Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

Nėse Kosova coptohet, ne kėrkojmė bashkim me Kosovėn


Intervistė me Riza Halimin, deputet nė Kuvendin e Serbisė

RADIO EVROPA E LIRĖ:
Zoti Halimi keni thėnė se nė rast tė ndarjes sė Kosovės, shqiptarėt nė Luginėn e Preshevės do tė kėrkojnė bashkimin me Kosovėn. Si e shpjegoni kėtė qėndrim?
RIZA HALIMI:
Po kjo ėshtė Platforma politike, qė kėshilltarėt shqiptarė tė tri Kuvendeve Komunale, e kanė aprovuar mė 14 Janar tė vitit 2005. Qė nė pjesėn e parė tė saj thuhet qartė se subjektet politike dhe vetė ky forum mė i lartė pėrfaqėsues i shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės i pranon tė gjitha parimet e Grupit tė Kontaktit, pra edhe pavarėsinė e Kosovės nė kufijtė aktualė dhe tė drejtėn e shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės qė ti realizojnė tė gjitha tė drejtat individuale dhe kolektive nė kuadėr tė institucioneve tė Serbisė, me anė tė decentralizimit dhe rajonalizimit. Por, poqese, rrjedhat do tė jenė tė atilla qė do tė ketė ndryshime dhe do tė kishte kėrkesa kėmbėngulėse tė serbėve nė veri pėr ndarje nga Kosova, atėherė ėshtė shumė e qartė se shqiptarėt edhe mė herėt, qysh mė 1 Mars tė vitit 1992, kanė mbajtur Referendumin, me tė cilin janė deklaruar pėr autonomi politike dhe territoriale, nė Serbi, por nė pjesėn e dytė tė pyetjes sė Referendumit kishim edhe tė drejtėn pėr bashkim me Kosovėn, qė nė realitet, ishte konfirmim i sė drejtės pėr vetėvendosje. Andaj, nė njė rrjedhė tė kėtillė tė ngjarjeve, kur me retorikėn e tashme, udhėheqja mė e lartė politike dhe shtetėrore e Serbisė, nė kėtė drejtim ėshtė jokorrekte dhe pa argumente e refuzon dokumentin e presidentit Ahtisaari, me njė prapavijė qė nė mėnyrė perfide, nė kohė tė fundit, del dhe shpie nė ujėrat e ndarjes, atėherė ėshtė shumė e qartė se edhe Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, ku shqiptarėt janė shumicė absolute, do tė kishin kėrkesėn, tė cilėn edhe njė herė po e pėrsėrisė, e kanė deklaruar nė Referendumin e 1 marsit tė vitit 1992.


RADIO EVROPA E LIRĖ:
A do tė thotė kjo se nė kėtė frymė, siē thatė ju, ėshtė edhe kėrkesa e njė lideri partiak komunal shqiptar nė Luginėn e Preshevės, qė komunat Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė tė kenė autonomi ose status special?
RIZA HALIMI:
Ndėr rreshta ėshtė konfuze deklarata apo kumtesa e njė niveli tė Degės sė PDSH-sė, qė selinė e ka nė Preshevė dhe janė disa hapa tė ngutshėm, qė shpiejnė pikėrisht ndoshta nė disa akuza qė vijnė aktualisht nga qarqet mė radikale serbe, si nga socialistėt ashtu edhe nga radikalėt, qė dėshirojnė, nė kėtė drejtim, kundėr pavarėsisė sė Kosovės, tė paraqesin edhe pozicione tė tilla se automatikisht me pavarėsinė e Kosovės do tė dilnin edhe kėrkesa tė menjėhershme pėr bashkimin e Luginės sė Preshevės me Kosovėn, qė nė strategjinė serbe, ėshtė pėr tė krijuar konfuzion. Ma merr mendja se Platforma politike, qė e kemi miratuar gjatė vitit 2005 ėshtė shumė e qartė dhe atė u mundova ta sqarojė nė mėnyrė burimore, siē e kemi tė miratuar dhe asnjė parti politike, as PDSH-ja e as degėt e veta, ma meerr mendja se nuk kanė nevojė qė ta ndryshojnė radhitjen e hapave.


RADIO EVROPA E LIRĖ:
Zyrtari i lartė qeveritar i Serbisė, Rasim Lajiq ka kundėrshtuar kėto kėrkesa duke thėnė se janė "jashtė ēdo realiteti" dhe se janė nė kundėrshtim me parimet e Grupit tė Kontaktit. Si i vlerėsoni ju kėto deklarata?
RIZA HALIMI:
Thashė pak mė parė se faktikisht, ne mbėshtesim fuqishėm procesin e definimit tė statusit final tė Kosovės, pėrkatėsisht pavarėsinė, qė njė kohė do tė jetė e mbikėqyrur ndėrkombėtarisht me kufijtė aktualė tė Kosovės dhe pikėrisht poqese edhe kėtė e ka parasysh zoti Lajiq, se Kosova i ka kufijtė, tė cilėt sipas parimit tė Grupit tė Kontaktit, nuk guxojnė tė ndryshojnė, nė atė drejtim edhe unė pajtohem. Nė rast tė kėtillė, normalisht, shqiptarėt do tė insistojnė nė luftėn e tyre politike qė nė kuadėr tė institucioneve tė Serbisė ti realizojnė tė gjitha tė drejtat e tyre individuale dhe kolektive. Njėsoj sikur qė nė dokumentin e Ahtisaarit parashihen pėr pakicėn serbe nė Kosovė.


RADIO EVROPA E LIRĖ:
A ėshtė unikė faktori politik shqiptar nė Luginėn e Preshevės lidhur me kėto ēėshtje, pėr tė cilat folėt nė kėtė intervisėt?
RIZA HALIMI:
Platformėn e vitit 2005 e kemi aprovuar tė gjithė sė bashku dhe atėherė e kemi pasur njė shkallė tė lartė uniteti, qė mund tė arrihet nė njė territor nė planin politik. Besoj se do ta ruajmė, sė paku nė orientimet strategjike, edhe mėtutje kėtė unitet.

Intervistoi: Fatmir BUJUPI

 
   
 

© 1997-2007 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.