Ballina | Shëndetësi | E përgjithshme | Si ta dallosh një njeri që është i mvarur prej interneti?

Si ta dallosh një njeri që është i mvarur prej interneti?

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Si ta dallosh një njeri që është i mvarur prej interneti?

 

Ka sypozime se ata që janë të mvarur prej internetit kanë ndryshime në tru të ngjajshme me ata që janë narkomanë dhe alkoolist, shkruan BBC.

Hulumutuesit Kinez thonë se ky zbulim i ri i publikuar në revistën PlosOne, mund të sjellë deri tek shërimet e këtyre njerëzve që janë të mvarur.

Ekipi hulumtues i drejtuar nga dr Hao Leo nga Akademia e Shkencave në Vuhan ka skenuar trurin e 35 personave me moshë ndërmjet 14 deri 21 vjec.

Nga 17 prej tyre është konstatuar se kanë cregullime nga mvartësia e internetit (IAD) në bazë të përgjigjeve pozitive të pyetjes "A keni patur tentime të dështuata që të kontrolloni, zvogloni dhe ndërpreni përdorimin e internetit?".

Skanimi i trurit me rezonancë magnetike ka treguar ndryshime në masën e trurit, vendin ku ndodhet qelizat nervoze, tek personat që janë kualifikuar si të mvarur prej internetit.

Prof HUnter Schuman, shef i katedrës në psikiatrinë biologjike në institutin e psikiatrisë në King College të Londrës ka thënë për BBC se rezultate të njejta janë vrejtur edhe tek personat që janë të mvarur prej video lojrave.

Pyetjet të cilat paraqesin kriteret diagnostike për vartësi nga interiet janë:

A jeni të preokupuar nga interneti?

A ndjeni se sa cdo herë keni më shumë nevojë për internet që të ndjeheni të kënaqur?

Sa herë keni tentuar pa sukses që të kontrolloni, zvogloni apo ndëpreni përdorimin e internetit?

A jeni të padisponuar, pa vullnet, depresiv sa herë që provoni të zvogloni apo ndëpreni përdorimin e internetit?

A mbeteni më shumë "online" se sa keni planifikuar?

A keni rrezikuar humbjen e vendit të punës, dashurinë apo mundësinë për tu punësuar për shkak të ineternetit?

A keni gënjyer familjarët, psikiatrin apo dikë tjetër se sa kohë qëndroni realisht në internet?

A e përdorni internetin për të ikur nga problemi apo për shkak të disponimit të keq?

Ata që kanë përgjegjur me PO nga një deri në pesë janë konstatuar se janë të mvarur prej internetit. /presheva.com/

 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (1 Publikuar)

avatar
s'asht me rendsi 20/01/2012 18:07:11
katastrof, tuto kompleto e mvarne koksha
Total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal