Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

Ambasadori i Norvegjisė Haakon Blankenborg viziton qytetin e Bujanocit

Nė Bujanoc tė enjten ka qėndruar ambasadori i Norvegjisė nė Beograd Haakon Blankenborg, i cili u pritė nga kryetari i komunės sė Bujanocit Nagip Arifi.
Sė bashku me ambasadorin Norvegjez ishte kėshilltarja e lartė e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Norvegjisė Eli Jonvik dhe zėvendėsdrejtori nė drejtoratin pėr ēėshtje tė Ballkanit perėndimor, Nils Ragnar Kamsvag.
Kjo ėshte vizita e tretė qė ambasadori Norvegjisė i bėnė qytetit tė Bujanocit.
Nė takimin me prefektin Arifi ėshtė biseduar pėr bashkpunimin qė kanė komuna e Lilhamerit me komunėn e Bujanocit dhe qė nė tė ardhmen ky bashkėpunim tė zgjerohet jo vetėm nė arsim por edhe nė fushėn e mjekėsisė dhe ekonomisė. Nje nder temat e tjera qė ėshtė diskutuar ka qenė ajo e zgjedhjeve lokale dhe ato parlamentare tė 11 majit.
Prefekti Arifi u shpreh se biseda e sotme u pėrqėndrua nė bashkėpunimin mes dy komunave, i cili duhet tė vazhdojė sepse atė bashkpunim e pėrkrah nė aspektin moral dhe financiar edhe Ministria e Punėve tė Jashtme e Norvegjisė. Ndėrkohė ėshtė kėrkuar qė ky bashkėpunim tė zgjerohet edhe nė shėndetėsi ku ėshtė marrė dhe pėrkrahja nga ana e ambasadorit.
"Unė shpresoj qė tash e tutje komuna e Lilihamerit por edhe Ministria e Punėve tė Jashtme tė Norvegjisė do tė na ndihmojė jo vetėm nė aspektin e zhvillimit tė Infrastrukturės po edhe nė zhvillimin ekonomik" ėshtė shprehur me tej Arifi.
Ambasadori Haakon Blankenborg vlerėsoi bashkėpunimin shumė tė mirė me komunėn e Bujanocit dhe shprehu besimin qė edhe nė tė ardhmen do tė ketė njė bashkpunim po kaq tė mirė.
Ambasadori Norvegjez gjithashtu u takua edhe me menaxherin e komunės Neshta Shaqiri, menaxheri u shpreh se ambasadori u intresua pėr zhvillimin ekonomik tė komunės sė Bujanocit dhe mundėsitė e bashkpunimit tė komunave tė Bujanocit dhe asaj tė Lilihamerit nė kėtė sferė, dhe po ashtu mbi procesin e zgjedhjeve lokale dhe ato parlamentare tė 11 majit.
komuna e Bujanocit me komuna e Lilihamerit siē dihet kohė mė parė e kanė nėnshkruarė marėrveshjen e vėllazėrimit dhe qė nga viti 2005, ku dhe ajo ishte hera e parė qė ambasadori i Norvegjisė e vizitoi qytetin e Bujanocit dhe qė atėher tė dy komunat kanė njė bashkėpunim shumė tė mirė.

RTB
 

 

 

 

 
   
 
 

© 1997-2007 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.