Ballina | Shëndetësi | E përgjithshme | Çka është Aflatoksina, si ka arritur në qumësht dhe si vepron në organizëm

Çka është Aflatoksina, si ka arritur në qumësht dhe si vepron në organizëm

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font

Aflatoksina është prodhim i zhvillimit të mykut Aspergillus Flavus. Paraqitet në vendet ku ka klimë të lagësht si edhe si pasojë e thatësirave. Në serbi është paraqitur si pasojë e misrit gjatë thatësirave të vitit 2012 ku vlersohet se rreth 70% e misrit është e infektuar.

Si ka arritur Aflatoksina në qumësht?

Nëpërmjet misrit që përdoret për ushqim të kafshëve, aflatoskina ka arritur në organizëm të kafshëve. Aflatoksina që gjendet në qumësht është kancerogeni më i fortë dhe më i njohur që gjendet në natyrë. Në Serbi sasia e lejuar e aflatoksinës në qumësht është 0.05 mikrogram për litër, ndërsa në BE është 0.0025.
Për tu prodhuar një kilogram djath, nevojiten më së paku 3.5 litra qumësht, çka do të thotë se 3.5 herë më shumë sasi e qumështit të infektuar duke rrezikuar po aq shëndetin e njerëzve.

Kur një herë hyn në zinxhirin e ushqimeve, aflatoksinet shumë vështirë mund të shkatrrohen.

Sëmundja më e shpeshë - kancer i mëlçisë

Personat e rritur kanë tolerancë të lartë në aflatoksina, pasi janë të përhapura shumë në natyrë, Nëse janë për një kohë të gjatë të ekspozuar, rreziqet janë më të mëdha, dhe sëmundja më e shpeshtë që paraqitet është kanceri i mëlçisë.

Ushimeve të kafshëve dhe koncetrateve mund  ti shtohen minerale të caktuara që mundësojnë që kafshët me lëngje ta nxjerrin helmin nga organizmi dhe mos të lidhet me mishin.
Pas tri deri shtatë ditë pas ndërprerjes së ushqimit të lopëve që mjilen, aflatoksinet zhduken nga qumështi.
Pasi ushqimet e kafshëve janë të helmuara me misër, atherë ky kancerogjen do të paraqitet tek secili prodhim që është pasojë e konsumimit të ushqimit të helmuar si qumësht, djath dhe prodhimet tjera të qumështit.

Përdoruesit as nëpërmjet aromës apo shijes nuk mund ta vërejnë se qumështi është toksik.

Çka mund ti bëj aflatoksina organizmit

Efektet toksike primare manifestohen me ndryshime të organeve të trejtes. Aflatoksikozat veprojnë me përkeqësim të shpejtë të gjendjes së organizmit, me gjakderdhje të brendshme dhe vdekje. Për të ndodhë një gjë e tillë, duhet të konsumohet një sasi e madhe e aflatoksinës. /presheva.com/

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (0 Publikuar)

Total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

1.50
Presheva Web Portal