Çamçakëzët pa sheqer dëmtojnë smaltin e dhëmbëve
Ksitoli dhe sorbitoli në çamçakëzët pa sheqer zvogëlojnë sasinë e baktereve në gojë dhe ulin rrezikun nga kariesi, por njëkohësisht shtojnë thartësirën dhe dëmtojnë smaltin e dhëmbëve.
Çamçakëzët pa sheqer shkaktojnë dëmtimin e shtresës së epërme të dhëmbit, ka bërë të ditur një studim i Universitetit në Boston, Helsinki dhe Nevada.
Përbërësit kryesor të gumës për përtypje janë ksitolid dhe sorbitoli, të cilat shërbejnë për zvogëlimin e numrit të baktereve në gojë, por njëkohësisht edhe shtojnë thartësirën, e cila dëmton smaltin e dhëmbëve, thonë shkencëtarët.
Për këtë arsye ata nuk e konsiderojnë të sigurt zëvendësimin e çamçakëzëve që përmbajnë sheqer dhe të shkaktojnë diabetin, sqarojnë ekspertët.
Përveç kësaj, çamçakëzët pa sheqer nuk janë pa kalori. Shpesh përmenden dobitë nga prodhimet që nuk përmbajnë sheqer, por ato përmbajnë edhe rrezik të fshehtë.
Nuk duhet marrë më shumë se një çamçakëz në ditë, transmetojnë mediat britanike./kp/



Publikoni komentin tuaj