|
Shėndeti
Thatėsia e syrit
Nė tė
folurit e pėrditshėm shprehja syri i thatė i dedikohet njė
sėmundjeje, e cila manifestohet me pakėsimin e sasisė ose pėrbėrjen
e lotėve. Si pasojė e kėtyre ndryshimeve, syri nuk laget mjaftueshėm.
Nė mjekėsi kjo njihet si Sicca-Syndrom.
Loti prodhohet nė gjėndrėn lotuese, derdhet nė mollėzėn e syrit dhe
me lėvizjen e rregullt tė kapakėve tė syrit, shpėrndahet nė tė
gjitha anėt duke mbajtur kėshtu syrin gjithnjė tė njomė.
Shkaktarėt kryesorė tė Sicca-Syndrom janė tė shumtė. Prodhimi i
lotit nė sasi tė vogėl, ndryshimi nė pėrbėrjen e tij dhe lėvizjet e
dobėsuara tė kapakėve tė syrit njihen si mė kryesorėt.
Kontraceptivėt dhe antidepresivėt e ndryshėm, ndėrrimet hormonale,
sėmundjet e gjėndrės tiroide, infeksionet virale, mungesa e
Vitaminės A, Rheuma dhe Diabeti mund tė shpiejnė poashtu nė tharjen
e syrit.
Mė tė prekur nga kjo sėmundje janė tė moshuarit dhe femrat. Sikurse
mosha poashtu dhe faktorėt klimatik, kondicionerėt e ajrit,
kemikalet dhe tymi duhanit ndikojnė nė zvogėlimin e sasisė sė lėngut
tė syrit.
Nė SHBA tashmė ekziston Office Eye Syndrome, nga e cila tė rrezikuar
janė ata qė kalojnė orė tė tėra para monitorit dhe si pasojė e
koncentrimit dhe shikimit tė pandėrprerė nė monitor, lėvizja e
kapakėve tė syrit bėhet mė e rrallė, duke tharė kėshtu sipėrfaqen e
syrit.
Simptomet tipike janė tė djegurit dhe kruarja e syve, dhembja dhe
ndjenja e pluhurit nė sy si dhe ndjeshmėria e rritur ndaj dritės.
Nėse nuk mjekohet me kohė, atėherė mund tė vie deri te ērregullimet
afatgjatė tė korneas, duke pasur si pasojė dobėsimin e tė pamurit.
Nė vijim disa kėshilla pėr ata, qė tashmė vuajnė nga kjo sėmundje:
- merrni rregullisht pika pėr sy,
- keni parasysh lagėshtinė e ajrit nė vendin e punės ose nė dhomė,
- bėni shėtitje nė ajėr tė pastėr,
- largohuni nga pirja e duhanit dhe rrymimi i ajrit, e veēanėrisht
keni kujdes nga ventilatori nė automjet,
- gjatė punės me kompjuter bėni pauze tė shkurtėra dhe lėvizni
kapakėt e syve mė shpesh,
- kujdes duhet pasur gjatė larjes sė syve, e posaēėrisht nė vėnien e
makijazhit.
senad bajrami |
|