Ballina | Shëndetësi | Këshilla | Mjalti, mjekimi që kuron sinozitin

Mjalti, mjekimi që kuron sinozitin

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Mjalti, mjekimi që kuron sinozitin

 

Mjalti nuk është vetëm i shijshëm, por edhe kurativ. Një lugë mjaltë mbron grykën dhe qetëson hidhërimin gjatë stinës së ftohtë.

Sipas një studimi të zhvilluar në Kanada nga Universiteti i Otavës, kjo substancë ndihmon edhe ata që vuajnë nga sinoziti, një inflamacion që shkaktohet nga disa baktere, kërpudha, alergji apo infeksione virale.

Kërkuesit investiguan aktivitetin e mjaltit tek bakteret që janë shkaktaret kryesore të shumë infeksioneve, përfshirë këtu edhe sinozitin. Këto baktere shkaktojnë edhe uljen e efektit të antibiotikëve dhe në pjesën më të madhe edhe të medikamenteve më të njohura për simptomat e sinozitit.

Në fakt, studiuesit kanë zbuluar se jo të gjithë, por vetëm disa lloje mjalti përmbajnë ato elemente antibakteriale për të shëruar sinozitin. Para pak kohësh edhe një kërkim i Universitetit të Pizës konfirmoi se mjalti është shumë efikas për të luftuar infeksionet, duke vepruar si një antibiotik i vërtetë.

Sipas këtij studimi, ngrënia e mjaltit është e nevojshme për të luftuar dhembjen e fytit dhe infeksionet në gojë./bw/ 

 

atikulli

v4.7

Regjistrohuni për komente Komente (0 Publikuar)

Total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

3.00
Presheva Web Portal
v4.7
v4.7
v4.7