Trend i ri: Tatuazh në dhëmbë
12/09/2011 04:35:00
Hiti më i ri në Japoni është tatuazhi në dhëmbë. Ky zbukurim është zbuluar në Japoni për herë të parë, mirëpo tani mund të shihet edhe në Amerikë.
Mjeshtri i tatuazhit Steven Hauard ka filluar të vizatojë në dhëmbët prej porcelani në punëtorinë e tij. Ai deri tani ka bë tatuazh në 500 dhëmbë. Fotografitë që vendosen në dhëmbë variojnë nga dëshira e klientit, nga Elvis Presley e deri tek Tweet.
Kur fotografia përfundon, ajo vendoset në urë porceloani dhe pastaj i vendoset në gojë. Përvec kësaj mënyre, egziston edhe mënyra e përkohshme ku tatuazhet vendosen me ngjitje, e cila pastaj me llampë speciale ngjitet.
Tatuazhi i tillë qëndron disa ditë, mirëpo mund të largohet lehtë sipas dëshirës. /www.dodadent.net/



Publikoni komentin tuaj