|
Kosova Lindore
kėrkon ndihmė nga Prishtina dhe Tirana
Kosova ėshtė
ēelėsi kyē pėr Preshevėn, Bujanocin dhe Medvegjėn
Gjilan, 28 mars (presheva.com) - “Kosova ėshtė ēelėsi kyē pėr
zgjidhjen e problemit tė shqiptareve nė Preshevė, Bujanoc dhe
Medvegjė” kėshtu u tha tė premten nė njė debat tė organizuar nga
Klubi i Gazetareve “Beqir Musliu” me temėn: “Roli i Kosovės Lindore
nė Kosovėn e pavarur”. Jonuz Musliu ish kryetar i kėshillit politik
tė UĒPMB-sė, Riza Halimi kryetar i PVD-sė, Tahir Dalipi aktivist nga
Lugina e Preshevės, Mitat Saqipi nga PDSH-ja e Preshevės, Sevdail
Hyseni nga Bujanoci kanė kėrkuar nga Tirana dhe Prishtina angazhim
konkret dhe mė aktiv pėr t`i zgjidhur tė gjitha tė drejtat e
garantuara sipas konventave ndėrkombėtare tė shqiptareve tė Kosovės
Lindore. Jonuz Musliu tha se roli i shqiptareve tė Luginės sė
Preshevės ka qenė dominantė nė zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės.
Asnjėherė s`ka munguar ndihma jonė dhe pėr kėtė mė sė miri dėshmon
fakti se gjatė luftės dėshmori i parė i Kosovės ishte nga Kosova
Lindore. Ne jemi njė mish njė gjymtyrė dhe realisht edhe jemi
problem i Kosovės. Musliu me fakte shqetėsuese ka folur pėr
shpėrnguljen e popullatės nga trevat e Karadakut . “Mos harroni se
Medvegja ėshtė zbrazur dhe atje kemi njė pastrim etnik, kurse
malėsia e Bujanocit me tė madhe kanė mėsyrė drejtė Kamenicės e
Gjilanit”. Duke ju referuar zhvillimeve atje Musliu tha UNHCR, po
pėrgatit tendat rreth Vranjės .Musliu tha se dy shtetet shqiptare
duhet tė ngrisin zėrin dhe tė kėrkojnė nga bashkėsia ndėrkombėtare
vendosjen e njė force ndėrkombėtare .Sipas tij lufta institucionale
pėr tė drejtat e shqiptareve tė atjeshėm ende nuk ka mbaruar.
Zgjidhja e problemit tė atjeshėm donė shumė sakrifica dhe mund tha
ai. Edhe, Riza Halimi kryetar i PVD-sė tha se shqiptarėt e Luginės
duhet t`i gėzojnė dhe t`i kėrkojnė tė njėjtat tė drejta qė po i
gėzojnė serbėt e Kosovės. Beogardi sipas tij nuk ka formulė pėr tė
zgjidhur gjendjen e shqiptareve nė arsim. Halimi tha se studentėt e
Luginės duhet tė ndihmohen nga institucionet e Kosovės. Kosova duhet
tė ketė lidhje special me Komunat , Preshevė, Bujanoc e Medvegjė.
Ndėrsa, Qemajl Mustafa kryetar i Gjilanit tha se jemi nė njė
trekėndėsh strategjik. Me Kosovėn Lindore na duhen lidhjet speciale
sepse vetėm nė Gjilan kemi mbi 12 mijė tė zhvendosur dhe kjo e sjell
Gjilanin nė pozita tė palakmueshme. Mustafa tha se Gjilani nė tė
ardhmen do tė shndėrrohet nė zonė universitare, e kulturore pėr tė
gjithė qytetarėt e Kosovės Lindore. Edhe, Tahir Dalipi ish deputet
nga Lugina e Preshevės tha se edhe tashti me pėrqendrimin e madh tė
forcave militariste nė rajon, Serbia dėshmon vrazhdėsinė dhe
qėndrimin mosbesues dhe diskriminues ndaj asaj pjese tė popullatės,
kurse sipas tij, roli i Prishtinės dhe i Bashkėsisė Ndėrkombėtare do
tė duhej tė ishte kyē nė zgjidhjen e problemeve tė kėtė pjesė tė
Ballkanit. Dalipi tha se edhe pėr shqiptarėt duhet tė vlejė parimi i
reciprocitetit, si nė pėrfaqėsimin nė kuvend ashtu edhe nė qeveri
dhe qė ligji kushtetues t’i garantojė tė drejtat e shqiptarėve.
Sevdail Hyseni veprimtar nga Bujanoci tha se roli i mediave nė
sensibilizimin e tė drejtave tė shqiptareve nė Luginėn e Preshevės
ėshtė i madh. “Ne duhet patjetėr tė kėmbejmė pėrvojėn e njėri
tjetrit dhe pse jo edhe tė kėrkojmė ndihmėn profesionale nga Kosova.
Baki Rexhepi gazetar dhe Jeton Ismajli gjithashtu gazetar kanė
premtuar se njė debat me njė temė tė ngjashme ka nevojė urgjente qė
tė mbahet edhe nė Bujanoc apo Preshevė. Ndėrsa, Hysen Durmishi nga
lėvizja “Vetėvendosje” tha se Kosova kaherė e ka tradhtuar Kosovėn
Lindore sepse shumė familje tė ish ushtarėve dhe ish pjesėtarėve tė
UĒK-sė qė vijnė nga ai rajon trajtohen tmerrėsisht nga institucionet
e Kosovės. Kosova mund ta ndihmojė Kosovėn Lindore vetėm nėse nuk e
pranon decentralizimin. Nebih Aliu pėrgjegjės i kufijve pėr rajonin
e Anamoravės nė SHPK tha se lufta kundėr krimit tė organizuar dhe
kontrabandės do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen nė kufi me Serbinė.
Nė debat kanė folur edhe Baki Rexhepi, Jeton Ismajli, Mitat Saqipi,
Nijazi Kadriu etj. Debati ėshtė mbėshtetur nga Fondacioni Friedrich
Ebert Stiftung me seli nė Prishtinė.
Tė lirohet Shefket Musliu dhe tė gjithė ish ushtarėt
Jonuz Musliu ka kėrkuar lirimin e tė gjithė ish pjesėtareve tė
UĒPMB-sė. Ata qė luftuan pėr tė drejtat e shqiptareve tė Kosovės
Lindore sot po dergjen burgjeve tė UNMIK-ut. Kjo ishte njė
padrejtėsi shekullore dhe kėrkojmė nga Ministria e Drejtėsisė qė tė
lirojė sa mė shpejt ish komandantin e UĒPMB-sė, Shefket Musliun dhe
bashkėluftėtarėt e tij.
MUSA SABEDINI
Kryetar i Klubit tė Gazetarve ' Beqir Musliu'
- Gjilan
|
|