Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

Nė Prishtinė u shfaq filmi dokumentar kushtuar Akademik Idriz Ajetit


Prishtinė 25 mars 2008

"Klasiku i fundit" titullohet filmi dokumentar, i cili i kushtohet akademikut shqiptar tė Medvegjės Idriz Ajetit, u shfaq sot nė kinemanė ABC nė Prishtinė. Realizuar nga regjisori Halil Kamberi "Klasiku i fundit",ėshtė prodhim i televizionit publik shqiptar,ku prezantohet veprimtaria dhe kontributi i akademik Idriz Ajetit pėr gjuhėn shqipe.Fillimisht filmi dokumentae ishte shfaq ne Televizionin Publik Shqiptar.

Regjisori i filmit, Halil Kamberi dhe ekipi qė ka punuar nė realizimin e tij, vlerėsojnė se ka qenė moment i rėndėsishėm ideja pėr njė film tė tillė pėrmes tė cilit do tė hidhej mė shumė dritė mbi jetėn dhe punėn e palodhshme tė Akademik Idriz Ajetit.
Akademik Idriz Ajeti ėshtė marrė me hulumtimin shkencor tė dialekteve nga pikėpamja diakronike, pastaj trajtimin e dokumenteve tė moēme gjuhėsore tė shkruara me alfabetin arabo-turk dhe studimin e marrėdhėnieve shqiptaro-serbe. Ajeti ka trajtuar edhe ēėshtje tė gjuhės sė sotme shqipe.


Akademik Idriz AJETI

Idriz Ajeti ėshtė njė prej rilindėsve tė fundit, i cili pėrmes studimeve tė shumta prej disa dekadash, dha kontribut tė ēmuar pėr gjuhėsinė shqipe.
Kėshtu e vlerėsojnė figurėn e tij filologėt e shumtė, bashkėpunėtorėt e studentėt e tij.
Nė vitin 1962 pas themelimit tė Fakultetit Filozofik themeloi revisten shkencore me titull,,Gjurmime Albanologjike’’

Vlen tė theksohet se Akademik Idriz Ajeti u lind me 26 qershor 1917 ne TUPALLė tė Medvegjės
.Shkollen fillore e kreu ne Tupalle,Sjarine(afer Xhamis shkolla e vjeter) dhe ne Banje te Sjarines,ndėrkaq tė mesmen me sygjerim tė Zenel HAJDINIT e pėrfundoi nė Medresen e Madhe te Shkupi nė vitin 1938. Po atė vit u regjistrua nė Fakultetin e Filozofisė tė Universitetit tė Zagrebit – nė Degėn e romanistikės.Studimet pėr dy vite radhazi i vazhdon nė Itali,studimet i mbaroi pas luftės, nė vitin 1949 nė Fakultetin e Filozofisė tė Beogradit.
Pėr njė kohė punoj si profesor nė Gjimnazin e Prishtinės,qė nga viti 1968 ishte profesor ordinar nė Degėn e Gjuhės dhe Letėrsis Shqipe nė Fakultetin Filologjik. Gjatė vitit 1969-1971 ishte drejtor i Institutit Albanologjik, pastaj nga viti 1971-73, dekan i Fakultetit Filozofik, nė vitet 1973-75 rektor i Universitetit tė Prishtinės, ndėrkaq nė vitet 1979-1981 dhe 1996-1999 drejtoi Akademinė e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės.

Nga viti 1994 nė Akademin e Arteve dhe Shkencave tė Kosovės ėshtė kryeredaktor i revististės Shkencore ,,STUDIMI’’

Pas zgjedhjeve paralele t vitit 1998 pėr Kuvendin e Republikės sė Kosovės, zgjidhet kryetar i parė i tij nga radhėt e Lidhjes Demokratike tė Kosovės Nė vitin 1997, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės i ka botuar veprėn e plotė nė pesė vėllime.Ishte antar i delegacionit tė Kosovės nė Rambuje nė vitin 1999.
Pėr kontributin e madhė qe dha ne fusha tė ndryshme ai u dekorua me disa qmime ndėr tė cilėt edhe Shpėrblimi i 7 Korrikut dhe ai i KAĒKJ. Presidenti Dr.Ibrahim Rugova e dekoroi me Medaljen e Artė tė Lidhjes sė Prizrenit, ndėrsa me rastin e 90-vjetorit tė lindjes, Presidenti i Republikes se Kosovės Dr.Fatmir Sejdiu e dekoroi me Ēmimin Presidencial pėr Studiues.


Akademik Idriz Ajeti aktualisht punon si kryeredaktor i revistes shkencore ,,STUDIMI'' si dhe eshte ne perpunim te disa titujve tjer shkencore.


Pėrmbledhjen e pregaditi Burim Uka

 

 
   
 

© 1997-2008 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.