Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

 

Koalicioni i Shqiptarėve tė Luginės dorėzoi listėn pėr zgjedhjet parlamentare serbe


Luginė e Preshevės, 25 prill - Koalicioni i Shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės pasi qė arriti tė grumbulloj nėnshkrimet e nevojshme pėr pjesėmarrje nė zgjedhjet parlamentare serbe, dorėzoi tė premten, nė Beograd, listėn elektorale nė pėrkrahje tė kandidatėve pėr deputetė nė Komisionin Zgjedhor Republikan.
Ky koalicion i pėrbėrė nga tri parti politike (PVD, LPD, UDSH) dhe njė grupim tė qytetarėve, pėr tė participuar nė kėto zgjedhje, shpreson se nė zgjedhjet parlamentare tė 11 majit do t’i fitojė dy ulėse deputeti nė parlamentin e ri republikan.
Kryetari i Shtabit Zgjedhor tė Koalicionit, Nadėr Sadiku, deklaroi se tashmė partitė politike shqiptare, tė cilat marrin pjesė nė zgjedhjet parlamentare, kanė arritur qysh tė enjten mbrėma, t’i tubojnė nėnshkrimet e nevojshme (rreth 11 mijė sosh) pėr fitimin e tė drejtės pėr pjesėmarrje nė zgjedhjet parlamentare tė Serbisė qė mbahen mė 11 maj.
Sipas Sadikut, kėto nėnshkrime janė tubuar me njė angazhim tė madh tė tė gjitha partive politike shqiptare tė Luginės sė Preshevės, qė paraprakisht kanė formuar Koalicionin e Shqiptarėve nga tri partitė politike; Partia pėr Veprim Demokratik, Lėvizja e Progresit Demokratik dhe Unioni Demokratik Shqiptar, si dhe nga njė grupim i qytetarėve.
Me dorėzimin e listės zgjedhore nė Komisionin Republikan Zgjedhor, sot nė Beograd , Koalicioni i Shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės shpreson se nė zgjedhjet parlamentare serbe tė 11 majit t’i fitojė dy ulėse deputeti nė Kuvendin e ardhshėm republikan.
Ndėrkaq, ish-deputeti Riza Halimi, ka deklaruar se mbledhjes sė nėnshkrimeve tė nevojshme i kanė ndihmuar edhe pakicat tjera qė jetojnė nė Serbi, e veēmas hungarezėt e Vojvodinės, ēka dhe njėkohėsisht, falėnderoi popullatėn hungareze pėr ndihmėn e dhėnė ndaj Koalicionit tė shqiptarėve tė Luginės, me grumbullimin e nėnshkrimeve tė tyre.
Do theksuar, se tri partitė politike shqiptare tė Luginės; Partia pėr Veprim Demokratik, e Riza Halimit, Lėvizja e Progresit Demokratik e Jonuz Musliut, Unioni Demokratik Shqiptar, si dhe njė grupim i qytetarėve tė PDSH-sė dhe BDL-sė, dy ditė para se tė skadoi afati i dorėzimit tė listės sė deputetėve pėr zgjedhjet parlamentare serbe, lidhėn marrėveshjen dhe zgjeruan koalicionin e shqiptarėve tė Luginės, pėr tė participuar nė kėtė nivel tė zgjedhjeve parlamentare, ēka dhe u dėshmua me grumbullimin e nėnshkrimeve tė nevojshme njė ditė mė parė.

RTV Spektri

 
   
 

© 1997-2008 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.