Ballina | Shëndetësi | E përgjithshme | Mësoni më shumë për tymin e duhanit

Mësoni më shumë për tymin e duhanit

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Mësoni më shumë për tymin e duhanit

Ekipi i shoqatës “Provjerenog”, ka bërë analizat në ambijentet e mbushura me tym të cigares dhe prezantoi rezultatet si vijon:

Tymi i cigares nuk dëmton vetëm ata që e thithin! Në laboratorin për analitikë dhe toksikologji, një vullnetar ka dhezë 10 cigare, të cilat janë djegur deri në fund. Pajisjet e sofistikuara, kanë kërkuar-hulumtuar vetëm disa nga substanca, sepse analizat e të gjithave që përmban tymi, që llogaritet se janë mbi 4.000, do të kushtonin shumë shtrenjtë dhe vështirë do ta kishte cili do shtet të përballojë këto shpenzime për hulumtim.

Vetëm pas 10 minutave, një nga ato substanca, ka arritur shkallën e alarmit. Kjo substancë quhet “akrolein” që tani ka qënë përafërsisht 20 herë më shumë se sa është e lejuar në ambiente pune, ka pohuar Zvonko habush, pronar i këtij laboratori dhe inxhinier për siguri në punë-person që ka mbikqyrë këtë eksperiment.

Avulli i “akroleinës”, ngacmon organet e frymëmarrjes, fytin dhe sytë. Shkalla që është regjistruar në ato ambiente është e rrezikshme për shëndetin. Ndërkaq, shkencëtarët në mbarë botën janë në dijeni se në tymin e cigares ka edhe shumë substanca kanceroze. Kanceri i mushkërive, ataket në tru dhe në zemër, janë vetëm pjesë e pasojave të pirjes pasive të duhanit-cigares, prej të cilës, në botë vdesin 600.000 persona në vit! Një e treat e këtyre viktimave janë fëmijë.

Këto janë të dhënat e Organizatës botërore të shëndetësisë, që duhet të na shtynë të mendojmë, por edhe fjalët e mjekut specialist të pulmologjisë dhe onkologjisë, me të cilët kanë biseduar përfaqsuesit e shoqatës së lartëpërmendur. Tymi i cigares, pos sëmundjeve të rënda, shkakton edhe një sërë sëmundjes më të lehta, sidomos tek fëmijtë, prindërit e të cilëve pinë cigare në shtëpi.

“Prindërit në mënyrë të drejtëpërdrejtë rrezikojnë shëndetin e fëmijve të tyre sepse është dëshmuar se ata fëmijë janë me rrezik të zmadhuar nga sëmundjet tumorale dhe kanceroze, ka mundësi të jete edhe leukemi, nuk do të thotë të jetë kancer i mushkërive, por mjafton të jetë ndezje bronhijale-bronhitis, ndezje e veshit, ndezje e mushkërive etj, që janë të gjitha këto sëmundje që paraqiten pikërisht për shkak të pirjes pasive të cigares”, pohon prim.dr. Sanja Pleshtina, nga Klinika për sëmundje të mushkërive në Jordanovc. /kuriozitete/ 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (0 Publikuar)

Total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal