhur me kėtė platformė.
“Duke marrė pjesė nė zgjedhje, duke siguruar vende nė Parlament, ne
do tė arrijmė tė mbrojmė tė drejtat e qytetarėve qė pėrfaqėsojmė”,
theksoi ai.
(Telegrafi)
|
|