Ballina | Shëndetësi | E përgjithshme | Trajnimi i celulitit

Trajnimi i celulitit

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Trajnimi i celulitit

Duke qenë një problem i përhapur dhe jo i lehtë për tu menaxhuar, vazhdimisht bëhen përpjekje për të gjetur rrugë të trajtimit të celulitit.

Një pjesë e trajtimeve japin efekte të kënaqshme në trajtimin e celulitit, disa trajtime japin efekte të pjesshme, ndërsa trajtime të tjera kanë rezultate të diskutueshme. Shkolla të caktuara e vendosin theksin e mjekimit tek masazhi, vakuumi dhe drenazhi limfatik. Ekspertë të tjerë e vendosin theksin tek dieta dhe ushtrimet fizike.

Trajtime të tjera për celulitin përfshijnë ultratingujt, terapinë termike (nxehjen e shtresës së nënlëkurës duke mbajtur të ftohur vetë lëkurën), etj. Ka edhe trajtime të cilat mundohen ta trajtojnë celulitin nëpërmjet aplikimit të kremrave me përmbajtje të caktuar.

Një nga terapitë e suksesshme është mezoterapia anti-celulit e ofruar në mënyrë profesionale në Qendrën e Mjekësisë Dermato-Estetike “Dr APETRI Health & Beauty”. Kjo metodë përfshin injektimin e një përzierje substancash në pjesën e lëkurës së prekur nga celuliti. Mezoterapia ka veprim të dyfishtë: shkrirjen dhe largimin e indit dhjamor dhe tretjen e fashave të indit lidhor. Ajo është një metodë tepër efikase që vepron kundër të dy shkaktarëve të celulitit. Pavarësisht nga metoda e përdorur për trajtim, në mungesë të ndryshimit të dietës dhe sjelljes, celuliti do të rishfaqet. Për këtë arsye, në Qendrën e Mjekësisë Dermato-Estetike “Dr APETRI” klientëve u rekomandohet që paralelisht me trajtimin anti-celulit të ndjekin një variant të personalizuar të programit Dieta Perfekte. Programi Dieta Perfekte ofrohet falas për gjithë klientët që trajtohen me mezoterapinë anti-celulit.

Mesazh i rëndësishëm

Askush nuk duhet të bjerë në panik nga prania e celulitit. Pjesa më e madhe e femrave, madje edhe supermodelet, janë të prekura nga celuliti. Ajo që duhet të dijë çdo femër është se në momentin kur celuliti bëhet shqetësim kozmetik i padëshiruar, ka shumë mënyra për ta trajtuar atë në mënyrë profesionale.

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (0 Publikuar)

Total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal