Ballina | Shëndetësi | E përgjithshme | Analizat e gjakut - pasqyrë e shëndetit tonë. Çfarë paraqesin në fakt këto shifra?

Analizat e gjakut - pasqyrë e shëndetit tonë. Çfarë paraqesin në fakt këto shifra?

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Analizat e gjakut - pasqyrë e shëndetit tonë. Çfarë paraqesin në fakt këto shifra?

Analiza e gjakut janë parametrat kryesore në bazë të së cilave mjeku përcakton apo zbulon sëmundjen, ku po thuaj se shumica nuk e dinë se çfarë paraqesin këto të dhëna.

Gjaku përbëhet nga plazma e gjakur, eritrocitet (rruzat e kuqe të gjakut), leukocitet (rruzat e bardha të gjakut) dhe tromobocitet (pllakat e gjakut).

Mungesa e eritrociteve paraqet reaksionin e mungesës së oksigjenit, krijimin e granulociteve (neotrofilet, bazofilet dhe eozinofilet) dhe monociteve na flet për përmbajtje të infeksionit në organizëm. Mungesa e limfociteve është reaksioni ndaj antigjeneve, dhe krijimi i trombociteve është tregues se kemi gjakderdhje.

Eshtë shumë me rëndësi që ketë kujdes në kufijt e vlerave dhe me këtë të krahasohen rezultatet tuaja.

Sedimentacioni
Sedimentacioni (SE) paraqet proces spontan të depozitimit të eritrociteve në gjakun. Vlerat normale të sedimentacionit sillen prej 2 deri 12 mm/h. Rritja e shpejtësisë së sedimentacionit përdoret si tregues i inflamacionit në organizëm.

Fibrinogjeni
Fibrinogjeni është protein i plazmës dhe është një tregues i inflamacionit në organizëm. Vlerat e saj normale janë 1.8 deri 3.5 g/L. Kjo rritet tek sëmundjet e veshkëve, sëmundjet infektive dhe reumatike. Zvoglohet kur ka insuficiencë akute dhe kronike të mëlçisë, aksidente në shtatzani, emboli, metastaza të prostatës dhe organeve tjera, leukemi.

Eritrocitet
Funksioni bazë i eritrociteve është që të bartë okisgjenin deri tek qelizat e ndryshme të organizmit.
Parametrat më të rëndësishme që kanë të bëjnë me eritrocitet janë:

RBC - numri i eritrociteve në gjak dhe ka vlerat mesatare 3.86 deri 5.72
Hgb - sasia e përgjithshme e hemoglobinës në të eritrocitet në gjak - vlera mesatare 110 deri 180 g/L.
Hct - hematokriti (volumi i eritrociteve në një njësi të plotë me gjak i cili duhet të jetë prej 0.356 dhe 0.53 l/l)
MCV (sasia e mesme e eritrociteve prej 81 deri 99)
MCH (vlera e mesme e hemoglobinës në eritrocite 29 deri 32.9)

Zvoglimi i eritrociteve dhe hemoglobinës më së shpeshti lidhet me aneminë. Rol të rëndësishëm për shkaktarin e anemisë është MCV, deri sa parametrat tjerë janë më pak specifik.
Caktimi i hematokritit ka rëndësi tek humbja e lëngjeve si psh tek gjakderdha akute.

Trombocitet
Trombocitet marrin pjesë në proceset e mpiksjes së gjakut apo koagulimit
PLT - numri i përgjithshëm i trombociteve në gjak duhet të jetë 140 deri 450 x 109/l
MPV - volumi mesatar i trombociteve me vlerë mesatare 7.8 deri 12 fl
PCT - pjesa volume e trombociteve në një njësi plot gjak (0.200 deri 0.500).

Zvoglimi i numrit të tromobiceteve 
Trombocitopenia paraqet zvoglimin e numrit të trombociteve nën 100.000 mikrolitra gjak. Nëse numri i tyre është nën 50.000 atherë paraqitet mundësia e gjakderdhjes në lëndime minimale. Gjakderdhja spontane mund të ndodhë nëse numri i trombociteve është nën 20.000.

Rritja e numrit të tromobiceteve
Trombocitoza paraqitet kur numri i tromobociteve rritet mbi 500.000 në mikrolitra gjak. Ajo paraqitet në kuadër të sëmundjeve të ndryshme.

Leukocitet marrin pjesë në proceset inflamatore dhe mbrojtjen e orhanizimit nga ana e shkaktarëve të sëmundjeve. Ekzistojnë pesë lloje të leukociteve: neotrfilet, limfocitet, eozinofilet, monocitet dhe bazofilet, dhe secila prej tyre ka rolin e posaçëm.

WBC (numri i leukociteve në gjak që duhet të jetë 3.9 - 10 x 109/l.
NE% - përqindja e neutrofileve nga numri i përgjithshëm i leukociteve (40-70%)
LY% - përqindja e limfociteve nga numri i përgjithshëm i leukociteve (20-50%)
MO% - përqindja e monociteve nga numri i përgjithshëm i leukociteve (1-10%)
EO% - përqindja e eozinofileve nga numri i përgjithshëm i leukociteve (0-6%)
BA% - përqindja e bazofileve nga numri i përgjithshëm i leukociteve (0-1%)

Rritja e numrit të leukociteve (Leukocitoza) dhe zvoglimi i numrit të leukociteve (Leukopenia) shpesh janë të lidhura me infeksionet akute ose paraqitet tek sëmundjet tjera.
Leukocitoza me domimin të neutrofileve shpesh lidhet me infeksionet bakteriale, Leukopenia me numër të shumtë të limfociteve lidhet me infeksione virusale edhe pse nuk vlen përgjithmonë. Rritja e numrit të eozinofileve mund të tregojë infeksion parazitar ose në reaksion alergjik. /D.S-presheva.com/

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (4 Publikuar)

avatar
05/02/2014 07:44:24
ju lutemi me ndihmoni nena ime e ka Sendimentacionin shume te ngritur 55 dhe uren 25 a mundemi me dha shpjegim per uljen e tyre
avatar
ardiana 18/10/2013 21:13:01
Ju lutem, me ndihmoni rreth: trombocitet e ulta 30, me qfare mund ti ngris, a ka ndoje ushqim apo terapi qe eshte dedikuar posaqerisht pe rngritjen e tyre
avatar
shqipe 13/06/2012 14:31:24
une nje kohe te gjate kur lendohem ne trup me mbeten shenja te mavijosur gjat, kurse nje dite pata edhe gjakderdhje ne hunde pastaj shkova ti bej analizat, trombocitdet me dolen ulet njehere 9, pastaj i bera edhe diku tjeter 17 kurse pas disa propozimeve shkova tek hematolugu ku ai mi qiti 75,
une e kam nje bindje se te gjithe aparatet kompjuterike jan gabim ku pacienteve i sjellin panike dhe demoralizim ku sipas mendimit tim nga depresioni ligeshtohesh dhe te bjen imuniteti.
jam duke perdorur predizon per 6 dite , qka me propozoni eshte i mire ky ilaq dhe se nuk do te kem probleme serioze nga kjo mungese e trombociteve?
ju lutem me ktheni diqka
avatar
anonim 19/04/2012 17:04:16
po per talasemiket minore kush jane parametrat
Total: 4 | Treguar: 1 - 4

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

3.20
Presheva Web Portal