Ballina | Shëndetësi | Këshilla | Mungesa e vitaminës D rrit rrezikun për diabet

Mungesa e vitaminës D rrit rrezikun për diabet

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Mungesa e vitaminës D rrit rrezikun për diabet

Vitamina D prodhohet në organizëm pas ekspozimit ndaj rrezeve të diellit, por kjo vitaminë është e pranishme edhe në disa ushqime Nivelet më të ulëta të vitaminës D në gjak lidhen me një rrezik më të madh nga paraqitja e diabetit, thonë shkencëtarët australianë. Pas përcjelljes të më shumë se 5.000 njerëzve për 5 vjet, kërkuesit shkencorë kanë konstatuar se, personat me nivele më të ulëta të vitaminës D në gjak, janë për 57% më të rrezikuar nga paraqitja e diabetit të tipit II, krahasuar me njerëzit që kanë nivele normale të kësaj vitamine. 

“Studimet e ngjashme me studimin tonë kanë sugjeruar se, për ta zvogëluar rrezikun nga paraqitja e diabetit të tipit II, nevojiten sasi më të mëdha të vitaminës D, sesa që kërkohen për ta ruajtur shëndetin e eshtrave”, ka deklaruar udhëheqësja e studimit, Dr. Claudia Gagnon, nga Universiteti i Melburnit në Australi. 

Vitamina D prodhohet në organizëm pas ekspozimit ndaj rrezeve të diellit, por kjo vitaminë është e pranishme edhe në disa ushqime, si në vezë dhe peshq. Roli kryesor i kësaj vitamine është forcimi i eshtrave. Instituti australian për mjekësi preferon që të rriturit të marrin rreth 600 IU (njësi ndërkombëtare) të vitaminës D në ditë, në mënyrë që niveli i kësaj vitamine në gjak të jetë optimal. Studimet e mëparshme kanë treguar edhe se, vitamina D, mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të nivelit të sheqerit në gjak. 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (0 Publikuar)

Total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal