Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

Teatri i Bujanocit fitoi ēmimin e parė nė festivalin e teatrove amatore nė Dardanė




Pergaditi: Valon BEGZADI


Teatri i qytetit tė Bujanocit mori pjesė nė festivalin tradicional tė teatrove amatore "Lulekuqet e Prillit", nė Dardanė dhe fitoi cmimin e parė.
Teatri i Bujanocit mori pjesė me shfaqjen komedis "STJUARDESAT" - Mark Gameloti. Regjinė e sė cilės e punoi Sara Mustafa, asistente regjie dhe regjisor i teatrit Nagip Taipi, muziken - koreografi i teatrit Burhan Salihu.
Premiera e shfaqjes ishte dhėnė edhe nė Bujanoc ku nė teater ishin te pranishėm mbi 700 shikues cka do tė thot se salla e shtepisė sė kulturės nė Bujanoc ishte e mbushur plot dhe kjo shfaqje u pritė shumė mirė nga publiku.
Sipas regjisorės dhe aktores sė kėsaj shfaqjeje pjesmarrja e teatrit nė festival ishte e katėrta me rradh cka do tė thotė se teatri i Bujanocit kishte marrė pjesė pėr katėr vjet rradhazi dhe cdo herė kishte marr cmime, si ato;
Cmimi i aktorit pėr rolin mė mirė tė interpretuar nga Arber Ibrahimi nė rolin e Bleronit me shfaqjen "MATURANTET" nė vitin 2005, cmimi pėr rolin mė mirė tė interpretuar nga Sara Mustafa ne rolin e motrės sė dėshmorit me shfaqjen "GJAKU I DESHMOREVE" ne vitin 2006, cmimi pėr regjinė mė tė mirė tė shfaqjes "MAKIATO BOYS" nė vitin 2007 dhe tani nė vitin 2008 cmimin pėr shfaqjen mė tė mirė dhe interpretimin mė tė mirė nė grup me shfaqjen "STJUARDESAT".
Vlenė tė theksohet se teatri i Bujanocit i njohur me emrin "AKTORI", punon qė nga viti 2003 dhe shfaqi komedi, drama dhe shov tė ndryshme gjatė periudhės 2003 - 2008. Publiku i mirepriti gjithėherė shfaqjet e ketij teatri.
Aktoret e teatrit te cilet realizuan rolet me sukses ishin: Betim ISUFI, Sara MUSTAFA, Nagip TAIPI, Shehide RASHITI, Agon ISLAMI, Arber IBRAHIMI, Shefket MSTAFA, Ilir HASANI, etj.
Shpresojmė qė ky teater tė vazhdojė me suksese edhe nė tė ardhmėn dhe me shpresė qė tė gjejė, mbeshtetje institucionale, sepse ėshtė njė thėnje:

"Nje qytet qe nuk ka teater ai qytet nuk ka kulture"!

 

 
   
 

© 1997-2008 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.