|
Kėshilli drejtues i TVP: Televizioni Presheva duhet tė vazhdojė edhe
mė tej punėn e rregullt
Preshevė, 04 gusht, (TVP,
presheva.com) - Kėshilli drejtues i Ndėrmarrjes Publike Informative
Presheva nė Preshevė ka mbajtur mbledhjen e vetė tė rregullt nė
lokalet e kėtij institucioni. Sipas kryetarit tė kėshillit drejtues,
Baki Rexhepi nė kėtė takim ėshtė bėrė shqyrtimi i konkursit pėr
drejtor nė kėtė ndėrmarrje. Anėtarėt e kėshillit drejtues gjithashtu
janė informuar me procedurat e zbatuara nė lidhje me konkursin qė
tani mė ėshtė mbyllur dhe pėr personin qė ka kandiduar pėr drejtor.
Nė kuadėr tė mbledhjes sė sotme ėshtė bėrė edhe shqyrtimi i gjendjes
pas mbylljes tre ditore tė Televizionit Presheva. Nė lidhje me kėtė
pikė tė rendit tė ditės ka pasur mė shumė diskutime nga anėtarėt
prezent tė kėtij organi. Sipas zotit Rexhepi Televizioni Presheva
duhet tė vazhdojė edhe mė tej punėn e rregullt duke u kompletuar me
organet e veta pėr tė vazhduar nė pėrmbushjen e obligimeve nė lidhje
me dokumentacionet pėr frekuencė tė Televizionit. Kėshilli drejtues
i kėsaj ndėrmarrje ka marrė qėndrimin qė konkluzionet e dala nga
kuvendi komunal tė datės 30 qershor pėr vazhdimin punės sė
mėtutjeshme tė Televizionit Presheva tė i dėrgohen tė gjitha
organeve qeveritare dhe ndėrkombėtare.
|
|