Ballina | Shëndetësi | Stomatologjia | Higjiena ndaj gojës

Higjiena ndaj gojës

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Higjiena ndaj gojës

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë e cila duket dhe e cila nuhat shëndetshëm. Të mbash një higjienë të mirë orale është një prej gjërave më të rëndësishme që mund t’i bëni për dhëmbët dhe gingivat e juaja. Kjo do të thotë: Dhëmbët tuaj janë të pastër dhe pa copëza ushqimi, Gingivat janë ngjyrë karafili dhe nuk dhëmbin ose gjakosin kur ju i pastroni me brushë ose me pe për pastrim të dhëmbëve, Era e keqe nuk është ndonjë problem konstant. Nëse gingiva juaj (mishi rreth dhëmbëve) dhemb ose gjakon përderisa ju i pastroni dhëmbët me brushë ose me pe për dhëmbë, por edhe nëse keni një erë të rëndë të vazhdueshme në gojë, vizitoni dentistin tuaj. Dhëmbët e shëndetshëm jo vetëm ju mundësojnë të dukeni dhe ndjeheni mirë, ata ju mundësojnë të hani dhe flisni ashtu si duhet. Një shëndet i mirë oral është i shëndetshëm edhe për mirëqenien tuaj të përgjithshme.

Kujdesi i përditshëm preventiv, që përfshin pastrimin e nevojshëm me brushë dhe penj, do të ju ndihmojë t’i ndërpritni problemet para se ata të zhvillohen dhe është më pak e vështirë, më pak e shtrenjtë dhe më pak shqetësuese se sa mjekimi i gjendjeve pasi ata të lejohen të përkeqësohen në gojën tuaj. /Festim Kamberi - presheva.com/

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (1 Publikuar)

avatar
pode 17/01/2011 16:13:20
hani kamomile ju ndihmojn... ktu ska komente se ska politika vend, '' interesant ne ket drejtim kejt ne rregull ikemi punet ose e dim smun dikush me na kallzu '' me thon dhomt e njones parti jon ma te mir sndalen komentet tu ja kesh kta te tjetres parti
Total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

3.60
Presheva Web Portal