|
Mehmet (Muhamed) Ali Pasha themelues i Egjiptit modern
Me rastin e 200 vjetorit tė ardhjes sė Mehmet Ali Pashės nė
Egjipt, nė ambjentet e agjensisė sė informacionit “Alba Press” nė
Kairo, u mbajt njė tryezė historike me temė “Mehmet Ali Pasha,
themeluesi i Egjiptit modern”. Pėrveē tė tjerėve, nė kėtė tryezė
ishin tė pranishėm dhe personalitete tė historisė dhe kulturės
egjiptiane si dhe pėrfaqėsues tė trupit diplomatik tė akredituar nė
Kairo. Me kėtė rast, Prof. Dr. Beqir Ismaili bėri njė rezyme tė
shkurtėr tė jetės dhe veprės sė Mehmet Ali Pashės, duke vėnė theksin
nė madhėshtinė e kėsaj figure tė ndritur tė historisė shqiptare.
MEHMET (MUHAMED) ALI PASHA THEMELUES I EGJIPTIT MODERN
REZYME

Foto:Prof.Dr.Beqir Ismaili gjatė kumtesės
Mehmet Ali Pasha, ky pinjoll i trojeve shqiptare, i njohur me emrin
Muhamed Ali Pasha, ėshtė njė nga bijtė mė tė shquar qė ka nxjerrė
toka shqiptare nė historinė e saj.
Mehmet Aliu ka lindur me 1769, nė njė familje shqiptare. Pasi u mor
pėr njė farė kohe me tregėti nėpėr Ēamėri, vendosi tė bashkohet me
ushtrinė shtetėrore Osmane.
Mehmet Aliu nuk e kishte arsimim e duhur ushtarak. Ai mėsoi shkrim
dhe lexim, me shumė vėshtirėsi, nė tė dyzetat e tij, por ai shquhej
pėr aftėsinė e tij nė planifikim dhe mprehtėsi mendimi nė zgjerimin
e kulturės dhe ardhmėrisė sė vendit qė ai udhėhiqte. Mehmet Aliu
ishte njė njeri i menēur dhe largpamės, gjė qė i mundėsoi atij tė
bėjė karrierė nė ditėt e mėpasme tė jetės.
Me ardhjen e forcave pushtuese franceze nė Egjipt nė 1798,
Perandoria Osmane, nė krye tė sė cilės ishte Sulltan Selim Khan,
djali i vėllait tė ish Sulltan Abdul Hamidit, qė ndėrroi jetė mė
1796, filloi tė pėrgatisė kundėrsulmin pėr dėbimin pėrfundimtar tė
francezėve nga Egjipti. Pėr kėtė qėllim u thirrėn ushtarė vullnetarė
nga e gjithė Perandoria. Nga viset shqiptare u grumbulluan disa
mijėra vullnetarė ku vetėm nga zona e Kavallės u paraqitėn treqind
ushtarė vullnetarė shqiptarė, tė stėrvitur dhe tė paisur me armatime
dhe tė gatshėm ti pėrgjigjeshin thirrjes pėr luftė, nė ēdo moment.
Njėsia ushtarake shqiptare, e cila udhėhiqej nga Ali Aga, filloi tė
lėvizė nga trojet shqiptare nė drejtim tė njėrės prej bazave
ushtarake detare nė Detin Egje. Nė kėtė port, ishin nė pritje anije
tė shumta ushtarake dhe disa anije tė tjera, tė ardhura nga anė tė
ndryshme tė Perandorisė, tė mbushura me materiale tė nevojshme pėr
kėtė ndėrmarrje ushtarake.
Pak para mbėrritjes sė forcave osmane nė Egjipt, Ali Aga e pa tė
pamundur tė vazhdonte tė drejtonte formacionin shqiptar dhe pėr kėtė
arsye ia dorėzoi komandėn Mehmet Aliut.
Pas pėrpjekjeve tė shumta luftarake me francezėt, ushtria osmane mė
nė fund arriti t’a ēlirojė Egjiptin nga zgjedha Bonopartiste.
Formacioni shqiptar i udhėhequr nga Mehmet Aliu luajti njė rrol
shumė tė madh nė kėtė luftė. Falė strategjisė sė pėrdorur nga
komandanti shqiptar, francezėt u shpartalluan dhe u larguan
pėrfundimisht nga vendi.
Pas mposhtjes sė francezėve, forca tė shumta tė cilat kishin qėllime
kontradiktore, u orvatėn tė merrnin nė dorė sundimin e kėtij vendi.
Kėto forca i shpallėn luftė njėra - tjetrės duke luftuar secila pėr
llogari tė vet.
Fuqia mė e madhe ishte Shteti Osman, i cili e udhėhiqte Egjiptin qė
prej tre shekujsh dhe dėshironte qė ky vend tė mbetej nė duart e tij.
Njė tjetėr fuqi me synime ndaj Egjiptit ishin anglezėt, tė cilėt
gjithmonė kishin qenė tė gatshėm tė ishin prezentė nė kėtė vend. Pėr
kėtė arsye anglezėt po bėnin tė gjitha pėrgatitjet pėr t’a okupuar
Egjiptin, pėr tia arritur kėshtu qėllimit qė nuk nuk mundėn t’a
arrinin gjatė kryqėzatave. Britania kishte pėr qėllim qė me
pushtimin e Egjiptit t’i hapte rrugė vetes nė Detin e Kuq dhe nė
Detin Mesdhe e tė siguronte kėshtu mbizotėrimin e saj nė vijėn
kryesore bregdetare e prej kėtu tė lidhej me Indinė.
Pretendues pėr sundimin e Egjiptit ishin dhe mamlukėt (feudalėt
vendas), tė cilėt nė realitet vepronin sipas pėlqimit tė
osmanllinjėve.
Pas ēlirimit tė Egjyptit dhe mosmarėveshjeve tė ndryshme civile, mė
nė fund nė vitin 1805, Muhamed Aliu me propozimin e Sheikhut tė Al-Az’harit-
udhėheqėsi mė i lartė fetar nė vend, njėkohėsisht dhe Rektor i
Universitetit mė tė madh dhe njė nga mė universitetet mė tė vjetėr
tė botės, mori fermanin nga Sulltani pėr t’u bėrė Guvernator i
Egjiptit dhe njėkohėsisht iu dha titulli “Pasha”. Nė 1805, zė fill
dinastia shqiptare e zotėrimit tė Egjiptit. Mehmet Ali Pasha,
shqiptari reformator, iu pėrvesh punės pėr modernizimin e vendit tė
Nilit. Krejt i pavarur, nė luftė me tė gjithė, madje edhe me
sulltanėt, Muhamed Aliu arriti deri nė portat e Stambollit.
Koha e Mehmet Alit u shqua si kohė e fitimit tė betejave tė shumta,
ushtarake dhe ekonomike. Mehmet Ali Pasha, me zgjuarsi dhe strategji
tė rrallė arriti tė shuajė shumė mosmarrėveshje mes mamlukėve dhe
osmanlinjve.
Kėto arritje tė Muhamed Aliut nuk i shkuan pėr shtat atyre qė donin
tė ishin dominues tė Egjiptit, anglezėve, tė cilėt tė penduar pėr
tėrheqien e tyre nga Egjipti vendosėn nė 1807 tė riktheheshin
pėrsėri. Duke pėrdorur politikat e tyre dhe duke shfrytėzuar
tradhėtinė e disa udhėheqėsve mamlukė qė, nuk posedonin aspak
atdhedashuri dhe kulturė dhe qė interesat e tyre personale i kishin
mė tė shtrenjta se vendi dhe populli i tyre, anglezėt provokuan njė
kryengritje tė cilės i printe admirali Frizer. Ofensiva nuk vazhdoi
shumė, por u zmbraps me dy sulme nė Aleksandri dhe Reshidė. Duke mos
pasur rrugėdalje tjetėr, Frizeri u largua nga deti.
Mehmet Aliu e priti me keqardhje tė madhe tradhtinė e mamlukėve. Pėr
tė vėnė nė vend nderin e nėpėrkėmbur tė Egjiptit, nė Mars tė 1811-ės
ai i thirri prinjėsit tradhėtarė “tė penduar” mamlukė, nė njė darkė
nė kėshtjellėn e tij. Qėllimi i tij i vėrtetė ishte, tė lante
hesapet njė herė e mirė me mamlukėt. Dhe ėshtė pikėrisht kjo darkė
qė shėnon fundin e mamlukėve nė Egjipt. Ai e shpartalloi
pėrfundimisht udhėheqjen e mamlukėve dhe bėri ankeksimin e forcave
mamluke nė rradhėt e ushtrisė sė tij, duke hapur me kėtė veprim njė
faqe tė re nė historinė e Egjiptit.
Mehmet Aliu ishte largpamės dhe ambicioz. Ai ėndėrronte tė
themelonte njė perandori tė gjerė. Qė nė momentin e marrjes nė
dorėzim tė fronit ai e kuptoi se qė Egjipti tė shkonte pėrpara,
duhej tė bashkohej. Kėshtu ai punoi e luftoi gjithė kohėn pėr t’ia
arritur kėtij qėllimi. Ndėrkohė ai i zgjeroi kufinjtė e pushtetit tė
tij deri nė Kerdefan dhe Nubeh dhe nė 1821-1823 themeloi Hartumin,
kryeqytetin e Sudanit tė sotėm.
Pas zgjerimit tė kufinjve filloi tė ashpėrsojė qėndrimin e tij ndaj
Portės sė Lartė nė Stamboll dhe filloi tė distancohet nga osmanėt.
Djemtė e tij ishin pėrkrahėsit e tij kryesorė. I biri, Ibrahim
Pasha, qė nė shpejtėsi tė madhe kishte pushtuar Sirinė dhe kodrat e
Turusit, nuk u mjaftua me kaq por depėrtoi nė Azinė e vogėl drejt
Stambollit. Nė tė njejtėn kohė Muhamed Aliu kėrkoi tė rriste
epėrsinė e tij tė mėtjeshme tė kufijve depėrtues nė Siri nė mes dy
lumenjve, e me kėtė rast dėshironte tė depėrtonte deri nė Bagdad nė
mėnyrė qė tė hapte rrugėt e tregėtisė me Indinė.
Nė 1824, Sulltan Mahmudi i II-tė, i cili nuk mundi tė shtypte
kryengritjet e grekėve, thirri nė ndihmė Mehmet Aliun. Ky i fundit,
caktoi djalin e tij Ibrahim Pashėn, nė krye tė ekspeditės kundėr
grekėve, i cili arriti t’i shuaje dhe t’i shtypė revoltat nė Greqi.
Si shpėrblim tė kėsaj fitoreje, Sulltani e emėroi Mehmet Aliun
Guvernator tė Kretės.
Triumfi dhe epėrsia e ushtrisė sė Mehmet Aliut nuk i shkoi pėr shtat
Shtetit Osman dhe fuqive Europiane, tė cilėve u cėnoheshin kėshtu
interesat e tyre nė rajon e mė gjerė. Pėr kėtė arsye, nė Korrik tė
vitit 1840, u grumbulluan nė Londėr kundėr Mehmet Aliut. Ato
vendosėn qė Egjipti tė rikthehet nė kufijtė e vjetėr, tė jetė pjesė
e Shtetit Osman dhe t’i paguaj haraē vjetor Sulltanit, ushtria tė
mos numėrojė mė shumė se 18.000 trupa si dhe tė mos prodhojė shpata
apo armė luftarake.
Pėr tė qetėsuar Mehmet Aliun dhe pėr ti dalė pėrpara mundėsisė sė
reagimit nga ana e tij, ato e shpallėn Mehmet Aliut zėvendės mbret
tė Egjiptit dhe tė drejtėn e trashėgimisė sė fronit mbretėror, ia
kaluan pjestarėve meshkuj tė familjes sė tij.
Arritjet e Mehmet Aliut janė tė shumta dhe i pėrkasin fushave tė
ndryshme. Pėrveē suksesit nė strategjinė ushtarake, ai konsiderohet
i pari moderator i botės Islame. Ai ishte i pari qė ndėrtoi sisteme
moderne shtetėrore pėr vendet qė udhėhoqi, futi nė pėrdorim
shtypshkronjėn, ndėrtoi fabrika, projektoi dhe realizoi furnizimin
me ujė tė Aleksandrisė nga krahina Mahmudie, etj. Krijimi i Egjyptit
si shtet, modernizimi, ndėrtimi i qyteteve, qendrave tregtare,
industriale etj, bėri qė nė Egjipt tė fillojė epoka e lulėzimit,
lirisė dhe pavarėsisė. Kjo i dha mundėsi Egjiptit tė fitojė
krenarinė dhe madhėshtinė shpirtėrore dhe materiale. Vlen tė
theksohet kėtu se Egjipti u bė qendra e diasporės shqiptare,
opozitare e Portės sė Lartė.
Krijimi i shtetit te Sudanit, emancipimi i shoqėrisė Sudaneze dhe
dhėnies, kėsaj shoqėrie, nje fizionomie qytetare ndryshe nga
fizionomia fshatare qė Sudani kishte para ardhjes sė Mehmet Aliut,
konsiderohen si arritjet titanike tė kėtij strategu tė madh.
Emancipimi i shoqėrisė Egjyptiane, qė sot ėshtė zemra e botės arabe,
nėpėrmjet aktivizmit tė vendaseve endacake-fshatarė nė jetėn
shoqėrore qytetare, e bėnė Mehmet Aliun arkitektin e
intelektualizmit dhe iluminizmit arab, tė sistemit tė ri, tė
krijimit pėr herė tė pare, nė botėn arabe, tė njė ushtrie me tė
vėrtetė profesioniste dhe shumė mė tė avancuar se ushtria osmane.
Suksesi i ushtrisė sė Mehmet Aliut, i tregoi sultan Muratit se
sistemi osman ishte vjetėruar. Kjo bėri qė Sulltani tė formulojė njė
strategji tė re ushtarake, sipas modelit tė Mehmet Pashės, por qė
asnjėherė nuk arriti suksesin e tij.
Vlerat e Mehmet Aliut, pėr zemrėn e sotshme tė botės Arabo - Islame
janė tė panumėrta. Nė ditėt e fundit tė jetės sė tij Mehmet (Muhamed)
Ali Pasha shprehet: “Nuk kisha menduar se do tė arrijmė nė kėto
suksese nė tė cilėn jemi sot. Shpresat e mia sot janė forcuar dhe po
tė vihej nė pikėpyetje ndėrtimi dhe pėrparimi i Egjiptit, po tė
lindte nevoja, do tė flijoja dikė nga familja ime, vetėn e vetėm qė
tė ecte pėrpara ky vend dhe ky popull.”
Me sėmundjen e Mehmet Aliut, nė vitin 1848, mėkėmbės i Egjiptit u
shpall i biri Ibrahim Pasha. Mehmet Ali Pasha vdiq mė 1849, por
dinastia e krijuar prej tij vazhdoi tė udhėheqė Egjiptin deri nė
vitin 1952.
Vendasit dhe tė huajt sot shohin njė Egjipt tė konsoliduar, qendėr
tė zhvillimit dhe civilizimit, djep i kulturės arabe dhe islame, por
asnjėherė dhe pėrasnjė ēast nuk harrojnė se nė themel tė gjithė
kėtij zhvillimi qėndron figura e atij qė ėshtė cilėsuar si
“Bonaparti i Botės Arabe”, e projektuesit dhe arkitektit tė
pėrparimit tė kėtij Egjipti modern, shqiptarit Mehmet Ali Pasha.
|
|