|
PD e Tadiqit dhe
Koshtunica pėrshėndesin vendimin pėr pjesmarrje tė partive shqiptare
nė zgjedhje
Preshevė, 4 Janar (presheva.com) - Partia Demokratike e Boris
Tadiqit ka pėrshėndetur vendimin e partive shqiptare qė veprojnė nė
Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė pėr tė marrė pjesė nė zgjedhjet
parlamentare. Zėdhėnėsja e PD-sė, Jelena Markoviq ka deklaruar se
pjesėmarrja e shqiptarėve nė zgjedhje do tė kontribojė nė integrimin
e tyre nė sistemin shoqėror tė Serbisė. Markoviq ka shtuar se PD
pret qė pjesėmarrja e shqiptarėve nė jetėn politike tė Serbisė nuk
do tė pėrfundojė me pjesėmarrjen nė zgjedhje. "Dėshirojmė qė ata
nesėr tė jenė partner tė shumicės sė partive politike nė qeveri,
institucioneve tė ndryshme, nė qeveri, pėrkatėsisht tė jenė tė
integruar nė atė mėnyrė qė ėshtė realizuar integrimi i tyre nė Jug
tė Serbisė" ka deklaruar zėdhėnėsja e PD.
Vendimin e partive shqiptare pėr tė marrė pjesė nė zgjedhje e ka
pėrshėndetur edhe kryetari i qeverisė sė Serbisė Voisllav Koshtunica.
Koshtunica ka deklaruar se hyrja eventuale e partive shqiptare nė
parlament do tė ishte "vetėm nė interes".
Koshtunica i ka deklaruar gazetarėve se do tė ishte i frytshėm
formimi i Kėshillit Nacional Shqiptar.
Sipas fjalėve tė tij kyēja e pakicės shqiptare nė parlament do tė
ishte nė interes tė gjithė shtetit, siē ėshtė nė interes edhe kyēja
e pakicave tjera kombėtare.
Komisioni Zgjedhor Republikan ka vendosur qė Koalicioni i
Shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės tė vendoset nė numrin 17 nė
Listat votuese.
|