Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
DY VRASĖSIT E NGADALSHĖM
(DUHANI DHE ALKOOLI
 
 
 

Kudo qė tė shkojmė , kudo qė tė jemi duhani ėshtė bėrė prezent, permanent dhe i pranishėm nė shoqėrinė tonė, njė shok i keq , i bezdisshėm, por mbi tė gjitha i rrezikshėm. Jo rrallė ndodh me ato qė shkojnė nė punė, ta fillojnė ditėn me kafe, cigare dhe njė teke apo dopio pijesh alkoolike .
Njerėz tė punsuar, apo jo, tė vjetėr ose tė rinj mbushin lokalet ndėrkohė qė duhani ėshtė shoqėruesi i pėrhershėm, dhe nė tė shumtėn e reasteve edhe alkooli, ku pija e preferuar ėshtė sipas thellėsisė sė xhepit, si: raki, konjak, kampari ose uiski. Dhe ē`ėshtė mė e keqja deri dje, kėto dy vese ishin pėrgjithėsisht pronė e meshkujve,por qė pas viteve tė `90, pėrdorimi i alkoolit dhe duhanit nga femrat filloi tė rritej nė mėnyrė tė frikėshme,
sa sot nė vendin tonė, ashtu edhe nė botė statistikat flasin pėr njė barazim tė pėrdorimit midis dy gjinive .
Po t`i pyesėsh njerėzit pėr dėmet qė sjellin kėto dy vese (pirja e duhanit dhe alkoolit ) nė pėrgjithėsi ato tė pėrgjigjen, se i dinė dėmet, por prapė
vazhojnė tė pijnė duhan edhe alkool.

                                       Duhani dhe dėmet

Duhani gjatė djegjes ēliron 4 mijė lėndė, qė nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si pėrgjegjės kryesor pėr vrasėsin nga duhani dhe dėmtimet e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me pėrbėrje benzopireni, kobalti radioaktiv, qė janė ndėr shkaktarėt e kancerit tė mushkrive. Nė qoftė se do tė bėjmė njė listė tė dėmeve qė shkaktohen drejtpėrdrejt nga duhani, ato qė influencohen apo rėndohen prej tij, ajo do
tė jetė tepėr e gjatė, por le tė pėrqėndrohemi mbi dėmet kryesore. Duhani ėshtė pėrgjegjės pėr tė ashtuquajturėn “epidemi” tė kancerit tė mushkrive, sidomos nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX-tė, duke ēuar kėtė kancer nė numrin njė tė vdekshmėrisė sė kancerit te meshkujt. Te femrat kanceri i mushkrive nuk ka rol parėsor nė vdekshmėrinė, por rreziku prej tij, ėshtė rritur ēdo 10-vjeēar me rritjen e pėrdorimit tė tij prej femrave. Ėshtė
vėrtetuar se pėr ēdo 20 cigare rreziku 15-fishohet. Kryesisht te pirėsit e duhanit, mosha kur ky shfaq simptonat e kancerit ėshtė rreth 50-60 vjeēe dhe
prej saj njeriu mund tė pėrfundojė edhe nė njė ndėrhyrje tė mundshme kirurgjike. Por, siē e thamė edhe mė sipėr duhani shkakton njė listė tė gjatė dėmesh. I ashtuquajturi bronshik azmatik shpeshherė e ka pikėnisjen nga duhani. Personat, qė kur gdhihen nė mėngjes, puna e parė qė bėjnė fillojnė tė kolliten dhe nxjerrin nga goja gėlbazė nė sasira mesatare. Te personat qė nuk pijnė duhan mushkėritė me anė tė sistemit ciliar (qelizat me “qime”), vetėpastrohet gjatė gjithė ditės, gjė qė duhanpirėsit nuk munden ta bėjnė kur sistemi i tyre ciliar ka dalė jashtė funksionit dhe mushkritė nuk janė nė gjendje ta nxjerrin gėlbazėn. Janė kėta persona qė sėmuren mė shpesh nga infeksionet pulmonare.
Por, dėmet mė tė mėdha shkaktohen nė sistemin kardiovaskular tė gjakut.
Duhani mbahet si njė nga faktorėt kryesorė nė dėmet Arteriosklerotike tė vazove (ngushtimi i enėve tė gjakut) qė nė vetvete shkakton sėmundje iskemike tė zemrės, infraktin e zemrės dėmtimin e sistemit nervor, si dhe tė shumė organeve tė tjera. Ėshtė vėrtetuar se sėmundjet iskemike janė tė pranishme 3.4 pėr mijė, tek ata qė nuk pijnė duhan dhe 7.4 mijė tek ata qė pijnė duhan. Tek ata qė pijnė 20 cigare ky rrezik trefishohet. Konsumimi i tepėrt i duhanit shton rrezikun pėr vdekje tė papritur. Monooksidi i duhanit, njė nga pėrbėrėsit e tymit, pakėson oksigjenin nė gjak, ndėrkohė qė nikotina njė nga pėrbėrėsit e duhanit shton punėn e zemrės dhe tė dyja shpėtojnė formimin e trombit (mpiksje gjaku) qė ngushton dhe bllokon anėt e gjoksit. Ata qė janė konsumatorė tė duhanit, referojnė qė e kanė tė pamundur pėr ta lėnė atė. Kjo ėshtė pjesėrisht e vėrtetė. Nikotina njė nga pėrbėrėsit e duhanit zėvendėson Acetin-Klinėn, njė pėrbėrės qė ka rolin pėrcjellės tė
impulsit nervor nė sinops (pjesė e sistemit nervor qendror dhe atij periferik). Organizmit, pas lėnjes sė duhanit i duhet njė periudhė prej 40 ditėsh qė tė prodhojė sasinė e duhur tė Acetil-Kolinės. Gjatė kėsaj kohe ish-duhanpirėsve i ėshtė stresuar, nevrikosen edhe nga zhurma mė e vogėl, kanė pėrgjumėsi etj. Por, tė gjitha kėto vėshtirėsi kalohen me pak vullnet dhe kėmbėngulje .
Pirja e duhanit i shkakton dėme edhe aparatit tretės. Kėshtu duhani jep rrezik tė lartė pėr karcinomėn e ezofagut. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit ky rrezik shkon 150/1nė raport me popullsinė jo-duhanpirėse. Duhani, duke kontribuar nė vazokonstruksionin (ngushtimin) e enėve tė gjakut tė stomakut rrit pėrqindjen pėr ulēeranin e stomakut, ndėrkohė qė rritet 2,7 herė rreziku pėr kancer-stomakun.

                                       Alkooli dhe dėmet

Pėrveē duhanit njė ves tjetėr i dėmshėm ėshtė edhe alkooli. Edhe ky ves ėshtė shkaktar i njė vargu tė gjerė sėmundjesh duke filluar qė nga aparati tretės, mėlēia, pankreasi e deri nė dėmtime tė pakthyeshme tė sistemit nervor qendror. Nė mėlēi alkooli i konsumuar shkakton dėmtime tė qelizave hapatike, dėmtim qė progreson nė kohė dhe qė varet nga doza e konsumuar pėr ditė dhe nga veēoritė fiziologjike tė individit. Kėshtu ėshtė vėrtetuar se sasia e rrezikshme alkoolit ėshtė ajo prej 20-40 gr. alkooli etilik alkooli qė pėrmban pije dehėse), ndėrsa pėrdorimi 100-150 gr. alkool nė ditė, ēon brenda njė periudhe 10-vjeēare nė cerozė.
Nga ana tjetėr ėshtė vėrtetuar edhe shkencėrisht se pėr shkak tė fiziologjisė femrat dėmtohen shumė mė shpejt se meshkujt pėr tė njėjtėn sasi alkooli tė konsumuar. Njerėzit qė pijnė prej vitesh alkool, qė nuk ndjejnė as gjė papritur njė ditė gjenden para njė fakti tė hidhur, mėlēia e tyre ka marrė fund, ėshtė kthyer nė njė mėlēi cerotike, ose kanė shqetėsime tė lehta qė nuk ja vėnė veshin, por bukur mirė ata bėjnė puthjen e parė me vdekjen.
Edhe pankreasi pėson dėmtime nga alkooli. Pėrdorimi i zgjatur i alkoolit e dėmton nė mėnyrė kronike pankreasin deri nė atė shkallė sa ai nuk arrin tė sekretojė sasinė e duhur tė enzimeve pėr tė kryer tė plotė procesin e tretjes sė ushqimeve. Ėshtė vėrtetuar se konsumimi i 20-50 gr. alkool etilik (rreth 100 ml raki) nė ditė predispozon pėr dėmtime, ndėrsa pirja e 100 gr alkool etilik ose mbi dopio raki (200ml) apo 2 litra birrė pėr njė periudhė 6-12 vjet jep nė mėnyrė tė sigurt dėmtime tė pankreasit. Konsumimi pėr njė kohė tė shkurtėr i njė sasie tė madhe pijesh alkoolike rrezikon pėr pankretit akut qė mund tė ēojė deri nė rrezikimin e jetės sė personit nė fjalė. Alkooli shkakton gjithashtu gjendjen e tė dehurit, nė tė cilėn sistemin nervor qendror nuk arrin tė kontrollojė veprimet e vullnetshme, apo tė pavullnetshme tė personit nė fjalė. Por, dėmi mė i madh vjen nga pėrdorimi afatgjatė. Ėshtė vėrtetuar se pėr ēdo 1 litėr alkool, vdesin 1.000-2.000 qeliza, tė parikthyeshme tė trurit. Kėshtu qė pėrdoruesit kronikė tė alkoolit, me kohė e ēojnė personin drejt demencės (shizofreni, marrėzi), degjenerimit mendor (matufjepjes) etj. Pra, alkooli dėmton pa pėrjashtim tė gjitha organet e trurit, po ashtu si edhe duhani.

                               Lufta kunder kėtyre veseve

Sot, bota aplikon lloj-lloj strategjish pėr tė luftuar pėrdorimin e duhanit dhe alkoolit. Shpenzojnė sasi tė mėdha parash pėr reklama kundra tyre, nxjerr ligje pėr mospėrdorimin e duhanit nė vende publike, apo pėr mos pėrdorimin e alkoolit pėrpara moshės 21-vjeē, krijon tė ashtuquajturat Ditė
Botrore kundra duhanit, siē ėshtė ajo e 31 majit, apo organizimi i kurseve kundra alkoolit etj. Por, ē`ndodh nė tė vėrtetė? Sa mė shumė shpenzohen para nėpėr reklama kundra duhanit, aq mė shumė rritet pėrdorimi i tij. Duhani dhe alkooli nuk janė tė dėmshėm pėr shėndetin e pėrdoruesve, por edhe pėr xhepin e tyre. E sa shpenzohen para nė duhan e alkool? Gjithashtu, duhanpirėsit i bėjnė dėm edhe personave qė gjenden rreth tyre. Bashkshortja e njė duhanpirėsi ėshtė 30% mė e rrezikuar pėr kancer se ajo, e vetė njė duhanpirėsi etj. Ndėrsa, femrat janė mė tė predispozuara qė t`u dėmtohen kordat zanore nga pėrdorimi i duhanit dhe i alkoolit, thėnė shkurt iu trashet zėri. Kohėve tė fundit ėshtė lansuar edhe bari amerikan kundėr duhanit. Sipas hulumtimeve, me ndihmėn e kėtij preparati gjysma e duhanxhinjėve do tė kenė sukses nė ndėrprerjen e duhanit, ndėrsa njė e treta e tyre nuk do ti kthehen brenda njė viti. Kuptohet se, duhet pasur parasysh se ai ėshtė vetėm barė, por jo ēudi. Pėr lėnien e kėtyre dy veseve (duhanit dhe alkoolit) do t`iu ndihmojė vetėm ajo nėse jeni absolutisht tė sigurtė se kėto dy vese, do t`i takojnė sė kaluarės.

                        

Ragmi Mustafi

 

 

 

 

 
   
 
 

© 1997-2003 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.