Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

 

LDI nuk voton pėr Planin lokal pėr refugjatėt serb nė Medvegjė


Tė mėrkurėn e kaluar, me 25 shkurt 2009, Kuvendi Komunal i Medvegjės mbajti seancėn e pestė tė rregullt me 19 pika tė rendit tė ditės.
Nė seancė morėn pjesė tre Kėshilltarėt e LDI-sė.
Kėta pėrfaqesues tė shqiptarėve tė Medvegjės nuk u pajtuan me raportin e Radio Medvegjės por kėrkuan zgjėrim tė programit nė gjuhėn shqipe. Njėherit kėrkuan qe tė shtohet numri i librave tė bibliotekės nė gjuhėn shqipe i cili numėr kapė tani shifrėn prej afro tremije njesishe bibliotekiste, prej afro tridhjet e shtatė mije sa ka gjithėsejt kjo biblioteke.

Po kėshtu pėrfaqėsuesit e LDI-sė nuk u pajtuan qė nė kėtė kohė tė krizės globale financiare tė shtohen taksat pėr shėrbime komunale nė KK tė Medvegjės, duke pasur parasyshė situatėn edhe kėshtu tė rėndė ekonomike tė popullatės sė kėtyre trojeve.
Nuk dhanė pėlqemin e tyre as pėr Planin lokal pėr tė zhvendosurit serb nė komunėn e Medvegjės, sepse ky Kuvend nė mėnyre diskriminuese po vepron ndaj shqiptarėve tė zhvendosur nga kjo komune.

Edhe pse e vleresuan si program human, votuan kundėr tij deri sa tė mos bėhet Plan i krijimit tė kushteve edhe pėr tė zhvendosurit shqiptar tė Medvegjės.
Kuptohet se pėr tė gjitha kėto qėshtje Kėshilltarėt e LDI-sė u mbivotuan dhe tė gjitha ato dokumente u aprovuan me makinerine e votimit, por, pa votėn dhe pėlqimin e tyre.

Medvegjė, 02 mars 2009
Prof.Rexhep Abazi,kryetar dhe kėshilltar i LDI-se, Medvegjė

 

 
   
 

© 1997-2009 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.