|
TRYEZA, Instituti
Albanologjik, Prishtinė, 17 janar 2007
Modelet
alternative tė zgjidhjeve politike nė Regjion tė Preshevės
Modelet alternative tė zgjidhejve politike bazohen nė parimet e
demokracisė direkte dhe tė vetėvendosjes sė njė entiteti dhe
etniteti kompakt dhe historikisht tė qėndrueshėm. Ēėshtja e
regjionit tė Preshevės, nė pėrdorim aktual Lugina Preshevės, nuk
mund dhe nuk duhet tė trajtohet e ndarė dhe e izoluar nga ajo e
Kosovės nė kufijtė e sotėm administrativė. Etnikisht dhe
gjeografikisht, kjo trevė paraqet Veriun e Shqipėrisė Natyrale. Nė
rrethana aktuale mbetet si domosdoshmėri pėrfshirja e kėsaj treve
shqiptare krahas tė gjitha zhvillimeve demokratike dhe integruese nė
rajon. Me neglizhencėn e gjertanishme tė Regjionit tė Preshevės nė
fazėn e definimit tė statusit politik tė Kosovės, nuk arrihen
zgjidhjet e qėndrueshme as pėr Kosovėn administrative, sepse po
bėhet kolonizimi dhe ndarja e tokave tė Kosovės, nė njė kohė kur do
tė duhej tė ishte zhvilluar e kundėrta, procesi i dekolonizimit,
konform tė drejtės ndėrkombėtare nė veēanti tė Konventės pėr
dekolonizimin e popujve tė kolonizuar. Pikėrisht kėto politika i
kanė hapė rrugė ndasive dhe obstruksioneve tė rrezikshme tė
politikave pro-zgjedhjeve parlamentare pėr Serbi.
Nėse i referohemi vetėm periudhės pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė
Botėrore, e kemi parasysh se si u shkelėn vendimet e Konferencės sė
Bujanit pėr vetėvendosje dhe bashkim tė Kosovės me Shqipėrinė, tė
janarit 1944, pėrkundėr garancive tė dhėna nga vet Ushtria
Nacionalēlirimtare e Jugosllavisė, nga Ushtria Nacinalēlirimtare e
Shqipėrisė dhe Aleanca e Atlantikut pėr zbatimin e kėtyre vendimeve
pas pėrfundimit tė luftės dhe ēlirimit nga okupatori nazi-fashist.
Pasoi aneksimi i mėpastajmė i Kosovės dhe i trojeve tjera shqiptare
nėn Jugosllavi, krijimi artificial i Republikės sė Maqedonisė me
territore shqiptare, pėr ta sjellė situatėn e sotme tė trajtimit tė
veēuar edhe tė regjionit tė Preshevės Kosovės Lindore, strategji e
zbatuar pansllaviste pėr vėshtirėsimin e zgjidhjeve tė drejta dhe
efektive tė padrejtėsive, nė rrethana tė ndryshimeve demokratike,
rajonale e globale. Trajtimi i gjertanishėm dhe lėnja nė harresė e
kėsaj treve ka bėrė qė tė zhvillohen politika shkurtpamėse dhe
luftėnxitėse, tė maskuara me petkun e demokracisė, integrimeve dhe
projekteve multietnike globale, nė kurriz tė etnitetit dhe entitetit
shqiptar. Kėto politika, i kanė hapė rrugė dhe mundėsi individėve e
strukturave tė dėshmuara kollaboracioniste tė tipit
toptanist-shukrist, kanė krijuar njė ambient irracional dhe
luftėnxitės, qė nuk shpien tek zgjidhjet pragmatike, dhe, si pasojė,
nuk e bėjnė pėrmirėsimin e padrejtėsive tė vjetra, por kthimin dhe
sforcimin e tyre. Pėr shkak tė kėtyre elementėve tė strukturuar
nėpėr parti e institucione, nuk u dėnua krimi dhe gjenocidi ndaj
shqiptarėve, por po ndiqen, izolohen e burgosen veprimtarėt mė tė
devotshėm dhe luftėtarėt e dėshmuar tė lirisė, nė tė gjithė
hapėsirėn shqiptare, me politika tė ndėrtuara mbi bazėn e
shovenizmit dhe hegjemonizmit serbomadh.
Regjioni i Preshevės si territor i lashtė shqiptar, historikisht i
banuar me shumicė shqiptare, shekuj para ardhjes sė sllavėve nė
Ballkan, me etnikumin e Ilirisė dhe lidhshmėrinė organike me trojet
e tjera shqiptare si popull i njė gjuhe, historie, tradite e kulture,
i pėrmban tė gjitha karakteristikat e ruajtura pėr njė popull
autokton dhe tė pandashėm. Nė kėtė trevė tė gjitha regjimet serbe
kanė ushtruar politikėn e diferencimit, tė diskriminimit tė
shqiptarėve etnikė, si edhe krimet gjenocidale nė periudha tė
caktuara historike, sipas planeve tė njohura tė Akademisė Serbe tė
Shkencave pėr spastrimin etnik (tė realizuar ne shumė fshatra tė
vjetra tė banuara me shumicė shqiptare duke filluar nga zanafilla e
krijesės sė parė tė Jugosllavisė pėr gati njė shekull). Kushtėzimet
dhe barrierat aktuale, pėr ta dėgjuar e zbatuar vullnetin e
popullatės etnike tė kėsaj treve duhet tė hiqen; sidomos nė raport
me Kosovėn. Atje duhet filluar me zbatimin e procesit tė ri tė
zhvillimeve dhe tė zgjidhjeve demokratike tė problemeve tė
trashėguara, duke ēliruar frymėmarrjen e shprehjes sė lirė tė
vullnetit tė popullatės shumicė dėrmuese shqiptare. Atmosfera e
presioneve policoro-ushtarake dhe e kushtėzimeve politike, nuk i ul
por i ngrit tensionet e reja nė kėtė hapėsirė dhe nė rajon, sepse
atje nuk janė krijuar premisat elementare demokratike pėr popullatėn
shqiptare. Pėrkundėr ndėrprerjes sė luftimeve tė fundit nė kėtė
Luginė, nė mes tė UĒPMB-sė dhe Forcave tė Serbisė, nuk shihen as pėr
sė afėrmi shenjat e ndryshimeve pozitive. Pėrkundrazi: Treva e
Preshevės, e Bujanocit e Medvegjės, ėshtė bėrė zonė permanente e
diskriminimit dhe krizave, e shkeljeve tė vazhdueshme tė tė drejtave
shqiptare si apo mė keq se mė parė, e lojėrave politike nė forma tė
reja, por me pretendime tė vjetra. Nė vend tė procesit tė
demilitarizimit tė regjionit, po ndodh sforcimi policoro-ushtarak,
me krijimin e bazave tė reja ushtarake, tė njė lloj Bonstilli Serb
si pandan tė KFOR-it nė Kosovė. Serbia po sfidon paqen, zgjidhjet
demokratike, shqiptarėt etnikė si dhe faktorin ndėrkombėtar, me
politikėn e njejtė tė pandryshuar nga ai i Millosheviqit. Shqiptarėt
nuk mund tė kenė iluzione se Serbia do tė ndėrrojė politikėn e saj
shekullore ndaj tyre dhe kėrkojnė zbatimin e tė drejtės sė tyre pėr
vetėvendosje, si e vetmja rrugė pėr zgjidhje politike e demokratike,
konform akteve dhe konventave tė ratifikuara ndėrkombėtare dhe tė
ligjit ndėrkombėtar, siē ėshtė ajo Deklarata e Kombeve tė Bashkuara
tė vitit 1970 mbi Principet e Ligjit Ndėrkombėtar mbi Marrėdhėniet e
Miqėsisė dhe Bashkėpunimit e definuar si e drejtė e tė gjithė
popujve pėr tė pėrcaktuar lirisht statusin e tyre politik, si dhe
pėr tė vendosur vetė pėr zhvillimin e tyre ekonomik, social e
kulturor. Regjionit tė Preshevės - Kosovės Lindore, si njė entitet
i ndarė arbitraritsh dhe dhunshėm nga Kosova, i takon e drejta pėr
vetėvendosje, sepse ėshtė njė etnitet i aftė dhe me potencial pėr
ti zbatuar pėrcaktimet e veta politike, me organizimin autonom pėr
tė vendosur vet pėr statusin e vet politik, ekonomik, social e
kulturor. Ndonėse e drejta pėr vetėvendosje ėshtė e ratifikuar dhe e
theksuar nė kuadėr tė Ligjit Ndėrkombėtar, ai historikisht ėshtė
trajtuar si i zbatueshėm nė radhė tė parė pėr popujt e dominuar e tė
kolonizuar. Shqiptarėve, sido qė ti trajtojė dikush nė suaza tė
politikave tė sotme, u takon e drejta pėr vetėvendosje, pėr pavarėsi
dhe shkėputje, si popull dhe entitet i copėtuar dhe i ndarė dhunshėm
nga regjimet e mėparshme diskriminuese dhe kolonizuese tė
ish-Jugosllavisė. Shkėputja, nė kuptim tė krijimit tė shtetit, apo
tė lidhjeve shtetėrore me njė shtet tjetėr sipas vullnetit tė
popullit, ėshtė njė akt i tėrheqjes nga unioni i njė shteti mė tė
madh dhe i formėsimit tė njė entiteti tė pavarur vetė-vendosės. Nė
Ligjin Ndėrkombėtar, shkėputja nuk ėshtė as e drejtė e theksuar, as
e ndaluar. Shumė kufij shtetėror janė krijuar gjatė historisė nė
mėnyrė arbitrare pa shikuar se artificialisht po krijojnė minoritete
brenda vetes, tė cilat i pėrkasin kombit dhe territorit tjetėr, tė
cilit ky minoritet i pėrket. E drejta autentike e tyre pėr
vetėvendosje pėr kėtė arėsye lidhet me tė drejtėn pėr shkėputje,
pavarėsi apo ribashkim me trungun e entitetit tė vet.
Arsyet pėr zbatimin e vetėvendosjes nė Regjionin e Preshevės -
Kosova Lindore
Nė pajtim me aktet ndėrkombėtare mbi tė drejtėn e popujve pėr
vetėvendosje, Luginės sė Preshevės, i takon e drejta pėr
vetėpėrcaktim e qeverisje tė pavarur, sepse:
Nė kohėn mė tė re tė
ndryshimeve demokratike pas shpėrbėrjes sė rendit komunist (1990),
shqiptarėt e kėsaj treve etnike shqiptare, janė inkuadruar nė
procese tė integrimeve tė reja pėr ti realizuar qėllimet e
nėpėrkėmbura pėrgjatė historisė; si me brenda (etnitetit pėrkatės)
edhe jashtė (Evropa);
Shqiptarėt e Regjionit
tė Preshevės, Bujanocit e Medvegjės - Kosova Lindore, me
referendumin e mbajtur popullor tė 1 dhe 2 mars 1992, u deklaruan
pėr Autonomi politiko-territoriale me tė drejtė ribashkimi me
Kosovėn e sotme Administrative;
Pas pėrmbylljes sė
luftės nė Kosovė me intervenimin e NATOs, shqiptarėt etnikė tė
Regjionit tė Preshevės nuk u pėrfshinė nė bisedime politike pėr
zgjidhjen e ēėshtjes sė pazgjidhur shqiptare nė kėtė trevė, gjė qė
mobilizoi forcat ēlirimtare pėr rezistencė tė armatosur me UĒPMB-nė,
pėr ti treguar botės se kėtu jeton njė etnitet i shkelur nga Serbia
qė kėrkon liri dhe realizim tė tė drejtave qė u takon, tė shprehura
me referendumin popullor tė vitit 1992;
Lufta ēlirimtare nė mes
tė UĒPMB-sė dhe Forcave tė Serbisė u ndėrpre me ndėrmjetėsimin e
faktorit ndėrkombėtar, pėr ti dhėnė shans rrugės politike tė
zgjidhjes sė kėrkesave dhe realizimit tė drejtave tė etnitetit
shqiptar tė kesaj treve (Deklarata e bėrė midis udhėheqėsve tė UĒPMB
dhe Faktorit Ndėrkombėtar nga tė KFOR-it Amerikan);
Pėrkundėr ndėrprerjes
sė luftės sė sipėrcekur, Serbia asnjėherė nuk tregoi vullnet dhe
interes pėr zbatimin e vullnetit tė etnitetit shqiptar, as pėr
hapjen e njė procesi tė ri demokratik nė rajon, por vazhdoi me
politika dhe praktikat shoviniste tė shkeljes dhe diskriminimit ndaj
shqiptarėve; me keqėsimin e gjendjes, nxitjen e pasigurisė dhe
militarizimin e regjionit nė pėrmasa edhe mė tė medha se gjatė
luftės sė vititi 2001.
Gjendja ekonomike e
sociale nė regjion nuk ėshtė pėrmirėsuar, por keqėsuar; regjioni
gjendet nė buzė tė shkretėrimit ekonomik e social;
Pėrdorimi i gjuhės
shqipe ėshtė praktikisht i pa aplikueshėm, nė tė gjitha
institucionet, jo vetėm shtetėrore, por edhe lokale; si edhe
pėrdorimi i simboleve kombėtare tė shqiptarėve pėrgjatė festave,
manifestimeve, etj.;
Arsimi ėshtė nė trende
tė keqėsimit tė vazhdueshėm, si brenda edhe jasht regjionit, nė
vendet e tjera, Kosovė, Maqedoni, Shqipėri, e vende tjera;
Lėvizja e lirė ėshtė
edhe mė e kufizuar, ndjekjet policore nuk kanė pushuar por janė
intensifikuar, me kėrcėnime tė burgosjes sė veprimtarėve tė
pėrndjekur si nga nga periudha e ish-Jugosllavisė, e kohės sė
Millosheviqit; edhe aktualisht, pėr ta pamundėsuar kthimin dhe
kontributin e tyre nė vendlindje;
Tani, pas bojkotimit tė
arsyeshėm tė Kushtetutės mė tė re tė Serbisė, e cila edhe Kosovėn e
parasheh pjesė tė territorit serb, ėshtė paradoksale e kontradiktore
dalja nė zgjedhje Parlamentare tė Serbisė, tė cilat zhvillohen
pikėrisht mbi bazėn e kėsaj Kushtetute; kur ekzistojnė fakte tė
panumėrt edhe nga e kaluara me injorimet dhe shkeljet e ēdo kėrkese
pėr tė drejtat elementare tė shqiptarėve nė regjionin e Kosovės
Lindore;
Tani kur ka pėrfunduar
ēdo formė e vjetėr e rregullimit tė bashkėsive tė ish Jugosllavisė,
pas ndarjes sė Malit tė Zi, dhe sidomos nė kohėn kur vendoset pėr
fatin dhe statusin politik tė Kosovės, ėshtė paradoks i llojit tė
paparė tė dilet nė zgjedhjet pėr Serbi, pėrderisa ekzistojnė format
dhe modalitetet e zgjidhjeve demokratike pėr vetėpėrcaktim tė
popullatės shumicė shqiptare, pėr rikonfirmim tė vullnetit tė
referendumit, si dhe format e rregullimit mbi parimet e demokracisė
autonome-autentike tė etnitetit shumicė, qė tė vendosė vetė pėr
organizimin e pushtetit lokal nė trevėn e vet;
Pėrcaktimi pėr
zgjedhje do tė thotė kurorėzim i legjitimimit tė Serbisė, heqje dorė
nga autoktonia e etnitetit pėrkatės nė treva tė okupuara shqiptare,
hapje e krizave tė reja nė tė ardhmen dhe rrezikim i madh i
popullatės nga forcat okupatore e diskriminuese tė pushtetit serb;
Me daljen nė zgjedhje
Serbisė do ti hapej rruga e terrorizimit tė popullatės shqiptare,
sa herė qė tė ngritet nė mbrojtje tė tė drejtave tė veta; hapje e
rrugėve tė Serbisė pėr ekspanzion ndaj trevave tjera shqiptare, nė
rrethana tjera;
Pėrgjegjėsinė pėr
pasojat e daljes nė zgjedhje do ti kenė ata qė preferojnė
okupatorin dhe armikun Serbinė, nė vend tė trungut etnik, Kosovėn
e Shqipėrinė;
Populli nuk i dha
dėshmorėt e vet pėr tė dalė nė zgjedhje pėr Serbi.
Pėrfundim
Lugina e Preshevės i pėrmbush tė gjitha kritet e vetėvendosjes,
konform refrendumit tė vitit 1992, tė parapara edhe nga aspekti i tė
drejtės ndėrkombėtare, ndėrsa Jugosllavia dhe Serbia i ka shkelur
ato sistematikisht. Ēėshtja ėshtė si tė zbatohet. Nė fazėn nė pėr tė
cilėn po kalojmė, mbetet ēėshtja e organizimit pėr ti zbatuar nė
njė proces tė ri politik parimet e kėsaj tė drejte, nė rrugė
demokratike, nė interes tė paqes e stabilitetit nė rajon.
Modalitetet e zgjidhjeve aktuale nuk kanė tė bėjnė me demokraci, por
me imponime tė reja diktatoriale e kolonialiste, me synime pėr
copėtimin e mėtejmė tė tokave shqiptare, si nė Kosovėn
administrative edhe nė pjesėn lindore tė saj, Luginė tė Preshevės.
Modelet* demokratike janė ato qė bazohen nė vullnetin e
popullit, nė rrugė tė demokracisė direkte dhe praktikave
pėrparimtare tė zbatimit tė demokracisė nė botė. Zgjidhjet dhe
alternativat e zhvillimeve demokratike ekzistojnė, vetėm kėrkojnė
organizim tė ri dhe zbatim. Zbatimi i tyre ėshtė jo vetėm i
mundshėm, por edhe i domosdoshėm, pėrkundėr barrierave tė cilat i ka
vendosė okupatori me shėrbėtorėt e tij, me politikat diferencuese,
diskrimuese dhe izolacioniste tė regjionit. Me bojkotimin e
zgjedhjeve bojkotohet ky sistem, bojkotohet legjitimiteti i Serbisė
ndaj kėsaj treve etnike shqiptare, pėr ti hapur mundėsi njė procesi
dhe njė sistemi tė mirėfilltė demokratik, integrues e zhvillimor.
Bojkoti ėshtė vendosmėri dhe lekcion kundėr mashtrimeve ngado qė tė
vijnė. Dalja nė zgjedhje pėr Serbi ėshtė kurorėzim i turpit dhe
mashtrimit, qė sjell riciklim tė dhunės shtetėrore, sforcim tė
diktaturės nė vend tė demokracisė.
*Projektet e bazuara nė modelet e demokracisė direkte (tė
aktualizuara gjatė nismave pėr Kėshill Kombėtar nga ana e Grupit
Punues)
Fatos Aliu,
Prishtinė, 17 janar 2007
|
|