Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

Ndarja koncept i papranueshėm pėr shqiptarėt e Luginės


Bujanoc, 14 gusht 2007 - Koncepti i ndarjes sė Kosovės dhe riorganizimit territorial tė Luginės sė Preshevės, qė kohėve tė fundit gjithnjė e mė tepėr po pėrmendet si opsion i diplomatėve tė ndryshėm ndėrkombėtar e edhe politikės serbe, pėr siē thuhet zgjidhje afatgjate tė rajonit, pėr shqiptarėt e Luginės sė Preshevės, jo qė ėshtė I papranueshėm por ėshtė edhe tejet I rrezikshėm. Shaip Kamberi, Kryetar i Kėshillit pėr tė Drejtat e Njeriut me seli nė Bujanoc, ka thėnė se zgjidhja mė e mirė e mundėshme ėshtė ajo qė parasheh Plani i Presidentit Marti Ahtisari. Kamberi i ka thėnė RTK-sė, se politika shqiptare e Luginės ėshtė pwrcaktuar pėr pėrkrahje tė zhvillimeve nė Kosovė, konformė kornizave tė Planit tw Marti Ahtisarit.
Nga ana tjetėr, Jeton Ismaili- Drejtor i mediumit tė vetėm tė pavarur shqiptarė, nė Luginėn e Preshevės, RTV “Spektri”,duke u thirrur nė burimet diplomatike, ka paralajmruar pėr konceptin e realizimit tė ndarjes pėrmes tė ashtuquajturit riorganizim territorial dhe mė pas proēesit tė demarkacionit. Sipas tij kjo ēėshtje ėshtė alarmante dhe tejet e rrezikshme.
Ndėrkoh Kamberi, shqiptarėt e Luginės besojnė nė Planin e Marti Ahtisarit pėr avansimin e tė drejtave tė tyre konform vlerave tė paraqitura nė kėtė plan.
Pėrfaqėsuesit politik shqiptarė tė Preshevės, Bujanocit dhe tė Medvegjės, nė njė platformė tė pėrbashkėt tė miratuar gjatė vitit tė kaluar janė zotuar pėr rrespektimin e Parimeve tė Grupit tė Kontaktit. Gjė e cila parasheh mos ndryshimin e kufijėve ekzistues.

Baki Rexhepi-RTK

 
   
 

© 1997-2007 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.