|
Njoftim pėr Opinion
Duke u nisur nga e drejta pėr liri, demokraci dhe drejtėsi, nga e
drejta e natyrshme pėr lėvizje dhe komunikim tė lirė tė etnitetit
shqiptar tė ndarė pėrmes shumė kufijve nė njė hapėsirė tė pėrbashkėt
etnike - me iniciativėn e shqiptarėve nga komunat e Kosovės lindore
(Lugina e Preshevės), me banim nė Kosovė, si dhe bashkatdhetarėve
mbėshtetės tė Kosovės, formohet:
Lėvizja pėr Demokraci dhe
Integrim (LDI)
si organizim shoqėror - politik i shqiptarėve tė kėtyre viseve me
qėndrim nė Kosovė, dhe i tė gjithė pėrkrahėsve vullnetmirė nga
Kosova, pėr integrime brenda shqiptare, rajonale dhe evropiane, nė
baza tė vlerave tė demokracisė dhe drejtėsisė autentike dhe asaj
ndėrkombėtare.
Treva e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės, historikisht dhe
etnikisht e lidhur me Kosovėn, ka mbetur e izoluar, pa mundėsi pėr
lėvizje e komunikim tė lirė, pėr zhvillime demokratike dhe ekonomike.
Populli i kėsaj treve e ka shprehur vullnetin e vet tė natyrshėm me
Referendumin e Vitit 1992, nė kohė tė kthesave dhe ndryshimeve
sistemore demokratike nė pėrmasa globale, ngjarje historike tė
pėrcjella me rėnie simbolike dhe efektive muresh, hapje kufijsh, e
rėnie shtetesh diktatoriale.
Me gjithė kėto ndryshime, mungoi angazhimi dhe vullneti i duhur pėr
integrimin demokratik tė kėsaj treve tė Kosovės lindore ('Lugina e
Preshevės'), e mbetur brenda Serbisė Jugore. Nė vend tė eliminimit
tė barrierave tė zhvillimit dhe integrimit, ato janė pėrforcuar,
duke e izoluar kėtė hapėsirė mė shumė se kurrė, nga etniteti
pėrkatės autokton dhe nga bota demokratike. Nė kėto rrethana, Serbia
i ka duart e lira tė ushtrojė presione, dhunė e terror kundėr
popullatės sė pa mbrojtur shqiptare, kur tė dojė, e si tė dojė, duke
sajuar skenarė tė llojllojshme pėr shpėrnguljen sa mė tė madhe tė
shqiptarėve autoktonė. Shqiptarėt e kėtyre tri komunave, aktualisht
rreth 30.000 me qėndrim nė Republikėn e Kosovės, kanė ngelur pa
asnjė zė legjitim pėr t'i shprehur shqetėsimet pėr tė drejtat e
popullatės sė kėsaj treve nė institucione tė Kosovės.
Nė fokus tė angazhimeve tė veta, LDI do tė ketė avancimin demokratik
tė kėsaj ēėshtje, sensibilizimin sa mė efektiv pėr zgjidhje, duke
bashkėpunuar me subjektet pėrkatėse kombėtare e ndėrkombėtare, nga
tė cilėt pret interesimin dhe prononcimin e tyre lidhur me kėtė
subjekt te ri politik. Hollėsitė e veprimtarisė sė LDI do tė
shpalosen pėrmes Platformės qė do tė miratohet nė Kuvend tė LDI.
LDI bazohet nė vullnetin e popullit dhe aktet e konventat
ndėrkombėtare, siē janė:
Karta e Kombeve tė Bashkuara (Neni 1, 2 dhe 55 - viti 1993)
Konventa e Kombeve tė Bashkuara mbi tė drejtat e njeriut (1950)
Deklarata e Njohjes sė Pavarėsisė sė vendeve dhe popujve tė
kolonizuar (1960)
Deklarata e Marrėdhėnieve tė Miqėsisė (1970)
Karta e Parisit dhe Dokumenti i Kopenhagės (1990)
Deklarata e Vjenės (1993)
Karta evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut
Kėshilli Nismėtar i LDI-sė,
Pėr informacione me te hollėsishme: personi kontaktues, nr.tel. 049
293 654; 049 365 180; 049 293 641
Adresa e Selisė sė LDI: Rr. Perandori Justinian, sol. I, kat.I,
nr.4, Prishtinė
Prishtinė, 31 janar 2010
|
|