Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 

 

Pėrkujtohet 16 vjetori i mbajtjes sė referendumit tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės

 

Prishtinė, 1 mars, ‘08 

- Presheva, Bujanoci e Medvegja  deri mė 1912 ishin  pjesė e Vilajetit tė Kosovės. -Tė drejtat qė u garantohen serbėve dhe minoriteteve tjera nė Kosovė, ato t’u garantohen edhe Shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės.- Pėrkushtimi dinjitoz nė Kosovė pėr barazi dhe mirėqenie tė minoriteteve, nuk duhet ta pėrjashtojė obligimin dhe pėrkujdesjen e saj si shtet sovran dhe i pavarur, pėr shqiptarėt qė jetojnė si pakicė kombėtare nė Sėrbi.- Lėmitė e arsimit, shkencės, kulturės, shėndetėsisė e sportit, nuk  mund tė zhvillohen nė Luginėn e Preshevės pa mbėshtetjen e Kosovės.-Hapja e njė univerziteti shqiptar –domososhmėri.- Vala e re antishqiptare qė po ndodh nė Serbi, tė pėrkujton kohėrat mė tė errėta tė sė kaluarės, prandaj ekziston rreziku real i njė shpėrnguljeje tė re masive e shqiptarėve tė Luginės.-Kthimi i shpresės dhe sigurisė tė kėsaj popullate ėshtė nė demilitarizimin e plotė tė kėtij rajoni dhe nė monitorim efikas ndėrkombėtar.

 

Nėn udhėheqjen e kryetarit tė Kryesisė sė Shoqatės sė Qytetarėve tė Luginės sė Preshevės nė Kosovė, z. Hasan Emėrllahu, sot nė Prishtinė  u mbajt njė takim me anėtarėt e kėsaj shoqate ku u pėrkujtua16 vjetori i mbajtjes sė Referendumit tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės mė 1 e 2 mars 1992, kur mbi 96% e popullates sė kėtyre komunave: Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė shprehu dėshirėn dhe u  deklarua pėr Autonomi politike e territoriale me tė drejtė bashkimi kombėtar me Kosovėn.

Nė kėtė takim, pos Kryesisė dhe shumė anėtarėve tė saj, tė pranishėm ishin edhe musafirėt e Karvanit – Krushqit e Diasporės Shqiptare  nga Shtutgardi e vende tė tjera tė Gjermanisė tė cilėt kėto ditė kishin ardhur pėr ta festuar  pavarėsinė e Kosovės. Kėta ishin: Cen Tahiri, Zėvendėspresident i UNION-it Artistik nė Diasporė dhe  Asllan Dibrani, udhėheqės i kulturės e Ramadan Dibrani, veprimtar i denjė qė ndihmoi  pa kursye ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės.

Me kėtė rast, mr.Nehat Hyseni, anėtar i Kryesisė sė  kėsaj shoqate (SHQLPK), nė fjalimin e vet qė mbajti para kėtij tubimi, tha se  rėndėsia e referendumit  qėndron nė deklarimin e parė dhe tė vetėm nė historinė  e kėsaj treve tė vullnetit politik tė shqiptarėve.

Duke folur pėr historikun  e Luginės sė Preshevės, z. Hyseni pėrmendi  se Presheva, Bujanoci e Medvegja  deri mė 1912 ishin  pjesė e Vilajetit tė Kosovės kurse aktualisht janė nė kuadėr tė Sėrbisė.

- Pėrndryshe, kėto komuna emėrtohen si: Kosovė Lindore – nga faktori shqiptar, Luginė e Preshevės – nga faktori ndėrkombėtar, “komuna nė jug tė Sėrbisė” – nga pushteti serb, “rajoni i Moravicės” nga populli, etj. Por, ėshtė me rėndėsi tė emėrtohen me njė emėr tė pėrbashkėt si rajon, qė ka karakteristika tė pėrbashkėta e qė imponon nevojėn pėr zgjidhje tė mėvetėsishme tė organizimit territorial administrativ dhe kulturo-arsimor tė kėsaj treve, tha nė fillim  Hyseni.


Pamje nga pėrkujtimi i 16 – vjetorit tė mbajtjes sė Referendumit mė 1992

 

Nė vazhdim ai pėrmendi se kėto komuna sot janė tė ballafaquara me njė mospėrfillje tė skajshme  nga pushteti i Serbisė, me njė mosinteresim pėr zhvillimin ekonomik dhe mirėqenien  e kėsaj treve si dhe me restrikcione tė ndryshme administrativo-politike e kulturore tė cilat dukshėm ngushtojnė lirinė e shqiptarėve.

- Kjo popullatė pas vitit 1999 po ballafaqohet me probleme tė shumta  si nė komunikimin ekonomik poashtu edhe kulturor edhe me Kosovėn gjė qė ka shkaktuar dukshėm vėshtirėsi dhe pasoja tė rėnda tė cilat nxitėn shpėrngulje tė theksuar tė shqiptarėve, sidomos nga fshatrat e Malėsisė sė komunės sė Bujanocit dhe tė Peshevės qė llogaritet se 30% e popullatės iku nė Kosovė dhe njė pjesė tjetėr edhe pėr Turqi, kurse nė komunėn e Medvegjės nga 2800 shqiptarė qė kishte para luftės erdhėn nė Kosovė dhe tash atje menxi qė gjenden 700 veta edhe atė kryesisht popullatė e moshuar.

 

Obligimet ndaj shqiptarėve tė Luginės tė parashihen nė Kushtetutėn e Kosovės

 

Ndonėse ky pėrvjetor po pėrkujtohet pėr herė tė parė pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės si shtet sovran dhe i pavarur, nga popullata e kėsaj ane ėshtė vlerėsuar lartė fakti se nė Kosovė janė pėrcaktuar standarde tė larta pėr respektimin e tė drejtave dhe lirive tė minoriteteve e nė veēanti tė atij serb. Poashtu vlerėsohet lartė pėrkushtimi i faktorit politik dhe popullit tė Kosovės nė bashkėpunim dhe partneritet me faktorin ndėrkombėtar. Prandaj,  jemi tė bindur  se kjo ėshtė rruga mė e mirė qė krijon mirėqenie, liri dhe tė drejta tė standardeve tė larta pėr minoritetet dhe mbarė popullin e Kosovės pa dallim pėrkatėsie etnike dhe fetare. Nė kėtė mėnyrė, Republika e Kosovės, si shtet mė i ri nė Evropė dhe botė, i kontribuon paqes dhe stabilitetit tė rajonit dhe mė gjėrė, tha mr. Nehat Hyseni. Dhe, ky pėrkushtim dinjitoz nė Kosovė pėr barazi dhe mirėqenie tė minoriteteve assesi nuk duhet ta pėrjashtojė  pėrkujdesjen e saj si shtet sovran dhe i pavarur pėr shqiptarėt qė jetojnė si pakicė kombėtare nė Sėrbi. Ky obligim i Kosovės duhet tė parashihet nė Kushtetutėn e Kosovės, tani kur po zhvillohet diskutimi publik pėr miratimin e saj. Andaj me tė drejtė presim nga shteti i Kosovės si dhe nga faktori ndėrkombėtar qė tė na mbėshtesin nė kėtė drejtim.

Ėshtė e ditur se faktori politik qysh nė vitin 1999 ėshtė deklaruar unanimisht dhe nė mėnyrė eksplicite pėr njė parim ndėrkombėtar, atė tė reciprocitetit, qė do tė thotė se ato tė drejta qė u garantohen serbėve dhe minoriteteve tjera nė Kosovė, tė njėjtat t’u garantohen edhe Shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės. Pra, pėr shqiptarėt e Luginės sė Preshevės dhe qyteteve tjera tė Sėrbisė, pakoja e Ahtisarit ėshtė e pranueshme pėr sigurimin e tė drejtave dhe lirive tė shqiptarėve tė kėsaj ane dhe mė gjėrė. Kjo do tė ishte e mundur edhe me krijimin e tė ashtuquajturave lidhje speciale me Kosovėn, praktikė kjo qė ėshtė aplikuar edhe nė rajon, sidomos pėr serbėt e Kosovės, tė cilėve u mundėsohet pėrkujdesje dhe mbėshtetje institucionale nga ana e Serbisė.

- Tė pėrkujtojmė se lėmitė e arsimit, shkencės, kulturės, shėndetėsisė e sportit, nuk  mund tė zhvillohen nė Luginėn e Preshevės pa mbėshtetjen e Kosovės. Sidomos arsimi shqip qė organizohet nga shkollimi fillor dhe i mesėm nė pėrgatitjen e teksteve shkollore nė gjuhėn shqipe. Prandaj, ėshtė domosdoshmėri qė tė themelohet njė univerzitet shqiptar qė do tė kishte pėr detyrė pėrgatitjen e kuadrove tė reja tė mėsimdhėnėsve pėr ato shkolla, ka thėnė Hyseni.

Meqė, pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės popullata  shqiptare po ballfaqohet me njė valė tė re antishqiptare, kjo tė pėrkujton kohėrat mė tė errėta tė sė kaluarės, sepse kjo popullatė ėshtė e frikėsuar por edhe e lėnė pasdore. Ekziston rreziku real i njė shpėrnguljeje tė re masive. Prandaj, patjetėr duhet ta kthejmė shpresėn dhe sigurinė e tyre qė policia multietnike e krijuar pėr kėtė qėllim tė mos e ndėrrojė destinimin duke i detyruar policėt shqiptarė tė shėrbejnė nė vise tjera tė banuara me serbė. Kėrkojmė njė demilitarizim tė plotė tė kėtij rajoni dhe njė monitorim efikas ndėrkombėtar, tha nė fund mr. Nehat Hyseni. 

H.Emėrllahu

 

 
   
 

© 1997-2008 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.