Ballina | Shëndetësi | Ministria e Shëndetësisë shpall konkurs për 234 specializime të reja

Ministria e Shëndetësisë shpall konkurs për 234 specializime të reja

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Ministria e Shëndetësisë shpall konkurs për 234 specializime të reja

Zëvendësministri i Shëndetësisë i Kosovës, Nemanja Vujoviq ka nënshkruar sot edhe dy udhëzime të reja administrative: Udhëzimin Administrativ nr. 11/2010 -Edukimi Specialistik Pasdiplomik (ESP) dhe Udhëzimin Administrativ nr. 12/2010 -Udhërrëfyesit dhe Protokollet Klinike.

Derisa me udhëzimin e parë themelohet  struktura organizative, përcaktohen detyrat, përbërja e trupave administrative, afatet kohore për hartimin, ndryshimin, revidimin, adoptimin dhe revokimin e Udhërrëfyesve dhe Protokolleve Klinike në territorin e Republikës së Kosovës, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve,  udhëzimi tjetër administrativ rregullon organizimin, procedurat dhe mënyrat e zbatimit të edukimit specialistik pasdiplomik të punonjësve shëndetësorë.

Me miratimin e këtij udhëzimi, MSH-ja finalizoi edhe konkursin për ndarjen e specializimeve të reja në bazë të nevojave të institucioneve shëndetësore, bazuar në këtë udhëzim dhe në Ligjin për Shëndetësi. Ky konkurs do të publikohet në mediet e shkruara ditën e parë të punës së institucioneve pas festës së Vitit të Ri. Në këtë konkurs, MSH-ja ka lejuar tri forma të specializimit: Specializimin me financim nga Ministria e Shëndetësisë, specializimin me vetëfinancim nga specializanti dhe Specializimin e lëmit nga Institucioni Privat Spitalor, i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë parashihet të lejojë 234 specializime të reja, nga të cilat 110 sosh  me financim nga MSH-ja, 108 të tjera me vetëfinancim, si dhe 16 specializime me financim nga Institucioni Privat Spitalor i licencuar. Të gjitha këto për 42 lëmenj shëndetësorë, nga mjekësia e përgjithshme, stomatologjia dhe farmacia.

Fitimi i lëmit për specializim do të jetë publik dhe transparent.

Pos në media, ky konkurs do të publikohet dhe në web faqen e MSH-së: www.msh-ks.org<http://www.msh-ks.org/>

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (1 Publikuar)

avatar
arta 28/03/2011 13:47:21
Jam e interesuar per pyetjet rreth specializimit?
Total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

3.00
Presheva Web Portal