Ibuprofen shkakton aritmi?
Konsumimi përdit i barërave për zvoglimin e dhimbjeve duke përfshirë edhe ibuprofenin mund të rrisin edhe crregullimet e zemrës deri 40%, paralajmërojnë shkenctarët.
Hulumtimet e publikuara nga shkenctarët danez tregojnë se këto barëra shkaktojnë aritmi të zemrës.
Sipas tyre, njerëzit që kanë filluar të përdorin barëra antiinflamator josteroid në të cilin bëjnë pjesë ibuprofen dhe aspirina, është zbuluar se këta persona kanë 40% shans të kenë aritmi të zemrës.
Profesori Henrik Toft Sertensen, i cili ka udhëhequr këto studime, ka thënë se pacientat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës nuk duhet të ndalen ti marrin këto barëra, mirëpo duhet të flasin me mjekun e tyre për problemet potenciale.
"Rreziku i plotë ende është i vogël" ka thën Sertensen. /presheva.com/



Publikoni komentin tuaj