|
AKTUALE NĖ BIBLIOTEKARINĖ E
PRESHEVĖS
BIBLIOTEKA
POPULLORE NĖ PRESHEVĖ
Bibliotekat janė porta tė diturisė, tė mendimit dhe tė
kulturės.Ato japin ndihmė
Mjaft tė rėndėsishme pėr tė mėsuar gjatė gjithė jetės.
Shkruan : Xhemaledin Salihu, shef i Bibliotekės
HISTORI E SHKURTĖR
Fillet e bibliotekarisė nė Preshevė datojnė qysh nė shekullin XIX,
kur nė qendėr tė qytetit ekzistonte Biblioteka me Leximore.
Biblioteka e parė nė Preshevė u themelua mė 15 maj tė vitit 1945.
Nė Preshevė, mė 1965 themelohet Biblioteka Publike “Presheva”, e
cila mė 1966 shndėrrohet nė Bibliotekė Amė pėr komunėn e Preshevės.
Mė 1972 hapen Degėt e Bibliotekės Amė nė Rahovicė, Miratoc, Leran
dhe Caravajkė.
Biblioteka Amė nė periudhėn 1969-1980 punoi dhe veproi nė lokalet e
ndėrtesės sė vjetėr tė Universitetit tė Punėtorėve, nė kuadėr tė tė
cilit ishte njėsi punuese. Lokali i saj kapte sipėrfaqen prej 36 m2
dhe nuk kishte sallė leximi.
GJENDJA E TANISHME
Nė komunėn e Preshevės, veprimtarinė bibliotekare e kryejnė
Biblioteka Amė nė Preshevė, Degėt e saja nė Rahovicė, Miratoc dhe
Leran, Biblioteka e Gjimnazit, e Shkollės sė Mesme Teknike,
Biblioteka e Shkollės fillore “15 Nėntori” nė Preshevė, Biblioteka e
Shkollės fillore nė Corroticė, Biblioteka Private “Dhurata” nė
Tėrnavė, Biblioteka Islamike nė Preshevė dhe disa Biblioteka
Familjare.
Qė nga viti 1981, Biblioteka Amė punon nė lokalet e reja nė Shtėpinė
e kulturės, njėsi e sė cilės ėshtė qė nga themelimi i saj.Tentativa
e parė pėr pavarėsimin e saj u bė nė vitin 1996, pas nxjerrjes sė
Ligjit mbi Bibliotekat, sipas tė vilit Ligj, Bibliotekat duhej tė
pavarėsoheshin nga institucionet tė tjera kulturore. Edhe pse Ligji
aplikoi afatin e themelimit tė Bibliotekave Komunale nė Preshevė,
pavarėsimi i saj nuk kaloi nė seancėn e Kuvendit komunal.
Aktualisht Biblioteka ėshtė e vendosur nė njė lokal improvizues nė
Shtėpinė e kulturės, nė sipėrfaqe prej 65 m2 dhe nuk i plotėson
nevojat e veprimtarisė bibliotekare.Kjo zgjidhje ėshtė e pėrkohėshme
dhe nė rafte janė shpėrndarė vetėm lektura e Shkollės fillore dhe e
asaj tė mesme dhe punohet kryesisht me lexuesit e kėsaj moshe.
Fondi i pėrgjithshėm i kolekcioneve nė Bibliotekėn Amė ėshtė 19.750
tituj me 63.700 libra e publikime tė tjera. Koleksionet janė tė
pėrpunuara nė mėnyrė profesionale, sipas Klasifikimit decimal
Universal. Biblioteka e ka tė formuar Skedarin Alfabetik dhe ate
Sistematik. Koleksionet, kryesisht janė nė gjuhėn shqipe, por kemi
edhe libra nė gjuhėn serbe, bullgare, anglishte e rome.Puna me
lexues ende kryehet nė mėnyrė klasike, inventarizimi poashtu, vetėm
katalogimi punohet me kompjuter.
Numri i pėrgjithshėm i librave nė Biblioteka ėshtė 99.476 libra,
sipas sė cilės secilit banorė i kemi siguruar nga 2 libra.
QĖLLIMI
Qėllimi parėsor nė Bibliotekarinė e komunės sė Preshevės ėshtė
THEMELIMI I BIBLIOTEKĖS POPULLORE KOMUNALE, institucion i pavarur
publik, kulturor, edukativ, informative, arsimor dhe qendėr
bibliotekare-informative komunale, i cili siguron burime dhe
shėrbime tė ndryshme pėr tė plotėsuar nevojat e individėve dhe tė
grupeve pėr edukim, informacion dhe zhvillim personal pėrfshirė edhe
ēlodhjen e argėtimin.
OBJEKTIVAT DHE DETYRAT
Biblioteka Amė nė Preshevė ka shtruar kėto objektiva dhe detyra :
-Rindėrtimi i Bibliotekės nė katin e dytė tė Shtėpisė sė kulturės,
kah Shtėpia e Shėndetit,
-Vendosja e Bibliotekės nė lokalet e reja,
-Themelimi i Bibliotekės Popullore,
-Themelimi i Bibliotekave nė Raincė, Corroticė, Zhunicė dhe nė
Stacionin hekurudhor dhe
-Formimi i Sektorėve nė Bibliotekėn komunale.
Kėto detyra dhe objektiva janė prioritare nė intensifikimin e
zhvillimin e veprimtarisė bibliotekare.Themelimi dhe zgjėrimi i
Bibliotekės e arsyeton misionin themelor tė Bibliotekės, i shėrben
lexuesve dhe qytetarėve tė komunės sė Preshevės.
IDEA, PĖRKRAHJA DHE REKOMANDIMI
Kėtė vit nga buxheti komunal u ndanė 800.000 dinarė pėr rindėrtimin
e Bibliotekės komunale. Projektin ideor dhe skicėn e rindėrtimit tė
Bibliotekės e bėri autori i kėtij shkrimi, i cili, paraprakisht e
mori pėrkrahjen e drejtorisė dhe qeverisjes lokale,u konsultua me
punonjėsit bibliotekarė tė Bibliotekės Ndėrkomunale “Hivzi Sulejmani”,
tė Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės dhe mori
pėlqimin e Bibliotekės Popullore nė Vranjė dhe Bibliotekės Popullore
tė Serbisė.Bile, kjo e fundit e bėri rekomandimin qė sipas kėsaj
ideje dhe skice tė hartohet projekti i rindėrtimit tė Bibliotekės,
nė sipėrfaqe prej 450 m2.Fillimi i punimeve ndėrtimore ndodhi mė 21
prill 2008 dhe ato vazhdojnė me intensitet, kėshtu qė planifikohet
tė kryhet shpejtė. Sipas disa ekspertėve Biblioteka do tė jetė mė
moderne nė rajon.
HAPĖSIRA DHE LOKALET
Hapėsira e Bibliotekės do tė pėrfshijė sipėrfaqen prej 450 deri 500
m2.
Biblioteka do t’i ketė kėto lokale : Drejtoria, Sektori pėr
pėrparimin, pasurimin dhe pėrpunimin e materialit bibliotekar( 20
m2), Sektori i pėrgjithshėm, Sektori pėr Fėmijė me sallė leximi(70
m2), Sektori pėr Huazim pėr tė Rritur-Beletristika dhe tri punkte
interneti(100 m2, Sektori i Trashėgimisė dhe i Vendit(20 m2), Salla
e Leximit(75 m2), Sektori i Fondit shkencor(50 m2),banjot dhe depoa
e Bibliotekės.
Bibliotekės, poashtu i nevojiten edhe hapėsirė pėr aktivitete
kulturore, artistike dhe arsimore.
VEPRIMTARIA DHE AKTIVITETI I SAJ
Veprimtaria e Bibliotekės ngėrthen : grumbullimin e materialit
bibliotekar, regjistrimin, pėrpunimin, ruajtjen dhe shfrytėzimin e
librave, revistave, gazetave, mikrofilmave, audiokasetave, maketave,
hartave, dokumentacionit e tjerė.
Biblioteka zhvillon edhe aktivitete tė caktuara kulturore-sociale
edukuese, botuese, kolekcionare, promovuese dhe tė tjera pėr tė
joshur, pėrkrahur e ndihmuar avancimin dhe perfekcionimin e
njohurive tė ndryshme kulturore-artistike, intelektuale dhe
shkencore hulumtuese tė pėrdoruesve tė tė gjitha moshave, pa marrė
parasysh racėn, kombin apo fenė, sidomos tė tė rinjve, talentėve dhe
dashatė kulturės, artit dhe shkencės, duke e popullarizuar kėshtu
librin dhe dashurinė ndaj tij si dhe duke e nxitur kulturėn
permanente tė tė mėsuarit gjatė tėrė jetės.
Biblioteka nė cilėsinė e personit juridik, pėrkatėsisht tė
institucionit tė pavarur, me tė drejta dhe obligime qė i takojnė
sipas Ligjit dhe vendimit mbi themelimin, do tė punojė dhe do tė
zotohet pė avancimin e librit dhe dashurisė ndaj tij si dhe do t’i
pėrmbushė nevojat e pėrdoruesve tė rajonit tė Preshevės dhe mė gjėrė.
ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I BRENDSHĖM
Organizimi dhe funksionimi i Bibliotekės mbėshtetet nė parimet
bashkėkohore tė pėrkushtimit nė punė, efikasitetit, kryerjes,
specializimit dhe specifikimit tė punėve permes parimit tė ndarjes
sė punės nė veprimtarinė bibliotekare.
Me qėllim tė arritjes sė rezultateve sa mė tė mira nė pėrmbushjen e
rolit, detyrave tė punės dhe veprimtarisė bibliotekare e nė
pėrputhje me karakterin e procesit tė punės dhe shkallės sė
zhvillimit nė pėrbėrje tė Bibliotekės si institucion mė vete dhe
unik, pos organeve punėdrejtuese : drejtori, Kėshilli drejtues,
Kėshilli mbikqyrės dhe Kolegjiumi profesional do tė ekzistojnė edhe
kėta sektorė : sektori pėr pėrparimin, pasurimin dhe pėrpunimin e
materialit bibliotekar, sektori pėr fėmijė, sektori pėr tė rritur,
sektori i trashėgimisė dhe vendit, salla e leximit, sektori I fondit
shkencor dhe sektori I pėrgjithshėm administrative, financiar.
KUADRI DHE PERSONELI
Kuadri dhe personeli ėshtė njė burim i rėndėsishėm nė veprimtarinė
bibliotekare. Shpenzimet pėr kuadrin dhe personelin normalisht zėjnė
njė pjesė tė madhe tė buxhetit tė bibliotekės.Pėr tė siguruar sa mė
cilėsore ndaj pėrdoruesve ėshtė e nevojshme qė kuadri bibliotekar tė
jetė i kualifikuar dhe mire i trajnuar pėr tė realizuar pėrdorimin
efektiv tė burimeve tė bibliotekės dhe pė tė plotėsuar kėrkesat e
pėrdoruesve.
Aktualisht tė gjithė punonjėsit bibliotekarė tė Bibliotekės kalojnė
moshėn 40-50 vjetė, andaj preferohet qė punonjėsitė bibliotekarė tė
ardhshėm tė jenė tė rinjė, me fakultet, qė kanė njohuri elementare
nė kompjuter, pėrshkak tė automatizimit, me njohuri tė ndonjė gjuhe
tė huaj si dhe kryesisht femra. Sidomos pėr punė me fėmijė
preferohet academia e arteve, fakulteti edukativ, pedagogji,
psikologji e tė ngjashėm.
MĖNYRA DHE BURIMET E FINANCIMIT
Mėnyrat dhe burimet e financimit tė Bibliotekės sigurohen nga
themeluesi, mjetet e rregullta buxhetore, shėrbimet e kryera me
pagesė ndaj pėrdoruesve, donacionet e fondacioneve, organizatave
vendore dhe tė huaja joqeveritare, dhuratat, legatat, testamentet
bibliografike e tjerė.
PĖRFUNDIM
Plotėsimi i objektivave, detyrave, hapėsira e duhur e lokalet e
mjaftueshme, organizimi dhe funksionimi i brendshėm, kuadri dhe
personeli i punės si dhe fondet buxhetore tė mjaftueshme janė
faktorė shumė tė rėndėsishėm dhe kyē nė punėn e suksesshme tė
Bibliotekės nė plotėsimin e rolit dhe misionit tė saj.
|
|